Këtë javë, Radio 7 ju fton të qëndroni me ne, ndërsa kujtojmë ngjarjet e Pashkës.
Duke filluar nga dita e enjte kemi menduar t’ju përcjellim momente të vecanta për të rikujtuar sakrificën e Jezusit në kryq, vdekjen dhe ringjalljen e tij. Ne do të fillojmë duke reflektuar mbi ndëshkimin që Perëndia mori në vendin tonë, rrugën e dhimbjeve që ai duroi e për të festuar më pas së bashku sepse Ai sot është i gjallë.

Në mbyllje të serisë së programeve ‘Pse kryqi’ me Dr. Michael Youssef në orën 14:30 & 21:00. Do të dëgjoni mesazhet për ringjalljen. Nuk mund të ketë Krishtërim të vërtetë pa ringjalljen fizike të Zotit Jezus Krisht. Nëse ka ndonjë fjalë që përmbledh gjithë besimin e Krishterë, ajo është ringjallja.

Mirja
Përgjatë ditës do t’ju shoqërojnë pasazhet nga Bibla, që lidhen me ngjarjet e Pashkës, leximi i Biblës do të vijë tek ju nga Saimir Braho. Gjithashtu kemi përgatitur mesazhe lidhur me Pashkën dhe muzikë të zgjedhur enkas përgjatë gjithë ditës.
Ringjallja është thelbi i Lajmit të Mirë; prandaj, gëzohemi, sepse Zoti është ringjallur.
Festoni dhe ju ringjalljen me miqtë tuaj në Radio 7 sepse Krishti është Pashka jonë!
