Kontrata e martesës

Prandaj, në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë ndërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është imja. –Eksodi  19:5

Kopshti i Edenit, siç thonë arkeologët , ishte i pozicionuar në luginën që gjendet pranë lumenjve Tigër-Eufrat. Bibla nuk na tregon  se ku ishte vendosur, por ka mundësi që Adami dhe Eva të të jenë riprodhuar dhe eventualisht të kenë ndërtuar atje komunitete dhe qytete.  Pas një farë kohe u zhvillua të shkruarit,  e tregtarët shkruanin të dhënat e transaksioneve të tyre të biznesit mbi copa balte. Pastaj kemi të dhëna,se  u zhvilluan kontratat dhe marrëveshjet midis individëve. Njerëzit shumë shpejt zbuluan se nëse diçka nuk regjistrohet publikisht e nuk ka dëshmitarë, harrohet në vetëm pak kohë dhe besojeni ose jo, ndër dokumentet e parë të shkruar kanë qenë edhe kpntratat martesore, të cilat nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me këto kontrata që përdorim sot.

Megjithatë, kontratat  ndaheshin në 2 kategori,sipas Dr. Meredith Klein ( Meredit Klein), autori I librit Kontratat e Mbretit të Madh. Grupi i parë i tyre ishin kontrata që bëheshin midis të barabartëve- le të themi, për shembull, 2 mbretërve- dhe grupi i dytë i kontratave bëheshin midis individëve që gëzonin status të ndryshëm social- le të themi midis një mbreti dhe një burri që punonte për  të, për të pluguar fushën apo fermën që ishte në zotërim nga mbreti. Kur Perëndia bëri besëlidhjen me njeriun, e njëjta formë e përgjithshme e marrëveshjes u zbatua, si ato që kishin të bënin me biznesin dhe me marrëdhëniet.

Kishte një seksion të njohur ndryshe si hyrja, në të cilin përmendeshin emrat e personave që po hynin në këtë marrëveshje.  Më pas vinte trupi i marrëveshjes, që ndiqej nga  përshkrimi i penalltive nëse kjo kontratë thyhej, e në fund fare vendoseshin firmat apo shenjat e atyre që kishin bërë marrëveshjen,  e cila shpesh certifikohej me gjak.  Në fakt, fjala hebreje e përdorur për kontratë, literalisht do të thotë “të presësh” diçka. Zakonisht  vritej një kafshë dhe ndërsa  të dy palët që përfshiheshin në kontratë  hanin së bashku, ata afirmonin kështu  premtimet e tyre, ndonjëherë duke e lidhur personin tjetër fort, sepse marrëveshja zbatohej mbi ta, mbi fëmijët e tyre dhe mbi fëmijët e fëmijëve të tyre.

Në ato kohë kur dy njerëz bënin një kontratë, kjo do të thoshte që ajo do të zgjaste gjithë jetën. Sa ndryshe ka qenë në atë kohë qëndrimi i nuseje që do të ecte në altar, ndërsa sot nusja kthehet nga shoqëruesja e saj dhe lehtësisht i thotë , “Epo, mendoj ta provoj një herë, nëse nuk funksionoi, mund të ndahem nga ai dhe të shoh për dikë tjetër.” Për shekuj të tërë, të paktën në botën Perëndimore, kur dy njerëz takoheshin në altar për t’u martuar, ata i premtoheshin njëri-tjetrit “derisa vdekja të na ndajë.” Kjo është  pjesë nga fjalimi tradicional i një martese që zhvillohej në kishë. Sot ka një lëvizje e cila kërkon të mbështesë kontratat martesore, duke ndihmuar çiftet të kuptojnë se lloji i martesës që mund të mbijetojë në një botë me premtime të thyera, me zemra të thyera dhe me marrëdhënie të thyera është ekskluzivisht ajo lloj martese që  nuk merr parasysh asgjë tjetër veç vullnetit për të qëndruar në martesë. Me fjalë të tjera, termi anulim martese, apo divorc nuk është pjesë e fjalorit ku mund të gjenden zgjidhjet e problemeve. Harroji lidhjet të cilat janë bazuar vetëm tek fuqia e të thënit, “për sa kohë që ne do të shkojmë dakord.” Një kontratë është ndryshe nga një marrëveshje e cila mund të mbarojë kur ti ndryshon mendjen tënde mbi diçka. Kontratat janë bërë për të zgjatur një jetë, ato zgjasin në kohë.

 E thënë ndershmërisht, temperatura e zemrës ndryshon sipas stinëve të jetës, me ulje ngritjet e saj, sipas situatave të jetës “ në të mirë a në të keq.” Martesat që kanë nënshkruar një kontratë kanë bekimin dhe ndihmën e Zotit dhe sinqerisht, kjo është diferenca mes të bërit të një martese të funksionojë dhe  thjesht të qenit i martuar- që rezulton në dështim në shumë raste.

 “I dashur,” tha një grua  me flokë të thinjur, “ përse nuk më thua më që më do, ashtu siç e kishe zakon të bëje vite më parë?” “Epo,” tha ai, “ e mban mend se unë të thosha të dua kur u martuam, e gjithashtu të tregova se nëse do të ndryshoja mendje mbi këtë do ta thosha edhe këtë. “ Pastaj ajo buzëqeshi teksa ai shtoi, “ E unë kurrë nuk ndryshova mendje. “  Ai ndoshta nuk ishte aq i mirë me komunikimin, por të paktën ishte i përkushtuar.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI