Fuqia E Shpresës!

Ai, duke shpresuar kundër çdo shprese, besoi për t’u bërë ati i shumë kombeve sipas asaj që i ishte thënë: ‘’Kështu do të jetë pasardhja jote’’. Dhe, duke mos qenë aspak i dobët në besim, nuk i kushtoi kujdes trupit të tij, i bërë tashmë si i vdekur (ishte pothuaj njëqind vjeç) as barkut të vdekur të Sarës. Madje as nuk dyshoi nga mosbesimi në lidhje me premtimin e Perëndisë, por u përforcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë, –Romakëve 4:18-20

Në shërbesën tonë ne dëshirojmë të ndihmojmë më shumë njerëz çdo ditë, dhe ne besojmë që Perëndia dëshiron që ne të rritemi. Por ne gjithashtu kuptojmë që nëse Perëndia ka një plan ndryshe, dhe ne e mbyllim vitin pa asnjë rritje, ne nuk mund të lëmë situatën të kontrollojë gëzimin tonë.

Ne besojmë për shumë gjëra, por përtej të gjithave, ne besojmë tek Dikush. Ai dikush është Jezusi. Ne nuk e dimë gjithmonë se çfarë do të ndodhë. Ne thjesht dimë që gjithmonë do të funksionojë për të mirën tonë!

Është raportuar se Abrahami, pasi e përcaktoi situatën e tij (ai nuk i shpërfilli faktet), mori parasysh pafuqinë e plotë të trupit të tij dhe shterpësinë e barkut të Sarës. Edhe pse e gjithë arsyeja njerëzore për shpresë ishte zhdukur, ai shpresonte në besim. Abrahami ishte shumë pozitiv për një situatë shumë negative!

Hebrenjve 6:19 na thotë që shpresa është spiranca e shpirtit. Shpresa është forca që na mban të fortë në kohët e sprovave. Mos ndaloni së shpresuari asnjëherë. Askush nuk mund të premtojë se nuk do të zhgënjeheni kurrë. Por ju mund të keni shpresë gjithmonë dhe të jeni pozitiv.

Kini pritshmëri shpresëplotë çdo ditë të jetës tuaj.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Joyce Meyer

Joyce Meyer është një nga mësueset praktike të Biblës e njohur në të gjithë botën. Është autore e librave më të shitur sipas “New York Times”. Libra të cilët kanë ndihmuar miliona njerëz të gjejnë shpresë dhe restaurim në Krishtin.
Përmes shërbesës së saj ajo mëson për qindra tema dhe ka shkruar mbi 80 libra, të cilët janë përkthyer në më shumë se 80 gjuhë të ndryshme. Më shumë se 12 milionë libra janë shpërndarë në mbarë botën dhe në vitin 2007 janë shitur më tepër se 3.2 milionë kopje. Joyce ka një program televiziv dhe radiofonik, “Shijo jetën çdo ditë”, që transmetohet në mbarë botën dhe audienca arrin 4.5 miliardë njerëz.


Free!

REGJISTROHUNI