Lajmi Fundit
    prev next

    Mbrojtja e fëmijëve nga virozat e stinës

    Ndryshimet e temperaturës me tendencë uljen e tyre, rifillimi i vitit shkollor, shtimi i kontakteve në mjediset e mbyllura, rihapja e shumë aktiviteteve socio-ekonomike dhe shtimi i qarkullimit me mjetet e transportit publik sjellin një tendence në rritje të infeksioneve te shumta virale gjatë periudhës së vjeshtës. Por për të diskutuar më gjerësisht për infeksionet virale që prekin fëmijët në këtë periudhë në programin “Zgjohu Pozitiv” në Radio 7, në një lidhje telefonike ishte pediatria Zerina Sheme.

    Abuzimet seksuale, psikologia: Të zgjedhim gjuhën e dashurisë

    Rastet e abuzimeve seksuale janë kthyer në një fenomen mjaft shqetësues për shoqërinë shqiptare. Fatkeqësisht, në muajt e fundit ngjarje të tilla tepër të rënda kanë ardhur në rritje, ku shpeshherë dhuna dhe abuzimet seksuale lënë pasoja fizike dhe psikolgjike tek të abuzuarit. Viktima dhe pre të abuzimeve shpesh herë kanë qenë të miturit, apo edhe persona me aftësi të kufizuara e probleme të shëndetit mendor. Për të diskutuar për këtë temë në një lidhje telefonike për programin “Zgjohu Pozitiv” në Radio 7 ishte psikologia Mirela Gjoni.

    Si ta shmangim frikën

    Gjithë bota është duke kaluar një situatë të pazakontë si pasojë e virusit Covid-19. Pandemia ka shkaktuar në rradhët e njerëzve pasiguri dhe frikë për të ardhmen. Por a është normale që ne si besimtarë të ndjejmë frikë në një situatë të tillë dhe si ta shmangim frikën nëse e ndjejmë atë?

    Vendos të ngrihesh

    Bona Miekley prezantoi temën e re të grupeve të punës në MOPS, “Vendos të ngrihesh”, që po u vjen në ndihmë dhe po u shërben shumë nënave të reja.

    Ndihmo fëmijët të gjejnë thirrjen e tyre

    Detyra e çdo prindi është ta drejtoj fëmijët e tij në planin që Zoti ka për ta, bazuar në veçantitë e tyre si fëmijë të Perëndisë. Lexoni disa këshilla se si prindërit  mund t'i ndihmojnë fëmijët të gjejnë thirrjen e tyre

    Lavdi Perëndisë që është e premte | Pashka 2020

    e premtja e mireZot, a do të mundim të të falenderojmë mjaftueshëm? Ti durove më shumë dhimbje, më shumë turp, më shumë trishtim, më shumë pikëllim se sa mund të kuptojmë ne. Na ndihmo të kujtojmë se përse vdiqe. Për shkak të dashurisë. Për shkak të mëshirës. Sepse dëshpërimisht kemi nevojë për të dyja. Në emrin e Jezusit, Amen.

    Pandemia – Një film mbi koronavirusin nga Ray Comfort

    film mbi koronavirusin pandemiaSi për ironi, në filmin e tij të fundit, personazhi i Tom Henks, iu lut Zotit për mbrojtje, kundër një armiku të padukshëm. Legjenda e Hollivudit, Tom Henks, dhe gruaja e tij, Rita Uillson, kanë njoftuar se kanë dalë pozitivë me koronavirus në Australi. Si për ta rënduar situatën Tom Henk vuan edhe nga diabeti i tipit B. Por për fat të mirë, ata e njohin fuqinë e lutjes. "Përpiqemi të bëjmë një jetë të mirë, të pastër dhe të shëndetshme.", thonë ata. "Dhe lutja na ndihmon. Perëndia është pjesë e jetës tonë."

    Në postë mbërriti një letër nga koronavirus

    Mësime nga koronavirusLe të themi se jam këtu sepse u lodha duke ju parë se si ecni pas dhe nuk evoluoni. U lodha teksa shihja se si vazhdimisht shkatërroheshit nga duart tuaja. U lodha nga mënyra se si e trajtoni planetin. U lodha nga mënyra se si silleni me njëri – tjetrin. U lodha me abuzimet tuaja, me dhunën tuaj, me luftërat, me konfliktet tuaja mes njëri – tjetrit, me paragjykimet tuaja. U lodha nga zilia e shoqërisë suaj, nga hipokrizia juaj, nga egoizmi juaj, u lodha nga koha e pakët që i dedikon vetes dhe familjes, u lodha nga vëmendja e pakët që i kushtoni fëmijëve tuaj. U lodha nga rëndësia që i jepni gjërave të panevojshme në kurriz të gjërave thelbësore. U lodha nga kërkimi juaj i furishëm për fustanin më të bukur, për modelin më të fundit të  celularit, për makinën më të bukur, thjesht për tu dukur më i plotësuar. U lodha nga tradhëtitë tuaja, u lodha nga keqinformimi juaj. U lodha nga koha e pakët që i dedikonin komunikimit. U lodha nga ankesat tuaja të vazhdueshme ndërsa nuk bënit asgjë për të përmirësuar jetën tuaj.

    Nëse ke të afërm të moshuar, lexo këtë artikull.

    te moshuarit me koronavirus

    Koronavirusi i ri mund të infëktojë këdo, por të moshuarit, mbi 60 vjeç, kanë simptoma më të rënda.

    Disa këshilla janë të aplikueshme për çdo gjeneratë, por ka edhe masa specifike që të moshuarit duhet të marrin pëe të ruajtur shëndetin e tyre.

     Page 2 of 12 « 1  2  3  4  5 » ...  Last »