Dita e Përkujtimit të Holokaustit përkujton miliona viktima të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku rreth gjashtë milionë njerëz u vranë, në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve.
Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau nga forcat sovjetike në vitin 1945. Por për hebrenjtë Dita e Përkujtimit të Holokaustit korrespondon me ditën e 27 të muajit Nisan sipas kalendarin hebraik . Ajo shënon përvjetorin e Kryengritjes së Varshavës . Në hebraisht , Dita e Përkujtimit të Holokaustit është quajtur Yom Hashoah . Kur data aktuale e Yom Hashoah bie në një të premte , shteti i Izraelit kremton Yom Hashoah nje ditë para, pra të enjten paraardhëse . Kur ajo bie në një të dielë , Yom Hashoah përkujtohet të hënën në vijim, pra të nesërmen.
Dita e Kujtesës i kushtohet një prej tmerreve më të mëdha të historisë së njerëzimit, Shoah. Nuk ka rast tjetër dhe popull tjetër në botë që të ketë pësuar ato pogrome, atë zhdukje industriale, atë shfarosje masive që kanë pësuar hebrenjtë për shkak të doktrinës naziste të Holokaustit, egërsia e të cilit nuk mund të krahasohet as me epokën e errët të inkuizicionit mesjetar. Që nga viti 2004, Ditën e Kujtesës e përkujton zyrtarisht si një datë referenciale edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Ky është një hap tjetër reflektimi i njerëzimit.