Nga:

Fakte rreth Ringjalljes së Jezusit

pexels mauricio eugenio 2752461Ne i imagjinojmë mbretërit si udhëheqës të fuqishëm, të mençur dhe të drejtë. Ata kanë pasuri, kanë autoritet dhe ndikim. Megjithatë, nga çdo mbret në histori, askush nuk mund të krahasohet me Mbretin Jezus. Mesia ynë është i ndryshëm nga çdo mbret tjetër që ka jetuar ndonjëherë.

Ringjallja jo vetëm që dëshmon fuqinë e pamasë të Jezu Krishtit, Ringjallja na provon gjithashtu se Jezusi ishte ai që Ai pretendonte të ishte, Biri i Zotit.

 

Gjatë ringjalljes nga varri, Zoti na kujton sovranitetin e Tij absolut mbi jetën dhe vdekjen.

Fakti 1

Nëse Jezusi nuk u ringjall prej së vdekurish, atëherë krishterimi nuk do te ishte i vërtetë.

Apostulli Pal thotë në në letrën e tij të parë drejtuar Korintasve: Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj. Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rremë të Perëndisë, sepse dëshmuam për Perëndinë, se ai ringjalli Krishtin, të cilin ai nuk e paska ringjallur, po të jetë se me të vërtetë të vdekurit nuk ringjallen.

Fakti 2

Kishte më shumë se 500 dëshmitarë që dëshmuan për ringjalljen. Në 1 Korintasve 15: 3-6, Pali shkruan, Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve,se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve,edhe se iu shfaq Kefës dhe pastaj të dymbëdhjetëve. Pastaj iu shfaq një herë të vetme më shumë se pesëqind vëllezërve, prej të cilëve më të shumtët rrojnë edhe sot, kurse disa kanë rënë në gjumë.

Detyra kryesore e apostujve ishte të jepnin dëshmi për Krishtin. Për ta bërë atë në mënyrë efektive, ata duhej të ishin dëshmitarë të ringjalljes së Tij. Ringjallja ishte veçanërisht e rëndësishme sepse i dha besueshmëri jetës së Jezusit – vërtetoi se Ai ishte Ai që tha se ishte.

Fakti 3

Varri i Jezusit ruhej nga rojet romake.  Nuk ka mundësi që rojet romake ti kishte zënë gjumi.  Të flije gjumë ndërsa ishe në detyrë dënohej me vdekje për rojet romake dhe ata e morën punën e tyre jashtëzakonisht seriozisht. Për më tepër, varri ishte i mbuluar nga një gur i madh dhe mundësia që dishepujt të ishin në gjendje ta lëviznin gurin në mënyrë që të vidhnin trupin e Jezusit pa u zbuluar nga ushtarët Romakë është e pamundur. Guri ishte rreth 2 tonë dhe do të duhej shumë njerëz të fortë për ta lëvizur.

Fakti 4

Gratë ishin dëshmitaret e para që panë Jezusin pas ringjalljes së tij.

Dëshmia e grave nuk u pranua në gjykatë në shekullin e parë në Izrael. Nëse dikush do të trillonte një histori  të Jezusit që iu shfaq njerëzve pas vdekjes së tij, zgjedhja e grave që do ta shihnin të parët do të ishte një zgjedhje shumë e çuditshme dhe do të shërbente vetëm për të zvogëluar besueshmërinë e historisë.

Fakti 5

Transformimi i jashtëzakonshëm i dishepujve është dëshmi e ringjalljes së Jezusit.

Sipas studiuesit të apologjetikës Douglas Groothuis në librin e tij të studiuar mirë “Apologjetika e krishterë: Një rast gjithëpërfshirës për besimin biblik”, ai shkruan:

Ringjallja e Jezusit është shpjegimi më i mirë për shndërrimin e dishepujve nga te dëshpëruar dhe të hutuar për shkak të kryqëzimit të Jezusit në shpalljen e sigurt të tij dhe gatishmëria për të pësuar përndjekje, mundime dhe madje martirizime për hir të Jezusit dhe ungjillit të tij.

Fakti 6

Ringjallja e Jezusit është shpjegimi i vetëm i arsyeshëm për rritjen e shpejtë të krishterimit në tre shekujt e parë pas Krishtit.

Benjamin B. Phillips i referohet gjetjeve të historianit Rodney Stark për rritjen e krishterimit në periudhën nga fundi i epokës apostolike deri në Këshillin e Parë të Nikesë në 325 në të cilën kisha u rrit me dyzet përqind.

Në më pak se 300 vjet, Krishterimi kaloi nga të qënit një sekt pakice, në të qënit feja më e madhe e vetme në Perandori, me nje përqindje mjaft të madhe të popullsisë veçanërisht në qytete. Kjo gjë e shtyn perandorin Konstandin ta miratojë atë si mjet kryesor për bashkimin e Perandorisë.

Nga provat që gjejmë në Bibël, burimet ekstra-biblike të shkruara kaq afër me kohën për ngjarjet e katër Ungjijve dhe rritja e shpejtë e besimit të krishterë pas ringjalljes, mund të themi me besim se Jezusi i Nazaretit është Biri i Zotit që lindi në mish, u kryqëzua dhe u ringjall prej së vdekurish.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI