Fëmijët përfaqësojnë atë çka e ardhmja do të jetë. Ne duhet të kujdesemi për ta. Për mënyrën sesi i rrisim, për atë çfarë u mësojmë, si i drejtojmë. Fëmijët varen nga ne. Është në varësi të asaj çfarë bëjmë nëse u ndërtojmë një botë më të mirë apo prishim dhe atë pak mirësi që ka mbetur sot në botë. Fëmijët sot vuajnë nga një krizë e theksuar imagjinate. Le të citojmë një autor që ka shkruar libra për ta. Ai është Mark Twain dhe thotë : “Është e kotë të varesh vetëm nga të parit , kur imagjinata është larg teje”.
Pra vetëm të parit, pa menduar apo imagjinuar nuk na shërben shumë për të zhvilluar dimensionin tonë të brendshëm. Le të prezantohemi me problematikën e ngritur nga edukatorja dhe autorja Gloria DeGaetano , e cila ndan një eksperiencë që ajo ka pasur me nxënësit e klasave të dyta, ku ajo punon.
Mësuesja në ditën e parë që nisi punën e saj, nisi t’u lexonte fëmijëve një histori. Një djalë me emrin Toni, filloi që të lëvizte në mënyrë nervoze. Me sytë nga tavani, ai e pyeti mësuesen se çfarë duhet të bënte ndërkohë që ajo lexonte. Mësuesja u përgjigj “ Thjesht dëgjo historinë”.
Ai e pa atë më habi. Ishte thuajse e pamundur ta përfshije Tonin në dëgjimin e historisë. Në fund, mësuesja i kërkoi atij që të fokusohej tek imagjinata e tij, tek ato figura që shfaqeshin në mendjen e tij teksa ajo lexonte. Por ai tundi kokën shumë i mërzitur. Ai nuk mund të shihte asgjë.
DeGaetano tregon se histori të ngjashme ajo dëgjon thuajse përditë nga mësuese që punojnë në të gjithë vendin. Edhe pse për ne duket shumë e zakonshme që të imagjinosh imazhe ndërsa lexon apo dëgjon një histori , trurit për ta realizuar këtë i nevojitet aftësia për të imagjinuar. Sot, fëmijët janë tejmbushur me imazhe të prodhuara që mbushin mendjen e tyre dhe të cilat e bëjnë të pamundur që ata të krijojnë vetë imazhet e tyre të personalizuara.
Për çdo ditë fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj një sërë imazhesh nga televizioni, billboard-et, dhe internetit. Një fëmijë ekspozohet mesatarisht me mbi 1000 imazhe në ditë. Këto imazhe janë vetëm ushqim i keq dhe mbeturina për trurin dhe dëmtojnë seriozisht aftësinë tonë për të imagjinuar, për të menduar simbolikisht dhe për të krijuar.
DeGaetano në librin e saj “ Si të jesh prind i mirë në një epokë mediatike”, citon disa kërkime që janë bërë mbi trurin e njeriut dhe shpjegon : Imazhet tona mendore krijojnë një thurje të mendimit dhe ndjesive bashkë. Kjo na aftëson ne për të ndërthurur dijen me eksperiencën.
Imazhet që ne vetë krijojmë na ndihmojmë që të kuptojmë veten dhe botën tonë, na ndihmon të projektojmë të ardhmen, planet tona, të vendosim qëllime, dhe të ecim përpara me një ide se mund ta ndikojmë jetën tonë. Fëmijët dhe adoleshentët që kanë imagjinatë të fortë janë më të suksesshëm në shkollë dhe manipulohen më pak nga reklamat e mass-medias.
Fjalët e urta 29:18 thonë “ Pa një vizion njerëzit shkatërrohen.”
Pa një vizion, fëmijët nuk mund ta imagjinojnë dot të ardhmen e tyre, nuk mund të krijojnë një ide për atë çfarë duan të bëhen, gjë e cila është thelbësore për një rritje të shëndetshme. A mbani mend të gjitha identitetet që kemi provuar kur kemi qenë fëmijë? Dikush ka dashur të bëhet zjarrfikës, një tjetër balerin, doktor apo astronaut. Shumë shpesh ne tentojmë që të bëhemi ata që kemi dashur, kur kemi qenë të vegjël.
Pa një vizion ne nuk mund të arrijmë potencialin tonë personal dhe as të kemi progres në shoqërinë tonë. Robert Kennedy ka thënë “Pjesa më e madhe e njerëzve i shohin gjërat siç janë dhe pyesin “Përse? Unë ëndërroj për gjëra që nuk janë bërë asnjëherë dhe pyes “ përse jo?”
Për t’u rritur, për të krijuar mundësi të reja për veten dhe për botën, ne duhet të zhvillojmë vizionin tonë të brendshëm dhe atë të fëmijëve tanë.
Le të ndajmë së bashku disa këshilla se si mund ta bëjmë këtë
- Jepini vetes suaj çdo ditë një kohë të caktuar që ju mban larg nga media- kjo mund të jetë një kohë reflektimi, mund të jetë një shëtitje, mund të qëndroni në kopshtin e shtëpisë suaj, apo të shihni qiellin.
- Lexojini fëmijës suaj të paktën gjysmë ore çdo ditë. Diskutoni për librat dhe ide pas darkës.
- Luani një instrument muzikor dhe jepini fëmijës suaj leksione muzike.
- Tregoni histori- Mund të tregoni historitë tuaja apo ato të dikujt tjetër. Mësoni për jetët e njerëzve që ju pëlqejnë. Lejoni që shembujt e tyre t’ju udhëheqin juve dhe të dashurve tuaj drejt zbulimeve dhe sukseseve të reja.