Edhe pa besim ėshtė e pamundur t`i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė.( Hebrenjtë  11:6)

Janë  të shumtë ata persona që do të doja të ndiqja si shembull. Megjithatëështë dikush që më ka ndikuar më shumë se të tjerët. Ky burrë mori përsipër një sfidën në moshën 85 vjeçare. Ai nuk ngjiti malet, e as nuk u hodh nga  ndonjë avion, por kërkoi që të udhëhiqte një pushtim. Emri  i tij ishte Kaleb. Mund të lexosh për këtë hero të një brezi të shkuar në Bibël, tek Jozueu 13 dhe 14.

Në rast se emri i tij nuk të kujtohet, më lër të tregoj pak nga historia e tij. Moisiu zgjodhi 12  burrat që do të hynin në Kanaan për të vëzhguar tokën. Dhjetë prej tyre kur u kthyen, paraqitën një raport negativ. Ata ishin të sigurt se detyra që shtrihej përpara tyre nuk mund të përmbushej.  Dekurajimi bën që të  shohësh rrethanat, ndërsa besimi shikon drejt Zotit.  Dhjetë prej këtyre  burrave ishin shpërndarës të zymtësisë e pesimizmit.   Ata thanë “ Qytetet kanë mure të larta deri në qiell dhe ne dukeshim si karkaleca përpara burrave atje.”

Dy të tjerë, Kalebi dhe Jozueu  thanë, “Po, edhe ne i pamë këto gjëra, por Zoti me siguri që do të na e japë këtë vend” Perëndisë nuk i pëlqeu negativizmi i atyre që refuzuan të besonin premtimin e Tij se ai do t’u jepte atyre tokën e Kanaanit. Ai i dënoi për këtë dhe tha se Izraeli nuk do të kalonte dot Jordanin,  e nuk kishte për ta marrë tokën deri sa këta  10-të burra të kishin vdekur.

Edhe pse nuk mund ta themi me siguri, me shumë mundësi Jozueu dhe Kalebi ishin ata që i përcollën në varreza dhjetë të tjerët. Një nga një, ata vdiqën dhe nuk ngeli më asnjë prej tyre, përveç Jozueut që pasoi Moisiun dhe Kalebit.

Kjo është koha  kur Kalebi, 85 vjeç, i kërkoi Jozueut që të merrte qytetin që ndodhej në mal, Hebronin. Ai i shpjegon Jozueut, se kur shkoi për të parë tokën  ai dha një raport ashtu siç ja tha zemra.  Është e çuditshme që ai pa atë që të tjerët nuk e panë. Pastajai shtoi, “Unė ndoqa plotėsisht Zotin, Perėndinė tim” ( Jozueu 14:8)

Çfarë njeriu! Kalebi nuk ishte vizionar  aq sa ç’ishte njeri i besimit të thjeshtë! Ai kishte atë që Martin Luteri e përshkroi si “ një besim i gjallë, e i guximshëm  në Zotin.”Elton Truebloode quajti besimin si besë pa rezerva, ne vend të një doktrine pa prova.

Shkurajimi gjithmonë të fokuson tek rrethanat, ndërkohë që besimi fokusohet tek premtimet e Zotit. Besimi  të siguron se natyra e Perëndisë është e tillë që Ai plotëson të gjitha premtimet e tij. Ky ishte i njëjti qëndrim  zemre me atë që pati Abrahami kur Perëndia i premtoi një bir. Ai besoi, edhe pse  kjo ishte gjëja e fundit që një burrë i asaj moshe mund të priste.

Kalebi në moshën 85 vjeçare, kërkoi që të udhëhiqte një nga pushtimet më të vështira në zonat e Kanaanit.  Nëse ky nuk është guxim, atëherë çfarë mund të quhet tjetër? Ai shkoi mes përmes sfidës për të treguar se gjigantët mund të mposhten. Sa më të rëndë që janë ata, aq  më fortë bien në tokë . Pavarësisht se sa i fortë mund të jesh, kur Perëndia të zgjedh për të dhënë fuqi mbi armiqtë e tu, edhe Goliathët bien përtokë.

Një tjetër nga heronjtë e mi, është një hero modern. Ai ishte një atlet olimpik dhe u bë  një misionar. Pasi përfundoi  shkollimin  e tij , i kërkoi bordit të misioneve ta çonin në misionin më të vështirë. E kështu Raymond Buker dhe gruaja e tij e re shkuan në Burma, e njohur ndryshe si Myanmar.

Përpara se të vendosësh se premtimet e Perëndisë mund të jenë të vlefshme për  të tjerët por jo për  ty,  lexo historinë e Kalebit.  Pastaj pyet veten nëse Perëndia që i dha Kalebit atë që zemra e tij dëshironte, është i ndryshëm nga Ai që të ka bërë premtime edhe ty.

Mbaj mend se besimi i sheh si të sigurta premtimet e Perëndisë, njësoj sikur ato të ishin realizuar tani.  Besimi sheh gjërat që të tjerët nuk arrijnë të kuptojnë, sepse besimi sheh Zotin e jo rrethanat. Fokusi është ai që bën ndryshimin.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI