Pavarësisht nëse ndjekin mëkatin apo mirësinë, njerëzit janë pa shpresë, përveçse shpresës në Krishtin.

Efesianëve 2:1-3

Hiri është dashuria e pamerituar që Perëndia u tregon njerëzve mëkatarë. Ai e shprehu këtë dashuri nëpërmjet vdekjes sakrifikuese të Birit të Tij dhe ajo bëhet e jona kur e pranojmë Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë. Për shkak të hirit, ne jemi të falur nga Perëndia dhe të adoptuar në familjen e Tij.

Pasazhi i sotëm përshkruan jetën tonë përpara hirit – kur ishim të vdekur në shkeljet dhe mëkatet tona. Kjo do të thotë se secili prej nesh ka lindur pa jetë shpirtërore, i mpirë ndaj gjërave të Perëndisë. Natyra jonëka tendencën të largohet nga Zoti dhe të ecë drejt vetvetes dhe rrugëve të botës.

Përpara se të takonte hirin, Sauli i Tarsit (i njohur më vonë si apostulli Pal) ishte shumë fetar, por i verbër ndaj perspektivës dhe planit të Perëndisë. Ai iu kundërvu në mënyrë aktive atyre që ndiqnin Krishtin (Veprat 26:9-11). Me synimin për të shkatërruar kishën, ai u përpoq të zhdukte besimin e krishterë, të cilin e konsideronte të rremë. Ai vazhdoi të persekutonte besimtarët derisa takoi Jezusin në rrugën për në Damask (Veprat e Apostujve 9:3-6). Atje ai ia dorëzoi vullnetin e tij Zotit dhe u bë një ndjekës i vërtetë i Krishtit.

Ashtu si Pali, disa njerëz janë fetarë dhe megjithatë nuk kanë një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin. A e gjeni dhe ju veten? Perëndia i ofron secilit prej nesh hir dhe shpëtim sot nëpërmjet besimit në Të.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI