Lajmi Fundit
prev next

Si të jesh një mami e lumtur?

Kur fëmija vjen në jetë, gëzimi që nëna ndjen është i papërshkrueshëm. Por momentet e lumturisë duket sikur zbehen më pas nga të qarat e foshnjës, mungesa e gjumit dhe sfidat e ndryshme me të cilat çdo nënë i duhet të përballet. Sipas një studimi të kryer, tetë në dhjetë nëna ndihen të mbingarkuara nga stresi. Vetëm 19 përqind e nënave tregojnë se janë realisht të lumtura. Ju e dini se nëse varni lumturinë tuaj në sjelljen e fëmijëve, mund t'iu duhet të prisni pak para se të përjetoni një lumturi të tillë. Por ka një lajm të mirë! Nëse mund të prekni gëzimin që vjen nga bindja ndaj Krishtit dhe të qenit në praninë e tij, ti mund të jesh një mami më e lumtur pa marrë parasysh se çfarë po ndodh.  

Mirënjohja i hap derën bekimit të Perëndisë!

Në botën stresuese dhe të trazuar në të cilën jetojmë, mund të duket e vështirë për ne të gjejmë diçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës. Por pavarësisht si është jeta jonë ose situatat rreth nesh, ne duhet të jemi mirënjohës dhe të kemi një zemër falenderuese ndaj Zotit, për bekimet dhe mirësinë që ai tregon ndaj nesh çdo ditë. Për të diskutuar për mirënjohjen, rëndësinë e saj dhe atë se çfarë thotë fjala e Zotit për mirënjohjen, i ftuar në programin “Zgjohu Pozitiv”, në Radio 7 ishte pastori dhe mësuesi i biblës, Edmond Lamnica.

Shërim për dhimbjen emocionale të së kaluarës

Dhimbja emocionale e rrënjosur thellë dhemb. Ajo të largon nga ekuilibri, të pengon planet dhe ndikon në marrëdhëniet e tua. Mund te ndodhë që ti bëhesh e mpirë prej dhimbjes dhe fillon të justifikosh reagimet dhe sjelljen tënde. Në këtë gjendje jo të shëndetshme, ti e humbet gëzimin dhe lumturinë.  Por sado e vështirë të duket, lajmi i mirë është që ti mund mund ta lësh pas dhembjen. Fjala e Zotit thotë që ne duhet të durojmë për pak kohë dhe është Zoti  ai që do na restaurojë.

Lutu për pastorin tënd!

"Në të vërtetë besimtarët nuk dinë shumë gjëra për pastorin, besimtarët nuk dinë tundimet nëpër të cilat një pastor kalon, nuk dinë sekretet që ai duhet të mbajë, nuk dinë lotët që ai derdh përpara Zotit për bijtë e Perëndisë, për kishën e Zotit, nuk dinë keqardhjet që ai duron, refuzimet që ai përballon, vetminë që ai ndonjëherë duhet të kalojë, nuk dinë se si ai e menaxhon hidhërimin që të tjerët derdhin mbi të, ose gënjeshtrat që fliten mbas shpine për të, e të gjitha këto meritojnë nderim për pastorin, për përkushimin e tij, për sakrificat e tij".

Pse nuk duhet të shqetësoheni për asgjë

Tek  Luka 12: 25-26, fjala e Zotit thotë: Dhe cili nga ju me shqetësimin e tij mund ta zgjatë shtatin e vet qoftë edhe një kubit? Atëherë, kur nuk jeni në gjendje të bëni as atë që është më e pakta, përse shqetësoheni për të tjerat? Shqetësimi imagjinon më të keqen, por Jezusi thotë se nuk keni asgjë për t’u shqetësuar. Kur kuptoni të vërtetën se kush është Zoti dhe i besoni planit të Tij, ju do të gjeni lirinë nga ankthi.

Mbrojtja e fëmijëve nga virozat e stinës

Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike dhe shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik sjellin një tendence në rritje të infeksioneve te shumta virale gjatë periudhës së vjeshtës. Por për të diskutuar më gjerësisht për infeksionet virale që prekin fëmijët në këtë periudhë në programin “Zgjohu Pozitiv” në Radio 7, në një lidhje telefonike ishte pediatria Zerina Sheme.

Abuzimet seksuale, psikologia: Të zgjedhim gjuhën e dashurisë

Rastet e abuzimeve seksuale janë kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht, në muajt e fundit ngjarje të tilla tepër të rënda kanë ardhur në rritje, ku shpeshherë dhuna dhe abuzimet seksuale lënë pasoja fizike dhe psikolgjike tek të abuzuarit. Viktima dhe pre të abuzimeve shpesh herë kanë qenë të miturit, apo edhe persona me aftësi të kufizuara e probleme të shëndetit mendor. Për të diskutuar për këtë temë në një lidhje telefonike për programin “Zgjohu Pozitiv” në Radio 7 ishte psikologia Mirela Gjoni.

Si ta shmangim frikën

Gjithë bota është duke kaluar një situatë të pazakontë si pasojë e virusit Covid-19. Pandemia ka shkaktuar në rradhët e njerëzve pasiguri dhe frikë për të ardhmen. Por a është normale që ne si besimtarë të ndjejmë frikë në një situatë të tillë dhe si ta shmangim frikën nëse e ndjejmë atë?

Vendos të ngrihesh

Bona Miekley prezantoi temën e re të grupeve të punës në MOPS, “Vendos të ngrihesh”, që po u vjen në ndihmë dhe po u shërben shumë nënave të reja.
 Page 6 of 16  « First  ... « 4  5  6  7  8 » ...  Last »