Etiketat e rreme

Lexo:1 Gjonit 5:1, 9-13

Klasa e shkollës të së dielës së Megit po shijonte një festë në mbrëmje në shtëpizën e mësueses. “Gjumë të ëmbël,” tha zonja Gordon kur më në fund vajzat filluan të shtriheshin.

Një grup vajzash të përgjumura u mblodhën në dhomën e ngrënies mëngjesin tjetër. “Mëngjesi është thuajse gati,” tha zonja Gordon, “kështu që fillimisht do të kalojmë një kohë të shkurtër në lutje dhe më pas do të hamë. Kemi proshutë, vezë, drithëra dhe simite të ngrohta… shumë gjëra këtë mëngjes.” Ajo tregoi me gisht disa nga gjërat që tashmë ishin mbi tavolinë. “Dhe sigurohuni të provoni reçelin tim të shijshëm me luleshtrydhe që e kam bërë vetë!” shtoi ajo, ndërsa mbante në dorë një kavanoz të madh qelqi.

“Reçel?!” thirri Megi. “Ai kavanoz ka turshi!”

“Turshi?” Zonja Gordon pa e habitur. Duke i injoruar turshitë jeshilë në kavanoz, ajo tregoi me gisht etiketën. “Pikërisht këtu thuhet ‘Reçel luleshtrydheje.’

“Po, kështu thuhet në etiketë,” pohoi Izabela, “por brenda në kavanoz ka turshi, jo reçel!”

Zonja Gordon buzëqeshi. “Patjetër që ju keni të drejtë,” tha ajo. Ajo pa vajzat rreth tavolinës. “Shpresoj që asnjëra prej jush të mos jetë si ky kavanoz.”

Vajzat ndenjën në mëdyshje. “Si mund të jemi ne si kavanozi me turshi?” pyeti Izabela.

“Ashtu si ky kavanoz, ju mund të keni etiketa të rreme,” u përgjigj zonja Gordon. “Shumica prej jush mbajnë etiketën ‘të krishterë’. Unë e di që ju ecni dhe flisni si të krishtera në shumë mënyra dhe kjo është mirë. Sidoqoftë, nëse një kavanoz me luleshtrydhe duhet të ketë reçel brenda, po të krishterë çfarë duhet të kenë?”

“Një i krishterë duhet të ketë Jezus Krishtin!” tha Megi. “Kjo është si ai vargu i javës së shkuar që duhet ta mësonim përmendësh. Vargu thotë se nëse kemi Birin, Jezusin, kemi jetën.”

“Shumë mirë!” pohoi zonja Gordon. “Ne nuk mund të shohim brenda zemrës së njerëzve për të kuptuar nëse e kanë Jezusin në zemër dhe jetë, por Perëndia mundet. A e sheh Ai Krishtin në ju?” Ajo heshti për një çast. “Pas mëngjesit ju do të shkoni në shtëpi, por nëse ndonjëra mban një etiketë të rreme, lutem të më takojë para se të largohet. Do të doja ta ndihmoja që të sigurohej se pjesa e brendshme e zemrës të jetë ashtu si thuhet në etiketë. Tani le të lutemi dhe më pas të hamë.”

Qetësisht, vajzat ulën kokat e tyre.

Po ti a e quan veten të krishterë? Ti nuk je i krishterë thjesht sepse thua se je. Që të jesh i krishterë duhet të besosh tek Jezus Krishti, Biri i Perëndisë. Prano që Ai vdiq për ty, që u ringjall dhe që do të t’i falë mëkatet nëse i beson Atij. Kur ti i pranon mëkatet dhe beson në Jezusin, Ai të jep jetën e përjetshme. (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.)

Të krishteret duhet të kenë Krishtin !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI