A duket shpresa po aq e largët sa horizonti përtej oqeanit? A je duke pyetur veten nëse do e rifitosh qëndrueshmërinë e shpresës në jetën tënde? Gjëja e parë që duhet mbajtur mend është që shpresa nuk është një ndjenjë, por në fakt është një dhuratë nga Perëndia për ty.
Shpresa është spiranca që Ai tashmë ka lëshuar për të sjellë qëndrueshmëri në zemrën dhe jetën tënde.
“Por shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.” (Romakëve 5:5)
Litarë shpëtimi të shpresës
- Nëse ti thua: “I kam humbur shpresat.” Perëndia thotë: Mbahu tek shpresa Ime. (Hebrenjve 6:19)
- Nëse ti thua: “Është e pamundur.” Perëndia thotë: Të gjitha gjërat janë të mundura. (Luka 18:27)
- Nëse ti thua: “Unë nuk mundem ta bëj këtë.” Perëndia thotë: Ti mund të bësh gjithçka përmes Krishtit. (Filipianëve 4:13)
- Nëse ti thua: “Asgjë e mirë nuk mund të dalë prej kësaj.” Perëndia thotë: Unë e di se si të nxjerr diçka të mirë prej kësaj. (Romakëve 8:28)
- Nëse ti thua: “Nuk mund t’i plotësoj të gjitha nevojat e mia.” Perëndia thotë: Unë mund të t’i plotësoj të gjitha nevojat. (Filipianëve 4:19)
- Nëse ti thua: “Nuk e di rrugën që duhet të ndjek.” Perëndia thotë: Unë do të të mësoj rrugën Time. (Psalmi 32:8)
“Ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” (Romakëve 8:28)
Mbahu tek shpresa— Spiranca e shpirtit tënd
- Spiranca është një simbol i shpresës për besimtarët e krishterë. Pranoje Krishtin si shpresën tënde të vetme. (Efesianëve 2:12)
- Kurrë mos shpreso tek ajo që shikohet, por shpreso tek ajo që nuk e shikon. (Romakëve 8:24–25)
- Shpalli të përvetësuara planet dhe premtimet e Perëndisë. (Jeremia 29:11)
- Shpreso në fuqinë shpenguese të Perëndisë. (Psalmi 42:5)
- Ofro besim, shpresë dhe dashuri të vërtetë për të krishterët e tjerë. (Kolosianëve1:3–6)
- Tregoju të tjerëve në mënyrë që edhe ata të mund të njohin shpresën e thirrjes së Tij. (Efesianëve 1:18–19)
“Kjo shpresë që ne kemi është si një spirancë e sigurt dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e velit.” (Hebrenjve 6:19)