Lajmi Fundit
prev next

7 Vargje për Ditën e Zgjedhjeve

Pas një fushate elektorale të gjatë, të vështirë dhe të zhurmshme, le të lejojmë fjalën e Perëndisë të na inkurarojë. Lexoni dhe kujtoni që këto janë fjalët e Perëndisë. Fjala e tij është më e fuqishme se çdo fjalë tjetër në këtë botë.

Nëse zemra juaj vuan këtë Krishtlindje

Nëse zemra juaj ka dhimbje, ajo dhemb disi thellë dhe më shumë gjatë kohës së Krishtlindjes. Pavarësisht ndriçimit të qirinjve, të yjeve dhe dritave vezulluese, këto ditë mund të jenë ditët më të errëta të vitit. Është një kohë ku personi që rri vetëm bëhet i vetmuar, kur realiteti i jetës në tokë nuk krahasohet me pritshmëritë dhe humbjet e jetës rrënjosen më shumë në kujtesë.

10 mrekullitë e Krishtlindjes

Në Bibël jepen rreth 365 emra dhe përshkrime që i referohen Jezus Krishtit, por asnjë nuk është më i këndshëm se sa emri që gjendet te Isaia, ku profeti tha: “Ai do të quhet Këshilltar i admirueshëm.”.

3 udhëzime për t’u përballur efektivisht me stresin

“Nëse Perëndia mund të kontrollojë botën tonë—nëse Ai mund të zgjerojë qiejt—atëherë me siguri mund të më ndihmojë për problemet që kam.” Po, ju mund ta thyeni zakonin e tensionit, para se ai t’ju thyejë ju.

Besim në betejë

Frika është armiku i madh i besimit dhe pothuajse solli shkatërrimin e popullit të Zotit. Pasi Zoti i shpëtoi Izraelitët nga skllavëria në Egjipt, ata u gjetën me shpinë në Detin e Kuq, përballë qerreve të fuqishme të Egjiptit. Ata ishin zënë në kurth, me sa duket pa asnjë rrugëdalje.

Të mposhtësh pikëllimin dhe vetminë

Është e rëndësishme që ju të përballeni me realitetin e humbjes në jetën tuaj dhe më pas, ta lejoni veten të kalojë përmes një kohe pikëllimi, dhimbjeje dhe lotësh. Nëse do ta bëni këtë, kur të vijë koha që Perëndia t’i flasë zemrës suaj e t’i thotë: “Është koha të ngrihesh e të vazhdosh përpara”, atëherë do të jeni në gjendje ta bëni këtë në besim.

Që shqiptarët të kthehen tek Zoti

Najua ka thënë: “Ne mund tu mësojmë shumë gjëra njerëzve po gjëja më e rëndësishme është që ata të kthehen tek Zoti me të vërtetë, sepse pa Krishtin ata janë të humbur në këtë botë!”

Tetori: Muaji i Nderimit të Pastorëve

Muaji i Nderimit të Pastorëve është një kohë e veçantë ku kishat nderojnë familjet pastorale për përkushtimin e tyre sakrifikues dhe për bekimet e shumëfishta që marrin prej tyre.

Si të mendosh kur je i sëmurë?

Kur ne jemi sëmurë, armikut i pëlqen të na e bombardojë mendjen me mendime negative si: “Kjo nuk do të funksionojë kurrë. Ti nuk do të shërohesh kurrë. Sëmundja do të vazhdojë të bëhet më keq.” Sidoqoftë, një nga mënyrat që kam mësuar për të ndalur mendimet e gabuara, është duke e mbushur mendjen me mendime të drejta nga Fjala e Perëndisë. Hebrenjve 4:12 thotë: Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese… Të menduarit dhe të folurit rreth Fjalës së Tij, u japin frymë jete situata që ne kalojmë.
 Page 1 of 8  1  2  3  4  5 » ...  Last »