Lajmi Fundit
prev next

Kosova vendosi të shtrëngojë masat për të parandaluar përhapjen e Covid 19. Nesër hyn në fuqi kufizimi i qarkullimit nga ora 22.00 deri në orën 5 të mëngjesit. U vendos që institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar të zhvillojnë mësimin në distancë nga data 12 deri më 18 prill dhe universitetet nga data 6 deri më 18 prill. Ndalohet gjithashtu veprimtaria e Qendrave Tregtare ku përjashtohen marketet dhe ushqimoret. Pezullohet aktiviteti për shërbimet e gastronomisë deri më 18 prill. Lejohet shërbimi merr me vete dhe dërgesë me porosi. Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë dhe nuk kanë testin e PCR, do të vetizolohen për 7 ditë.

Maqedonia, masa të reja shtrënguese kundër Covid
BE, apel Shqipërisë për zgjedhje të qeta më 25 prill

Comments.

Currently there are no comments related to this article. You have a special honor to be the first commenter. Thanks!

Leave a Reply.

* Your email address will not be published.
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>