Nga:

Dita e babait

Homemade Fathers Day Gifts familyNë vitin 19 Qershor  1910, u festua për herë të parë dita e babait, në Spokane, Washington, nga Sonora Smart Dodd. Babai i saj, një veteran lufte William Jackson Smart, ishte një prind i vetëm i cili kishte rritur të gjashtë fëmijët.  Pasi dëgjoi një predikim  në kishën ku shkonte, mbi ditën e përcaktuar për nënat në vitin 1909, ajo i tha pastorit të saj se edhe baballarët duhet të kishin një ditë për t’i nderuar ata dhe përkushtimin e tyre.

Edhe pse ajo kërkoi që kjo të bëhej më 5 qershor, duke qenë se kjo ishte data e ditëlindjes së babait të saj, pastorët nuk kishin kohë mjaftueshëm për të  përgatitur predikimet e tyre ndaj edhe festimet u përcaktuan që të mbahen të dielën e tretë të Korrikut. Në 19 Korrik të vitit 1910, pati predikime  në nder të baballarëve në të gjithë qytetin. Kjo nuk është një datë fikse për të gjitha vendet në botë, sepse vende të ndryshme

Dita e babait, është një kohë për të festuar rolin unik që babai luan në jetët tona.  Përveçse duhet që të kaloni kohë cilësore me ta, përse jo mos t’i bëni edhe një dhuratë që  të shprehni ndjenjat tuaja më të thella, mund të jetë një i-pad me muzikë të personalizuar, një libër me një tematikë të preferuar, apo diçka simbolike që për të ka shumë kuptim. Mund ta lidhni këtë me preferencat e tij mbi skuadrat e futbollit, mund të jetë një bluzë  e veçantë, apo aksesorë të ndryshëm, pajisje që mund të ndihmojnë në zyrë apo artikuj që ndikojnë që ai të relaksohet.

Baballarët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në jetët tona dhe ata kanë inspiruar shumë  filma që prekin e që portretizojnë burra që mbrojnë e udhëheqin me dashuri fëmijët e tyre.

Disa prej baballarëve në këta filma klasikë  që kemi përzgjedhur për t’ua dhënë si sugjerim për në këtë fundjavë,  na mësojnë se sa të rëndësishëm janë fëmijët për ta. Disa të tjerë na mësojnë se si të komunikojnë më mirë ndjenjat dhe vlerat  që ata i konsiderojnë të rëndësishme. Këta filma na ndriçojnë botëkuptimin mbi baballarët tanë dhe na frymëzojnë për të qenë edhe vetë prindër më të mirë.

Në kërkim të Nemos

Ky është një film i animuar por që vjen me një mesazh të madh. Një peshk kloun, i cili ishte shumë i dashur, por pak posesiv, i duhet që të kërkojë  në të gjithë oqeanin për të gjetur birin e tij Nemon. Kjo histori na tregon se ka raste kur duhet të jemi të fortë, plot besim dhe të pavarur.  Ky është një udhëtim epik i mbushur me aventura dhe është e vlefshme për një audiencë të të gjitha moshave.

Në kërkim të lumturisë

Will Smith dhe djali i tij në jetën reale  shkëlqejnë duke luajtur në një film që tregon për një histori mbi Chris Gardner, një baba i devotshëm që përfundon i pastrehë.  I braktisur prej gruas së tij, Gardner  zotëron vetëm dy gjëra, dedikimin për të birin dhe vendosmërinë e tij të patundur për të bërë gjithçka që është e nevojshme  që të arrijë më të mirën për të dy.  Smith, si një aktor shumë karizmatik, shkëlqen në këtë rol dhe kimia natyrale që ai ka me të birin përshfaqet në mënyrë të mrekullueshme në skenë.

Të vrasësh zogun përqeshës

Ky është një film që luhet nga Gregory Peck, bazuar në një novelë të shkruar nga Harper Lee.  Si libër, Të vrasësh zogun përqeshës” ka fituar çmimin Pulitzer dhe është përkthyer në më shumë se dyzet vende të botës. Në film, historia fillon me një avokat të një qyteti të vogël, I cili nuk është tipi i babait i cili shpenzon të gjithë pasditen duke luajtur apo biseduar me fëmijët e tij. Ai nuk u thotë fëmijëve të tij se sa të mrekullueshëm janë, apo se sa shumë I do. Fëmijët e tij, Scout dhe Xhim, mësojmë më shumë nga njerëz të tjerë, për integritetin e babait të tyre dhe aftësitë që ai ka.  Më vonë ata do të shohin se sa shumë larg do të shkojë ai, vetëm që ata të jenë të sigurtë.  Titrat e fundit të filmit thonë gjithçka: “Ai ndezi dritën dhe shkoi në dhomën e Xhimit. Ai do të qëndronte atje për të gjithë natën dhe do të ishte atje kur Xhimi të zgjohej në mëngjes”

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}

Free!

REGJISTROHUNI