Ne shpenzojmë duke mos menduar se elektriciteti “gjithmonë në punë”, në pajisjet që rinë kot, konsumohet ditë e natë pa u vënë re deri në momentin kur përballemi me faturën e energjisë elektrike.
Këto paisje konsumojnë afërsisht ¼ e energjisë në shtëpi. Për këte kemi folur gjatë programit Zgjohu Pozitiv dhe kemi treguar cilat janë këto paisje dhe mënyrën se si të kursejmë energjinë.
Identifikoni pajisjet
Të gjithë kemi pajisje elektronike që iu harxhojnë pa e vënë re energjine elektrike në shtëpi. 51 % e këtyre pajisjeve janë televizori, kompjuteri dhe pajisje të tjera. Shumë prej tyre thjesht fiken, pa u hequr nga priza. Megjithatë ato vazhdojnë të konsumojnë energji edhe kur nuk përdoren.
Probleme të tjera janë kuzhina dhe lavatriçet, ndriçimi, ngrohja dhe ftohja.
Sigurisht, këto janë thjesht të përgjithshme. Mund të keni pajisje që mund të jenë më shumë ose më pak eficente, pasi varet se ku janë prodhuar. Gjithashtu varet dhe sa e përdorni gjatë ditës një pajisje dhe sa e fikni.
“Vritini” këto pajisje elektronike
Pasi të identifikoni pajisjet më të mëdha “vjedhëse” që keni, është koha ti stakoni ato.
1. Hiq nga priza
Gjëja më e thjeshtë që mund të bësh është të heqësh pajisjet nga priza kur nuk i ke në përdorim. Kjo punon shumë mirë dhe për karrikuesit e telefonave dhe tableteve, por gjithashtu edhe të televizionit etj.
2. Pajisja e shumë prizave
Nëse keni shumë pajisje të lidhura me një pajisje të shumë prizave, është edhe më e thjeshtë. Mjafton të hiqni prizën e kësaj pajisjeje për t’i fikur të gjitha bashkë.
3. Rregullimi i konsumit
Kur vjen puna tek kompjuteri do të donit ta hiqnit rrallë nga priza. Kërkon një punë të madhe ta fikësh e ta ndezësh prapë. Kështu që, përdorni opsionin “Sleep” apo “Stand By” të kompjuterit tuaj që janë më të shpejtë, por dhe mund t’ju kursejnë energji elektrike.
4. E fundit… blini pajisje të reja
Kjo nuk është një strategji afatgjatë, por ndoshta është koha të merrni pajisje elektronike më të mira.