Çfarë Zoti të mrekullueshëm kemi! Ai mbledh pjesët e copëtuara të mosbindjes sonë dhe i thur ato në mënyrë perfekte. Ai ngjit fragmentet e jetës sonë të thyer dhe krijon një pamje fantastike.
Si një besimtar në Krishtin, ju do të vazhdoni të përballeni me sfida dhe do të vazhdoni të përjetoni tundime. Por kur vjen dështimi ose dekurajimi, mos i lejoni t’iu bëjnë të paefektshëm. Në vend të kësaj, dekurajimin, pengesat dhe dështimet e tua dorëzojini tek Zoti.
Duke njohur mëkatin tonë dhe shkurajimin që ai sjell, ne mund të trajtojmë efektet e tij dhe të bëjmë ndryshime pozitive. Pra, përballuni me dështimin, mos e injoroni kur ndodh.
Mësoni nga dështimi juaj. Mos i harxhoni humbjet tuaja. Mos lejoni kurrë që dështimi të jetë një justifikim për të mos u ngritur dhe provuar përsëri, sepse nga disfata, Zoti dëshiron t’ju japë fitoren.
Pavarësisht nga kostoja e lartë e mosbindjes sonë, Zoti siguron falje dhe pajtim përmes Birit të Tij, Jezu Krishtit. Mosbindja mund të na kushtojë shtrenjtë, por mëshira dhe hiri i Zotit janë të paçmuar.