Ndërkohë që fëmijët hyjnë në moshën e adoleshencës, ata fillojnë të venë re botën që gjendet përreth tyre, e disa prej problematikave shoqërore. Ata bëjnë vëzhgime, e shpesh ndjejnë edhe dhembshuri për njerëzit që mund të gjenden në rrethana të ndryshme. Si pasojë e kësaj mund edhe të bëjnë pyetje specifike mbi të pastrehët. Këto pyetje, mund të jenë mundësi për t’i drejtuar fëmijët, gjatë kësaj faze zhvillimi. Ne mund t’u tregojmë atyre, se çdo të thotë që të duash të afërmin tënd.
Të nisësh bisedën me ta
Janë të shumtë ata që jetojnë në rrugë për shkak të sëmundjeve mendore, varësive të ndryshme, apo prej varfërisë. Adoleshentët e kanë të vështirë të kuptojnë të gjithë këto fenomene. Ata pyesin “ A nuk kanë familje? A nuk kanë askënd që të kujdeset për ta?”
Mund t’u përgjigjeni “ Ne nuk e dimë historinë e tyre, por mund ata mund të kenë njerëz që i duan shumë. Ndonjëherë vendimet shumë të këqija që kanë marrë, apo sëmundjet, mund të kenë ndikuar që ata të dalin në rrugë, e mbase edhe të shkatërrojnë marrëdhëniet e tyre. Droga e varësia ndaj alkoolit, mund t’i bëjë njerëzit që të kryejnë veprime,të cilat nuk do t’i bënin nëse nuk do të konsumonin gjëra të tilla. Kjo mund të bëjë që ata të humbasin punën e tyre, shtëpinë e tyre, e madje edhe marrëdhëniet e tyre me njerëzit që i kanë dashur.”
Mos kini frikë të flisni për çështje të vështira
Fëmijët tuaj mund të pyesin “ A kanë para për ushqim?”. E ju mund të përgjigjeni “ Nuk jam i sigurt. Ndoshta ata shkojnë në ndonjë mensë sociale që ofron falas vakte . Ose ndoshta kërkojnë nëpër mbetjet e grumbulluara. Njerëzit mundohen të gjejnë rrugë të ndryshme për të siguruar ushqimin, kur janë të pashpresë.”
Kini kujdes me mënyrën sesi komunikoni
Kur u flisni fëmijëve tuaj për të pastrehët, mundohuni që të përdorni fjalë dashamirësie për ta. Kujtohuni t’u tregoni fëmijëve se ai është një njeri në sytë e Zotit, që ka një udhëtim për të përshkruar, ai është unik në sytë e Zotit dhe ka një identitet për Të.
Ji i ndershëm
Adoleshentët kanë një dëshirë të madhe për të vënë drejtësi e shpesh duan të dinë se përse Zoti nuk ndërhyn në situata të tilla kaq të vështira. Ndërsa e sheh se biseda ka kaluar këtu, është e rekomandueshme që edhe ti të ndash ndjenjat e tua apo pyetjet që ke. Ji i gatshëm që të thuash edhe “nuk e di” kur nuk ke një përgjigje për fëmijën tënd.
Veproni së bashku
Duke qenë se adoleshentët kanë një ndjesi dhembshurie kundrejt të pastrehëve, ata shpesh dëshirojnë që të bëjnë diçka më shumë se sa thjesht të bisedojnë mbi gjëra të tilla. Kjo është një mundësi e shkëlqyer, që ju të mund të veproni së bashku. Ndihmojini ata që të japin nga koha e tyre dhe të ofrojnë ndihmë praktike për ata që kanë nevojë.
Ndërsa kërkoni që të drejtoni adoleshentët, filloni të veproni e të luteni për të pastrehët. Kështu ne krijojmë dhembshurinë për ata që Perëndia i do po aq shumë sa na do edhe neve