Lajmi Fundit
prev next

PD, publikim të provave për blerjen e votave

Partia Demokratike ka vijuar sërish me publikimin e atyre që ajo i cilëson si prova për blerjen e votave për 25 prillin. Në një dalje publike nga selia e PD-së, Jorida Tabaku thekson se nga 1 janari deri më 25 prill, janë bërë 125 milionë euro transferta qeveritare për procesin e rindërtimit për 11 bashki të vendit. Në emër të PD-së, Tabaku tha se deri më tani SPAK nuk ka bërë asnjë veprim për hetimin e krimit zgjedhor.

Rama: Ndjekja e deklaratave për Shqipërinë, mendoj për kryeveprën e Samuel Beckett

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryeministri ka sjellë në vëmendje, kryeveprën botërore të Samuel Beckett ,‘Duke pritur Godonë’. Në Twitter,  Rama shkruan: “Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa  ndjek deklarat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë apo të vdekur, është sigurisht e rastësishme” Një ditë më parë Këshilli Bashkimit Evropian i ka kërkuar përmes një letre vendeve anëtare të hapin sa më parë të jetë e mundur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Komisioni Hetimor, ftesë Metës

Komisioni Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit i ka bërë ftesë, Ilir Metës që në datën 18 Maj, të paraqitet për të dëgjuar argumentet e tij përsa i takon akuzave  të mazhorancës, që pretendon se ai ka kryer shkelje të rënda kushtetuese gjatë fushatës zgjedhore. Komisioni vendosi që për ekspertin që do të asistojë komisionin për hartimin e raportit që do t’i çohen Kuvendit për miratim, të vendoset në mbledhjen e ardhshme

Kazani i Rusisë, tronditet nga një sulm me armë

Një sulm me armë ka tronditur mëngjesin e sotëm një shkollë në Kazan të Rusisë, duke u marrë jetën të paktën 11 personave, 10 nxënësve dhe një mësuesi. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dy sulmues të paidentifikuar kishin hapur zjarr në një shkollë të mesme në qytetin Rus. Të paktën 32 persona janë plagosur, katër prej të cilëve gjenden të shtruar në spitale.  Sipas burimeve, njëri nga sulmuesit është një adoleshent, i cili  është vënë nën pranga ndërkohë që  po kërkohet për tjetrin. Arsyeja e sulmit është ende e paqartë.

 

 

Ardita Sinani, kryeparlamentare në Preshevë

Ardita Sinani është zgjedhur kryeparlamentare në Preshevë më gjithsej 22 vota pro dhe 9 kundër. Në këtë mënyrë partia e udhëhequr nga kryetari i deritanishëm, Shqiprim Arifi, ka dalë në opozitë. Deputeti i vetëm shqiptarë në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar Arditën për zgjedhjen e saj në krye të Komunës së Preshevës. Uroj poashtu partnerët e koalicionit, Ragmi Mustafa për pozitën e zv/kryetarit të komunës e Sami Salihu për pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal.- shkruan Kamberi.

Ambasada e Republikës së Kosovës, në Paris rihap shërbimet konsullore

Ambasada e Republikës së Kosovës, në Paris njofton se shërbimet konsullore do të rihapen për publikun nga dita e martë, më 11.05.2021. Kjo ambasadë fton që t’i kontaktoni përmes telefonit zyrtar për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në orën 16:00. Po ashtu, luten që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm.

BE: 34% e popullsisë e ka marrë të paktën një dozë vaksine

Bashkimi Europian njofton se 34% e popullsisë së ka marrë të paktën një dozë të vaksinës antiCOVID-19. Të dhënat bëhen publike nga euro-komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides, në fjalën e saj në Forumin Ekonomik Delphi. “Politika e suksesshme e vaksinimit të BE-së do të vazhdojë, sepse me të vendet më të vogla kanë fituar qasje të barabartë në vaksinat”, tha Kyriakides. “Është e nevojshme që ne ta vazhdojmë këtë politikë”, vazhdoi ajo, duke deklaruar se 16 miliardë doza vaksinash antiCOVID-19 janë dorëzuar tashmë në BE. Kyriakides shtoi se një plan veprimi i mirëkoordinuar dhe vendimtar është i nevojshëm për të përmirësuar gatishmërinë e BE-së për kriza të tilla.

Rreth 20 mijë efektivë policie, të vaksinuar në Shqipëri

Rreth 20 mijë efektivë policie janë vaksinuar deri më tani në Shqipëri. Lajmi është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministrja thotë se vaksinimi masiv në të gjithë vendi ka kaluar shifrën e 612 mijë në total. Ajo thekson se qeveria është e vendosur të vijojë me ritme të shpejta për të mbërritur në 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.

Diplomacia evropiane, apel për hapjen e negociatave për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut

Diplomacia europiane apelon për hapjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përmes një letre dërguar vendeve anëtare ministrat e jashtëm të BE-së, kërkojnë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dy vendet. Në të theksohet se ky moment do të nxiste vazhdimin e mëtejshëm të reformave. “Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin “, shkruan komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Australia, fillon përgatitjet për Lojërat Olimpike të Tokios

Australia filloi të vaksinojë atletët e saj olimpikë dhe paraolimpikë kundër COVID-19, në përgatitje për Lojërat Olimpike të Tokios, të cilat janë planifikuar të fillojnë në korrik. Kryetari i Komitetit Olimpik Australian, Matt Carroll tha se nuk ishte e detyrueshme që atletët ose stafi të merrnin vaksinën, por shpresonte se secili do të merrte dozën e tij të parë deri në “fund të javës tjetër. Mbi dy mijë atletë australianë dhe stafi ndihmës do të udhëtojnë në Japoni për lojërat, dhe ata që kthehen në Australi duhet të karantinohen pas mbërritjes. Carroll shtoi se ai është “shumë i sigurt” se lojërat në Tokio do të vazhdojnë.

 Page 1 of 7  1  2  3  4  5 » ...  Last »