Njerëz të uritur

Lexo: 1 Pjetrit 1:25; 2:1-3

“Kisha e Biblës së hapur,” lexoi Koltoni, ndërsa babai e largoi makinën nga trotuari. “U gabuam për këtë kishë!” Familja e tyre ishte me pushime dhe kur kishin kërkuar një kishë ku të shkonin, ata kishin menduar se emri i kësaj kishe tregonte që këtu predikohej Fjala e Perëndisë. “Ne ishim të vetmit në kishë që kishim Bibla,” shtoi Koltoni, “dhe nuk kishte asnjë stol.”

“E vërtetë, por askujt nuk i duhej Bibla,” tha motra e tij, Xhozi. “Pastori tregoi vetëm sesa e rëndësishme ishte të zgjidhje një kryetar i mirë bashkie.”

Babai tundi kokën. “Ke të drejtë,” tha ai, “dhe kjo është e trishtueshme.”

Ditën tjetër Xhozi po studionte hartën ndërkohë që po udhëtonin në autostradë. “Shumë shpejt do të mbërrimë në një qytet,” raportoi ajo. “A mund të ndalojmë për të ngrënë? Kam uri!” “Edhe unë,” pranoi Koltoni. “Sa larg ndodhet qyteti?” “Nuk mendoj se është shumë larg,” u përgjigj Xhozi. “Mund të jetë tetë kilometra ose diçka e tillë.”

Ajo kishte të drejtë, por… “Oh, jo!” Koltoni tregoi me gisht tabelën e autostradës pak para se të dilnin prej saj. Në të thuhej se atje mund të gjeje karburant, por jo ushqim dhe strehim. “Nuk ka restorante,” u ankua Koltoni, “dhe unë po vdes urie!”

“Ky qytet duhet të jetë shumë i vogël,” tha Xhozi. Asaj iu kujtua një këngë e shkurtër qesharake që fëmijët në kamp kishin kënduar në dhomën e ngrënies. “Jemi ulur këtu si zogj në shkretëtirë,” këndoi ajo dhe më pas Koltoni e shoqëroi. “… duke pritur për të ngrënë e për të pirë.” Ata e përfunduan këngën së bashku.

Babai qeshi. “Nuk jemi dhe aq mirë,” tha ai.

“Dje u ulëm në atë kishë si zogj në shkretëtirë duke pritur të merrnin ushqim frymor, por nuk na dha njeri. Tani kemi ardhur në një qytet ku nuk ka asnjë vend për të ngrënë.” Nëna pohoi me kokë. “Duket sikur njerëzit që shkojnë në kishë do të vdesin urie nga ana shpirtërore, ashtu si ne po vdesim urie nga ana fizike nëse do të mbështetemi tek restorantet e këtij qyteti, duke pritur të na japin ushqim,” tha ajo. Koltoni u ul drejt. “Ej, shikoni!” tha ai. “Përpara po shoh dy tabela të mëdha që reklamojnë restorantet në qytetin tjetër!” “Mrekulli!” thirri Xhozi. “Mendoj se nuk kemi për të vdekur urie.” “Mesa duket jo,” tha babai, “dhe as nga ana shpirtërore nuk kemi pse të vdesim urie. Ne mund ta lexojmë çdo ditë Biblën. Dhe shumë shpejt do të jemi sërish në kishën tonë.”

A të është dashur ndonjëherë të mos e hash një vakt? A je ndjerë i uritur? A rri ndonjëherë pa marrë ushqim frymor? Edhe kjo të jep uri gjithashtu, uri për të ditur atë që Perëndia dëshiron të të mësojë. Mos e lër pas dore jetën tënde shpirtërore. Perëndia do që të jesh i shëndetshëm frymërisht dhe marrja “e qumështit të Fjalës” do të të ndihmojë. Prandaj shko në kishë dhe në shkollën e së dielës, gjithashtu lexoje Biblën tënde. Mendo për atë që të mëson dhe vendosi në praktikë gjërat që gjen në të.

Sigurohu të marrësh ushqim shpirtëror!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI