Fara që nuk vdes kurrë!

Jezusi e mbolli dashurinë e Tij në zemrat tona dhe dëshiron  që ne ta ndajmë atë me të tjerët.

1 Pjetrit 1:22-23

Përgatitja e një kopshti – kultivimi i tokës, ujitja e rregullt, kontrolli i barërave të këqija – kërkon kohë dhe përpjekje të vazhdueshme. Por kopshtari shpenzon më pak kohë duke bërë atë që është ndoshta detyra më e rëndësishme: zgjedhjen dhe mbjelljen e farave të duhura. Pasazhi i sotëm flet për përvojën e kultivimit të dashurisë së krishterë.

Në Dhomën e Sipërme, Jezusi u dha dishepujve të Tij një “urdhërim të ri, që ta doni njëri-tjetrin”. Populli i tij, tha Ai, do të njihej nga dashuria për njëri- tjetrin (Gjoni 13:34-35). Kjo lloj dashurie nuk buron natyrshëm nga zemra e njeriut. Nëse duam të shohim dashurinë të rritet në jetën tonë, kemi nevojë për farë më të mirë.

Siç thotë Pjetri në pasazhin e sotëm, dashuria e pastër për njëri-tjetrin vjen kur ne ringjizemi  nga e vetmja farë “që nuk prishet” – ” me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë “ ( 1 e Pjetrit 1: 23). Është e lehtë të lexosh “fjalën” si “Shkrim”, por siç na thotë ungjilli i Gjonit, Vetë Jezusi është Fjala (Gjoni 1:1-4). Ai është Fjala e mëshirës dhe krijimit të ri të Perëndisë, burimi i lindjes sonë të re.

Por Perëndia na ka dhënë gjithashtu Fjalën e Tij të shkruar për të na kujtuar punën e Tij në botë dhe në ne. Kujtojini vetes sot dhe çdo ditë punën e Perëndisë në ju. Dhe kultivoni frytin e dashurisë nëpërmjet një takimi restaurues me Jezusin dhe nëpërmjet leximit të Biblës.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Dr Charles Stanley

Dr. Charles Frazier Stanley është Pastor Emeritus i Kishës së Parë Baptiste në Atlanta, Georgia, pasi shërbeu si pastor i lartë për 51 vjet. Ai është themeluesi dhe presidenti i In Touch Ministries, i cili transmeton gjerësisht predikimet e tij përmes televizionit dhe radios.


Free!

REGJISTROHUNI