Dallgët u përplasën mbi trupin e varkës ndërsa stuhia dukej sikur do ta përmbyste. Uji i lagu dishepujt. Dhe dridheshin nga frika po ashtu siç trupat e tyre dridheshin nga i ftohti. Ata ishin të tmerruar.

Por Jezusi, në mes të stuhisë, po flinte i qetë. Dishepujt e zgjuan Atë sepse kishin shumë frikë. Por Jezusi i qortoi dishepujt e Tij: “Pse keni frikë o njerëz besimpak?” (Mateu 8:26); pastaj e qetësoi stuhinë me një fjalë.

Jezusi, Princi i Paqes, është autori i shalomit—paqja e plotë, e përsosur. Kur Ai jetoi në tokë, jetoi në shalom, pavarësisht se sa shumë frikë rrotullohej rreth Tij. Ai na ofron të njëjtën paqe në mes të stuhive tona. Edhe pse oqeanet e jetës mund të ngrihen dhe të gjëmojnë, Princi i Paqes na mban të qetë në mes të furtunës.

Si e përjetojmë ne këtë lloj paqeje të pakushtëzuar? Mund ta përjetojmë paqen e Perëndisë vetëm kur besojmë të Vërtetën e Tij. Princi i Paqes, i cili banon në ne nëpërmjet Frymës së Tij, mund të na ndihmojë të prehemi në të Vërtetën e Tij me anë të besimit nëse e kërkojmë prej Tij.

Kur era dhe dallgët tërbohen, a do t’i besoni Princit të Paqes?

Lutje: Princ i Paqes, kur stuhitë e jetës po afrohen rreth meje, më mëso si të prehem në Ty. Në emër të Jezusit, lute. Amen.

“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” (Gjoni 14:27).

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Michael Youssef

është themeluesi dhe presidenti i ‘Leading The Way with Dr. Michael Youssef’, një shërbesë mbarë botërore që drejton ata që jetojnë në errësirë shpirtërore të zbulojnë dritën e Krishtit përmes medias dhe shërbesës në terren. Programet e tij të përjavshme televizive dhe programet e përditshme radiofonike transmetohen më shumë se 4000 herë në javë në 24 gjuhë në më shumë se 190 shtete. Ai është themeluesi i kishës së apostujve në Atlanta, Giorgia.

Dr. Youssef lindi në Egjipt, jetoi në Liban dhe Australi përpara se të vendosej në SHBA, në vitin 1984. Ai është autori i 30 librave, përfshirë dhe më të fundit, Zot më thuaj se çfarë të bëj. Ai dhe bashkëshortja e tij banojnë në Atlanta dhe kanë katër fëmijë të rritur.


Free!

REGJISTROHUNI