Gjeni kënaqësi në bollëk!

Vetëm Zoti mund të mbushë boshllëkun e zemrës njerëzore.

Isaia 55:1-3

Imagjinoni se ju ka marrë uria por keni vetëm disa monedha në xhep. Aq monedha sa mund të blini vetëm pak bukë , një kafe dhe një tas supe. Kjo do t’ju mjaftonte të mos vdisnit nga uria, por ama nuk është një vakt i kënaqshëm. Tani, imagjinoni sikur po ecni në një sallë të bukur dhe ka të shtruar një banket – tryeza të mbushura me mish të shijshëm, perime të freskëta, bukë të ngrohtë dhe ëmbëlsira të të gjitha llojeve. Dhe në vend të një liste çmimesh, ka një shenjë që lexon “Falas”. Cilin do të zgjidhnit?

Ky është mesazhi kryesor i pasazhit të sotëm. ” Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop?” pyet Ati ynë, kur në tryezën e Tij ka ushqime me bollk dhe falas (vargu 2). Kjo është  ajo që ndodh kur refuzojmë një marrëdhënie me Perëndinë dhe ndjekim gjëra të përkohshme që nuk mund të na mbushin kurrë.

Në koleksionin e mendimeve, Blaise Pascal  shtjellon këtë dëshirë të madhe dhe arrin në përfundimin se “boshllëku i pafund” në ne “mund të mbushet vetëm nga diçka e pafundme dhe e pandryshueshme- domethënë, vetëm nga vetë Zoti”. Nëse bashkohemi me perëndinë një kënaqësi e madhe do të mbushë shpirtin. Gjithçka që duhet të bëjmë është të themi po.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI