Kur gjërat duhet të shkonin mirë

Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim. – Filipianëve 1:21

Ai ishte rreth të 40-ave; ajo ishte pak më e re. Kishin 17 vjetë të martuar, ai ishte llogaritar, dhe ajo ishte shumë e zënë duke u marrë me punë në kishë dhe shoqëri. Ata kishin një familje pothuajse të përsosur: tre fëmijë normalë, një shtëpi të bukur, dhe një shtëpi në plazh ku ata kalonin zakonisht fundjavat. Më në fund ata kishin arritur në një pikë në jetë ku nuk ishin të shqetësuar për paratë. Edhe pse kishin kaq shumë, ata ishin shumë pak të lumtur në të vërtetë.  

“Kur erdhi koha që kishim mundësi të shijonim jetën, ne ishim të trishtuar,” shpjegoi gruaja. Dhe si ndjehej burri? Ai ishte i inatosur, shumë i inatosur. Ai ishte i inatosur me atë, me miqtë, me familjen e tij. I inatosur edhe me Zotin gjithashtu. Por ai nuk e dinte se pse ishte i inatosur; ai thjesht e dinte se ishte i inatosur, dhe në kohën kur ata duhet të shijonin frytin e shumë viteve punë, ajo që kishin punuar për momentin dukej se ishte e parëndësishme.

Çifti që kam përshkruar, është një shembull i shumë njerëzve që kanë shumë aq shumë, por që në fakt kanë shumë pak. Çfarë ka që nuk shkon me familjet tona, me njëri tjetrin, me veten tonë? A duhet të fajësojmë njëri-tjetrin që jemi të mërzitur dhe të paplotësuar? A mund të themi se pritshmëritë tona në martesë nuk janë realistike? Kemi parë shumë telenovela? A duhet të themi se shoqëria pret shumë nga ne, apo ne presim shumë nga ajo? Apo duhet të fajësojmë Perëndinë, duke menduar se pasi kemi punuar aq shumë, Ai na detyrohet më shumë lumturi nga sa kemi?

Besojeni ose jo, disa njerëz do të zgjidhnin një ose më shumë nga gjërat që thamë më sipër, por të kuptuarit e arsyes së pakënaqësisë nuk e zgjidh problemin.

Merrini parasysh udhëzimet e mëposhtme, para se të jetë tepër vonë.

Udhëzimi 1: Kapuni pas dorës së Perëndisë dhe filloni të ecni me Të. Shumë prej problemeve tona ekzistojnë sepse ne nuk e përfshijmë Atin tonë qiellor në zemrat dhe shtëpitë tona. Kur gjërat fillojnë të shkojnë keq, ne shpesh fillojmë të fajësojmë Zotin, kur në fakt ne e kemi braktisur Atë shumë kohë më parë. Të fajësojmë Atë nuk është një mundësi; të gjejmë Atë është.

Udhëzimi 2: Filloni të komunikoni në mënyrë të maturuar. Sa më shumë prisni për të mësuar, më e vështirë bëhet, por komunikimi është një aftësi që mund të mësohet pavarësisht se sa kohë keni të martuar. Gjëja që i tremb më shumë burrat në martesë, është ajo për të cilën gratë kanë më shumë nevojë, dhe kjo është aftësia për të ndarë jetët tona në një nivel më intim.

Udhëzimi 3: Gjeni kohë për gjërat që vërtetë kanë rëndësi në jetë. Përdorimi i kohës është prioriteti numër 1 i familjeve në ditët e sotme, dhe është për të ardhur keq që shumë çifte presin për të marrë kohë për njëri tjetri dhe fëmijët derisa është tepër vonë sepse ata janë larguar nga foleja ëse janë shpërngulur.

Udhëzimi 4: Vendosni prioritet. Ne i kushtojmë më shumë rëndësi të pasurit të gjërave se sat ë punojmë me marrëdhëniet të cilat na sjellin lumturi. Për çfarë duhen një shtëpi e madhe, një makinë e shtrenjtë, dhe një apartament në plazh kur nuk ke askënd me të cilin t’i ndash?

Udhëzimi 5: Bëjeni tani. Çfarë për shembull? Për shembull dërgojini lule. Shkruajini një letër. Merrni pushime. Të mësosh rëndësinë e të sotmes është një nga sekretet e gëzimit dhe lumturisë. Po, bëjeni sot.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr. Harold J. Sala

Folësi, autori dhe mësuesi i Biblës Dr. Sala, ka themeluar Guidelines në vitin 1963. Programi i tij i përditshëm Koment për jetën, dëgjohet në mbarë botën në gjuhë të ndryshme. Sala është autori i 60 librave në 19 gjuhë të ndryshme. Ai flet dhe mëson shpesh në konferenca dhe seminare në kishat në mbarë botën.


Free!

REGJISTROHUNI