Lexo: Filipianëve 4:11-13

“Sa do të doja që ashtu si babit tënd edhe babit tim t’i pëlqente kampingu,” iu ankua Sonja shoqes së saj, Betit.

Beti pa mobiliet e bukura të shtëpisë së Sonjës dhe tha: “Epo, unë do të doja të kisha gjëra kaq të këndshme si ti, por ne nuk kemi shumë para.”. Vajzat vazhduan duke krahasuar dhe duke u ankuar për rrethanat e tyre. Nëna e Sonjës që po dëgjonte bisedën e tyre, e lodhur nga ankesat e tyre ndërhyri duke thënë: “Vajza, mendoj se duhet të bëni diçka të dobishme. Unë duhet të bëj disa vizita për të mirëpritur anëtarët e rinj në kishë. Si thoni sikur të vini me mua?”. Duke hezituar, vajzat pranuan.

Në ndalesën e parë një grua i ftoi brenda dhe u tha: “Të më falni për gjendjen në të cilën ndodhet shtëpia. Fëmijët të çmendin. Do të gëzohem kur ata të shkojnë në shkollë, dhe do të mund të kem pak paqe e qetësi.” Duke u kujdesur që mikeshat të uleshin, ajo tha: “Do të doja të mos ishim shpërngulur fare në këtë qytet aspak miqësor!”. Dhe gjatë pjesës tjetër të vizitës ajo vazhdoi të ankohej për gjithçka e për të gjithë.

Pasi u larguan, Beti tha: “Uau! Pyes vetën nëse ajo ishte e gëzuar për ndonjë gjë.”.

Një zonjushë e buzëqeshur doli tek dera kur ato bënë vizitën e radhës. “Jemi të gëzuara që kemi ardhur, jemi shumë mirënjohëse që gjetëm kaq shpejt një familje të dashur në kishë.” Ndërsa ato qëndruan aty, ajo vazhdoi të lavdëronte kishën, shkollat dhe njerëzit në lagje. “Zonja Marsi dhe zonja Peri janë shumë ndryshe!” tha Sonja, kur po ktheheshin në shtëpi. “Ato kanë ardhur në të njëjtën kohë në qytet; bashkëshortët e tyre punojnë në të njëjtën kompani.  

 Ato jetojnë në të njëjtën lagje dhe shkojnë në të njëjtën kishë. Por njëra u ankua gjatë gjithë kohës që ishim atje, ndërsa tjetra ishte e gëzuar për gjithçka. Përse vallë?”

Nëna i tha: “Epo, Perëndia thotë se ne duhet të mendojmë gjëra të mira. Mesa duket zonja Peri kishte mësuar që në çdo situatë të kërkonte dhe të mendonte atë që është e mirë, por zonja Marsi jo.”.

“Ashtu mendoj edhe unë!” thirri Beti.

Nëna shtoi qetësisht: “Ekzistojnë dy ‘tenda’ në të cilat mund të jetojmë. Njëra është ‘kënaqësia’ dhe tjetra është ‘pakënaqësia’. Gëzimi ynë nuk përcaktohet nga aktivitetet, koha apo paratë. Por përcaktohet nga ‘tenda’ në të cilën ne vendosim të jetojmë.”.

A po jeton në kënaqësi? Perëndia këtë dëshiron që të bësh. Shpesh ti nuk je në gjendje të zgjedhësh rrethanat në të cilat duhet të jetosh, por shiko gjërat e mira në çdo situatë dhe kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që të jesh i kënaqur me atë që Ai siguron. Zgjidh të jesh i kënaqur, duke e ditur që Ai dëshiron atë që është më e mira për ty. Zgjidh të jetosh në kënaqësi, jo në pakënaqësi.

Mëso të jesh i kënaqur!

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI