I krishterë me raste

Lexo: Psalmi 133:1-3

Stivi e la lojën i pakënaqur kur nëna e thirri në kuzhinë. Ai e pyeti i irrituar: “Çfarë do?”.

Ajo ju përgjigj: “Të lutem, rregulloi librat e tu dhe pastroji thërrmijat e biskotave që ke lënë në dysheme. Dhe mjaft hëngre biskota. Këto më duhen për takimin në kishë.”.

I ngrysur Stivi shfryu: “Atëherë mos i lër në vend të hapur nëse nuk do që të t’i hanë.”.

Pasi dëgjoi këtë, nëna tha: “Stivi! Kjo nuk ishte e këndshme! Pres të më kërkosh të falur.”.

Sërish Stivi murmuriti: “Më fal!”. Ai mori fshesën dhe nëna u largua për të larë rrobat.

Kur motra e tij, Keti, hyri në dhomë, Stivi ishte ende duke fshirë.

E habitur ajo e pyeti: “Po ti çne që po fshin?”.

Stivi iu kthye ashpër: “Po ty ç’të duhet? Pse i fut hundët atje ku nuk të takon?”.

E trembur Keti i tha: “Më fal! Unë erdha të të thosha diçka, por tani nuk e di nëse duhet të ta them apo jo.”. Stivi e qëlloi në shpatull dhe ajo kaloi në anën tjetër të tavolinës.

Ajo vazhdoi të thoshte. “Sot telefonoi trajneri yt. Ildi dëshiron të të punësojë për të rregulluar disa gjëra në kopshtin e tij. Dhe e di çfarë? Ai tha të të siguroja se do t’ia thoshte mamit që e vlerëson shumë sjelljen tënde të respektueshme. Sa kam qeshur kur e dëgjova këtë!”.

Stivi e pyeti: “Çfarë kishte këtu për të qeshur?”. Keti iu përgjigj duke i thënë: “Unë qesha me ty. Të dielën dëgjova mësuesin e shkollës të së dielës kur po i thoshte babit se sa besimtar i mirë që je! Them se i ke mashtruar me sjelljen tënde, por unë mendoj se… se je i krishterë vetëm me raste! Bën mirë të mos i ftosh mësuesit në shtëpi.

Po e panë se si sillesh këtu, do ta kuptojnë çfarë hipokriti që je.”. Papritur Keti kërciti gishtërinjtë dhe shtoi: “Tani që po e mendoj sërish, pse nuk sjell çdo ditë nga një prej tyre në shtëpi? Kështu mund të sillesh po aq mirë sa sillesh në vende të tjera.”. Më pas ajo shkoi në dhomën e ndenjes.

“Si e ka hallin kjo? Unë nuk kam bërë ndonjë gjë të keqe.” – mendoi Stivi. Por ai nuk mundi ta harronte atë që ajo kishte thënë. Fraza “i krishterë me raste” po i jehonte në mendje. “Kjo nuk më pëlqen, por… me të vërtetë aq keq jam sjellë?” – mendoi Stivi. Më pas ai psherëtiu dhe vendosi: “Mendoj se po. Bëj mirë t’i kërkoj të falur mamit dhe Ketit. Do të shkoj menjëherë ta zgjidh këtë punë.”.

A sillesh me motra dhe vëllezërit po aq mirë sa sillesh me miqtë? A ju flet prindërve po me të njëjtin respekt që ju flet mësuesve? Nëse familja do të të vendoste një notë për sjelljen, mendon se do të të jepte vlerësimin maksimal? Ti mund t’i mashtrosh njerëzit me fjalë të bukura dhe me vepra të mira të shtirura, por familja jote e di nëse me të vërtetë po e tregon dashurinë e Krishtit ose jo. Dhe mos harro. Edhe Perëndia të njeh.

Jeto për Krishtin në shtëpi!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI