” Sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën”.– 1 e Samuelit 16 : 7
Si mund t’u bëjmë përshtypje të tjerëve? Ne njerëzit shpenzojmë shumë kohë dhe para vetëm e vetëm që t’u bëjmë përshtypje të tjerëve.
Qoftë në një takim apo në një intervistë pune, ne duam të dimë se çfarë kërkojnë të tjerët. Çfarë kërkojnë kompanitë prestigjioze që të mund të na punësojnë? Çfarë duan meshkujt? Nga çfarë tërhiqen femrat? Po Perëndia çfarë kërkon? Çfarë kërkon një Perëndi i gjithëditur dhe kudondodhur në zemrat dhe jetët tona?
Stela jeton në një vend ku gratë konsiderohen më pak të rëndësishme se burrat. Ajo ishte mësuar ta pushonin nga puna, ta injoronin dhe ta përçmonin. Ndaj, kur dëgjoi për Zotin, ajo hamendësoi se edhe Ai nuk do t’i merrte në konsideratë adhurimin dhe lutjet e saj. Por kur dikush i dha një Bibël, Stela u befasua nga disa vargje që lexoi. Ajo lexoi: “Zoti nuk shikon si shikon njeriu, njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën” (1 Samuelit 16:7) dhe “Tërë këto gjëra i ka bërë dora ime dhe të gjitha kanë ardhur në ekzistencë, thotë Zoti. Mbi kë, pra, do të kthej shikimin tim? Mbi atë që është i përulur, ka frymë të penduar dhe dridhet nga fjala ime.” (Isaia 66:2).
Zoti nuk kërkon për forcë, inteligjencë apo hijeshi, por shikon zemrën. Pavarësisht nëse je grua apo burrë, i rritur apo fëmijë, Perëndia shikon qëndrimin e zemrës sate – jo statusin, reputacionin apo kredencialet. Hebrenjve 11, vargu 6 thotë, “Edhe pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.”
Shkoni tek Perëndia me çiltërsinë e zemrës suaj, pa pasur nevojë për t’u shtirur dhe me besimin se Ai ju sheh dhe ju mirëpret ashtu siç jeni.