Frikë apo dashuri?

Vini re këtë varg nga Bibla: “Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën.” (1 Gjonit 4:18). Nuk e di pse, por e kam pasur gjithnjë të vështirë ta kuptoj këtë varg. “Dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën?” Çfarë po thotë autori? Dhe si gjen zbatim kjo në jetën time?

Më pas lexova një shpjegim që më ndihmoi. Artisti Hajat Mor më tregoi për një mikeshë që erdhi te ai për ndihmë sepse ajo kishte një punë përpara ku duhej të bënte një pikturë para një audience ndërsa folësi jepte mësim. Sa më shumë afronte koha e takimit, më shumë mbushej me frikë ajo. Po sikur ajo të mos mund të pikturonte mirë mjaftueshëm sa t’i pëlqente audiencës?

Hajat iu drejtua asaj duke i thënë: “Qoftë kur flasim apo kur pikturojmë në publik, nëse jemi të shqetësuar me mënyrën se do të gjykohemi, të gjitha mendimet tona do të jenë rreth vetes tonë. Ato drejtohen së brendshmi, pra nga ‘frika’. Dashuria, nga ana tjetër, është thjesht e kundërta: është e orientuar së jashtmi.”.

Hajat vazhdoi të thoshte: “Pra, nëse … marrim në konsideratë këtë fakt, ne kemi diçka për të dhënë, diçka të dobishme që do t’i ndihmojë të tjerët. Mendimet tona janë së jashtmi, jo së brendshmi. Ne nuk mendojmë më për veten, por për të tjerët.”. Frika do të largohet.

Unë e gjej veten te kjo sepse kur flas në publik dhe fokusohem te fakti se sa mirë po flas, frika fillon të më paralizojë. Por kur përqendrohem te njerëzit në audiencë dhe se sa shumë dua ta përcjell mesazhin për t’i ndihmuar ata, atëherë përdor fjalët e Biblës: dashuria e nxjerr jashtë frikën.

Është humbje e madhe e kohës dhe e energjisë kur ne fokusohemi te mënyra se si e bëjmë një detyrë, në vend që të fokusohemi te ata që po ndihmojmë. Lejojeni dashurinë të jetë motivi për gjithçka që bëni, dhe frika do të zhduket.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Darlene Sala

Darlene Sala ka pasur një shërbesë active si gruaja e një pastori dhe këshilltare, mësuese Bible, misionare, autore dhe drejtuese e shërbesës Ndërkombtare të Guidelines. Në qendër të shërbesës së saj është të ndihmojë gratë të kuptojnë vlerën e tyre në Krishtin. Ajo flet në konferenca për familjen në kishat në SHBA, Filipine, Kinë , Ukrahinë Rusi dhe Afrikë.


Free!

REGJISTROHUNI