Ata që e njohin Perëndinë nga afër e dinë se Ai u siguron gjithçka që kanë me të vërtetë nevojë.
Psalmi 37:1-5
Të gjithë e duam shumë premtimin në vargun 4 të pasazhit të sotëm: Perëndia “do të plotësojë dëshirat e zemrës suaj”. Fatkeqësisht, kur përqendrohemi vetëm në kontekstin e marrjes, e humbim kontekstin e vërtetë të psalmit—dmth se nevojitet bashkëpunimi ynë.
Kërkesa e parë për të marrë dëshirat e zemrës sonë është që të gjejmë kënaqësi në Perëndinë (v. 4). Prioriteti i tij më i lartë është marrëdhënia jonë me Të—Ai dëshiron të na ofrojë Veten më shumë se çdo gjë tjetër. Ne duhet të gjejmë kënaqësi në komunikimin me Zotin dhe kur i shërbejmë Atij dhe me kalimin e kohës do të fillojmë të përvetësojmë mënyrat e Tij të të menduarit.
Kërkesa e dytë e këtij premtimi është që t’i përkushtohemi planit të Tij (v. 5). Ndjekja e rrugës së Perëndisë ristrukturon dëshirat e zemrës sonë derisa ato të duken si të Tijat. Tani, ndonjëherë ajo që ofron Perëndia duket ndryshe nga ajo që kemi kërkuar. Por Ai gjithmonë u përgjigjet lutjeve tona bazuar në njohurinë e Tij të pafundme dhe dashurinë e madhe. Ai i jep përgjigjen e përsosur lutjes sonë, pavarësisht nëse është ajo që kemi kërkuar apo jo.
Kujtoni se, Perëndia dëshiron t’i plotësojë kërkesat tona, por gëzimi i Tij më i madh është një marrëdhënie me ne. Të shohësh përmbushjen e dëshirave të zemrës sate është thjesht një nënprodukt i kënaqësisë në Perëndinë dhe angazhimit në rrugën e Tij. Shpërblimi i vërtetë është një marrëdhënie me Zotin që ofron ta ndajë veten me njerëzimin.