Ku ndodhet  Mbretëria e Qiellit?

Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!“-Mateu 4 :17

Jezusi foli shpesh për “Mbretërinë e Qiellit” ndërsa ishte ende në Tokë, duke thënë se ishte këtu, pikërisht tani (Mateu 4:17). Pra, a është Mbretëria e Perëndisë e tashme apo e ardhme? Përgjigja është…po! Mësimet e Jezusit për Mbretërinë e Perëndisë zbulojnë se ajo është një mister. Mbretëria do të vinte në dy faza: së pari me ardhjen e Jezusit në tokë për t’u marrë me mëkatin dhe më pas me Jezusin që do të kthehet mbi re  me lavdi dhe fuqi të madhe.

Mund  të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë këtu  dhe tani duke u rilindur me anë të Frymës së Perëndisë dhe  duke i dorëzuar zemrat tona që të ndryshohen (Gjoni 3:3, Romakëve 14:17). Të jetosh në Mbretërinë e Perëndisë do të thotë të zbatosh qëllimet e Perëndisë në Tokë.

Jezusi u tha dishepujve të Tij: Shkoni dhe predikoni duke thënë: “Mbretëria e qiejve u afrua”Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni. (Mateu 10:7-8). Në të njëjtën mënyrë, ne duhet të bëjmë vullnetin e Atit (Mateu 7:21). Jezusi e shpjegoi Mbretërinë e Qiellit duke thënë se është si majaja që një grua përdor për  të zënë brumë me tri masa mielli, duke e bërë të gjithë brumin të ngrihet (Mateu 13:33). Është e orientuar në veprim.

Prania e Mbretërisë së Qiellit do të thotë që pasuesit e Jezusit bëjnë vullnetin e Atit gjatë jetës së tyre në Tokë. Dhe derisa të vijë Mbretëria e ardhshme, e tashmja dhe të jetuarit në mbretëri është një veprim: le të shkojmë në mbarë botën dhe të bëjmë dishepuj, të shërojmë të sëmurët, të lirojmë të burgosurit, të ushqejmë të uriturit, të dëbojmë çdo lloj demoni  dhe të vizitojmë të vetmuarit.- (Zbulesa 11:15)

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Bonnie Sala

Bonnie Sala është presidente e shërbesës Guidelines. Ajo është autore e meditimeve Fillo nga e Para, meditime të cilat frymëzohen nga mëngjeset e saj të hershme kur kalon kohën personale me Jezusin dhe Fjalën e Tij. Ky program transmetohet në radiot në Amerikë por edhe në Filipine, Singapor dhe Afrikë. Ajo është një folëse ndërkombtare në konferenca të ndryshme.


Free!

REGJISTROHUNI