Kudo që të shkosh, do të të shoh së shpejti

Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë.- 1 e Thesalonikasve 4: 13

Kur ishte i vogël, djali tim nuk i pëlqenin shumë lamtumirat.  Nuk donte asgjë më shumë se të ishte i rrethuar nga një familje e madhe dhe qante me të madhe kur gjyshja dhe gjyshi, ose kushërinjtë largoheshin me makinë, pas një vizite.

Sa më shumë të rritemi, aq më shumë jeta jonë mbushet me lamtumira dhe humbje. Më gëzon gjithnjë e më shumë fakti që të thuash lamtumirë nuk është veçse një “shihemi më vonë”, mes ndjekësve të Jezusit. Sepse, siç shpjegohet tek 1 e Thesalonikasve, ne pikëllohemi për humbjen e atyre që duam, por «jo si njerëzit që nuk kanë shpresë». Është ashtu siç u tha Jezusi dishepujve të tij para vdekjes së tij: “Pas pak nuk do të më shihni më,” dhe: “e përsëri një kohë e shkurtër e do të më shihni”. (Gjoni 16:17)

Tani Jezusi e dinte se “pak” është një koncept i vështirë për ne që ta kuptojmë si qënie njerëzore. Ajo pak kohë duket shumë e gjatë. “Kështu edhe ju tani jeni në dhembje,…..u tha Jezusi,…. por unë do t’ju shoh përsëri dhe zemra juaj do të gëzohet, dhe askush nuk do t’ua heqë gëzimin tuaj.” (Gjoni 16:22). Një ditë, Isaia 8 thotë, nuk do të ketë më vdekje dhe “Zoti Perëndi do t’i thajë lotët nga çdo fytyrë”. (Isaia 25:8)

Më pëlqen ndjenja e bukur që përdor miku im Dick për të shprehur shpresën që besimtarët ndajnë së bashku. Ai thotë: “Kudo që të shkosh, do të të shoh së shpejti.” Qoftë i ndarë në jetë apo me vdekje, ky është ngushëllimi i çmuar i disponueshëm për çdo ndjekës të Jezu Krishtit.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI