Favori i Perëndisë

Dhe Zoti e bëri popullin të ketë hir në sytë e egjiptasve; edhe Moisiu gëzonte konsideratë të madhe në vendin e Egjiptit, në sytë e shërbëtorëve të Faraonit dhe në sytë e popullit.-Eksodi 11:3

A nuk është interesant ky një varg? Mendoni për këtë. Kjo është historia e plagës së fundit që kërcënoi popullin e Egjiptit. Pra, egjiptasit kishin përjetuar plagë pas plage dhe deri tani kishin përjetuar nëntë prej tyre. Egjipti ishte mbuluar nga shkatërrimi. E gjithë kjo kishte ndodhur sepse faraoni kishte refuzuar ta zbuste zemrën e tij para Perëndisë dhe ta linte popullin e Perëndisë të dilte nga skllavëria për të shkuar në shkretëtirë e për të adhuruar Zotin.

Kështu arrijmë te plaga e fundit, që është i gjithë kapitulli 11. Në vargun 1 na thuhet: “Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi faraonit dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t’ju lejojë të ikni prej këtej. Kur t’ju lejojë të shkoni, ai do t’ju dëbojë përfundimisht prej këtej.”. Dhe menjëherë pas kësaj, Perëndia i thotë këtë Moisiut në vargun 2: “Tani foli popullit në mënyrë që çdo burrë t’i kërkojë fqinjit të tij dhe çdo grua fqinjës së saj sende argjendi dhe ari.”. Pra, Perëndia kishte premtuar këtë: që kur t’i çlironte nga Egjipti, egjiptasit do t’i nisnin ata me dhurata, ar dhe argjend, me shumë gjëra të ndryshme. Më pas, në vargun 3, na thuhet: “Zoti e bëri popullin të ketë hir në sytë e egjiptasve.”. Për më tepër, Moisiu ishte i madh në vendin e Egjiptit, në sytë e shërbëtorëve të faraonit dhe në sytë e popullit. Perëndia po i jepte favor popullit në sytë e atyre që i kishin skllavëruar ata.

Në dritën e këtij përshkrimi te Eksodi, kapitulli 11, vargjet 1 deri në 3, specifikisht te vargu 3, unë dua t’ju drejtoj që të lutemi për favor në sytë e atyre që nuk janë ndjekës të Jezusit sot, për favor në sytë e atyre që mund të jenë kundërshtarë me ata që kanë besim te Jezusi. Nuk duhet të kërkojmë favor për avantazhin tonë apo për qëllime egoiste. Por duhet të kërkojmë favor për lavdinë e Perëndisë, me qëllim që lavdia e Tij të bëhet e njohur, që është diçka që do të ndodhte me plagën e fundit dhe më pas Zoti do ta çlironte popullin e Tij nga skllavëria në Egjipt. Perëndia do t’i çonte ata në tokën e premtuar që të gjitha këto të ishin për të mirën e popullit të Tij dhe për lavdinë e emrit të Perëndisë. Prandaj është e drejtë të lutemi për favor në sytë e të tjerëve, për të mirën tonë dhe për qëllimin përfundimtar për përhapjen e lavdisë së Perëndisë.

Kështu që, le të lutemi: Perëndi, ne lutemi për këtë. Ne lutemi për fëmijët dhe studentët. Zot, unë lutem që Ti t’u japësh atyre favor në sytë e miqve të tyre, që miqtë e tyre të shohin dorën Tënde që vepron në jetët e tyre. Zot, jepu favor në sytë e miqve të tyre, për të mirën e tyre dhe për përhapjen e lavdisë Tënde përmes jetëve të tyre. Zot, unë lutem për burrat dhe gratë në vendin e punës. Lutem që t’u japësh favor siç na thuhet te 1 Pjetrit, kapitulli 2, përmes veprave të mira. Dhe siç na thuhet te Mateu 5, vargjet 13 deri në 16, që ata të jenë kripë edhe dritë, që njerëzit të mund të shohin jetët e tyre dhe të të japin Ty lavdi në qiell. Zot, ne lutemi që të na ndihmosh të jetojmë si kripë dhe dritë. Na ndihmo të besojmë te Ti dhe të të ndjekim në mënyrat që dimë, bazuar te çdo gjë që Jezusi na mësoi. Kjo do të na bëjë kundërshtarë me botën dhe do të na sjellë përndjekje në botë. Por, Zot, ne lutemi që të na japësh favor.

Perëndi, ne lutemi gjithashtu për motrat dhe vëllezërit tanë në botë që janë të përndjekur dhe të burgosur tani, që janë në kampe pune dhe të përjashtuar nga komunitetet e tyre. Zot, ne lutemi që t’u japësh atyre favor në sytë e jobesimtarëve që kanë përreth. Ne lutemi që t’u japësh favor në sytë e atyre që po i mbajnë të burgosur. Vetëm Ti mund ta bësh këtë. Ne lutemi që t’u japësh atyre favor për të mirën e popullit Tënd dhe për lavdinë e emrit Tënd, që njerëzit të mund të shohin jetët tona dhe të të japin Ty lavdi në qiell. Zot, ne lutemi për këtë lloj favori në jetën tonë sot dhe në jetën e atyre që na rrethojnë dhe që të ndjekin Ty, në jetën e motrave dhe vëllezërve nëpër botë që po të ndjekin Ty, veçanërisht në mes të përndjekjes.

Zot, ne lutemi për një favor të tillë. Dhe madje na ndihmo të mos kërkojmë favorin e njerëzve përreth në mënyra që do të na bëjnë t’i braktisim urdhërimet e Tua dhe Fjalën Tënde, të neglizhojmë urdhërimet dhe Fjalën Tënde apo t’i mohojmë ato. Ne e dimë se një nga mënyrat më të shpejta për të fituar favor në këtë botë është duke kompromentuar besimin tonë. Zot, unë lutem që kjo të mos jetë e vërtetë. Lutem të mos jetë e vërtetë për asnjë fëmijë, për asnjë student që po e dëgjon këtë. Ndihmoji ata të jetë të palëkundur në besimin e tyre. Lutem që kjo të mos jetë e vërtetë për asnjë grua apo burrë në vendin e punës, për asnjë motër a vëlla të persekutuar nëpër botë. Zot, na ndihmo të jemi të patundur në besimin tonë, njësoj siç po shohim te Eksodi.

Perëndi, na jep atë lloj favori që vjen nga të qëndruarit të patundur në besimin në Ty, jo nga kompromentimi për të fituar favorin e njerëzve. Zot, na ndihmo të mbahemi te besimi në Ty. Dhe ndërsa bëjmë këtë, me anë të hirit Tënd ne lutemi për favorin Tënd, që njerëzit të shohin se po mbahemi fort te besimi në Ty si kripë dhe dritë dhe për të të dhënë Ty lavdi. Ne lutemi për këtë në emrin e Jezusit, amen.

 

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI