Lajmi Fundit
    prev next

    Dita Botërore e Kancerit – 4 Shkurt

    Dita Botërore e Kancerit është një ditë ndërkombëtare e shënuar më 4 Shkurt për të rritur ndërgjegjësimin ndaj kancerit dhe për të inkurajuar parandalimin, zbulimin dhe mjekimin e tij. Dita Botërore e Kancerit u themelua nga Bashkimi për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit për të mbështetur qëllimet e Deklaratës Botërore të Kancerit, të shkruar në 2008-tën. Qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Kancerit është që në mënyrë të konsiderueshme të reduktojë sëmundjen dhe vdekjen e shkaktuar nga kanceri deri në 2020.

    Ushqimet që të japin energji

    A nuk të japin energji të gjitha ushqimet? Po, por në mënyra të ndryshme. Pijet e ëmbla, ëmbëlsirat, dhe kekët na japin (sheqer) në gjak shumë shpejt. Por vetëm pak më vonë ju do të ndiheni përsëri të lodhur dhe të uritur. Nga ana tjetër karbohidratet komplekse, yndyrat e shëndetshme dhe proteinat marrin më shumë kohë për tu shpërbërë, dhe për të të ngopur, duke të siguruar një energji të ngadaltë por të sigurt.

     

    Si ta ruani planin e stërvitjes edhe në dimër

    Kërkimet tregojnë që të ndalosh të ushtruari për dy javë mund të fshijë muaj të tërë stërvitjeje, dhe duke fituar vetëm 1% të peshës trupore mund të keni implikime serioze në shëndet. Fatmirësisht, nuk ka nevojë për shumë aktivitet që t’i parandalosh të dyja këto gjëra. Duke zhvilluar këto 5 zakone të vogla por efektive që ndajmë me ty, mund t’i mbijetosh dimrit pa e cenuar shëndetin tënd.

    Çfarë i Ndodh Trupit Kur Bën Ftohtë – Këshillat Si Të Veproni

    I ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit. Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është me të vërtetë i ashpër. Ashtu siç thamë i ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit. Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes. Çfarë ndodh me ju kur bën ftohtë?

     

    Shëndeti dentar

    Balanca e baktereve në gojën tonë është po aq e rëndësishme sa ajo  e zorrëve. Kur disa baktere bëhen  të tepërta fillojnë probleme në dhëmbët tuaj. Ne do t’ju tregojmë se si të kujdeseni për shëndetin oral duke ruajtur balancën mikrobiale në gojën tuaj.

    Pesë mënyra të provuara shkencërisht për të rritur inteligjencën tuaj

    Për shumë vite, shkencëtarët besonin se inteligjenca e një personi përcaktohej nga gjenetika dhe se nuk kishte asnjë mënyrë se si një person mund ta përmirësonte atë. Më vonë, u zbulua që kjo ishte e gabuar kur fëmijët u aftësuan të trajnonin trurin e tyre dhe arritën një inteligjencë më të lartë. Kërkime të tjera kanë treguar se dhe të rriturit kanë kapacitetin të përmirësojnë inteligjencën e tyre. Ndajmë me ju disa mënyra të cilat janë provuar shkencërisht dhe kanë dhënë rezultat në përmirësimin e inteligjencës së një personi.

    Të mirat e çajit dhe kafes

     

    Shëndetin ose e përmirësojmë ose e shkatërrojmë nëpërmjet ushqimeve që zgjedhim. Po ashtu edhe me pijet. Nga njëra anë qëndrojnë pijet me gaz, zgjedhja më e keqe që mund të bëjmë për të shuar etjen. Dhe nga ana tjetër qëndron uji, më i miri për të shuar etjen dhe për tu kujdesur për shëndetin.

    Por uji nuk na ofron një shije të veçantë dhe ne duam që ndonjëherë të shijojmë një pijë. Një alternativë ekselente për këtë është kafja ose çaji. Të dyja këto pije kanë fituar një vend të pazëvendësueshëm ndërmjet pijeve të shëndetshme, por me disa përjashtime.

    Të mësosh fëmijët rreth parave

     

    Zotit i përkasin të gjitha, ndaj ne duhet të marrim parasysh parimet e perëndishme përpara se të vendosim se çfarë do të bëjmë me paratë tona. Instinktivisht mendojmë se ata që duhet të merren dhe të mësojnë mbi financat janë të rriturit por në fakt nuk duhet të jenë të vetmit. Edhe fëmijët duhet të mësojnë më shumë rreth financave për të kuptuar se përse ju mund ti blini diçka dhe pse diçka jo. Gjithashtu nëse mësojnë që të vegjël ata do të bëhen menaxhues të shkëlqyer të parasë kur të rriten. Ndaj sot zgjedhim t’ju nxisim tu mësoni fëmijëve mbi paratë me disa mënyra shumë të thjeshta.

    Jo më pastrues kimik, por organik

    Një shtëpi e pastër është një ambient ku ke qejf të rrish. Për sipërfaqet e vështira është e lehtë tu drejtohesh dyqaneve për të zgjedhur një pastrues që ta bën punën shpejt, por ka një keqkuptim. Për të patur një shtëpi me të vërtetë të pastër nuk duhet të përdorim produkte me sa më shumë kimikate. Në fakt, një nga arsyet kryesore sepse shtëpia pastrohet rregullisht është për të larguar kimikatet toksike të akumuluara në pluhurat e shtëpisë, si dhe bakteret.

     
     Page 7 of 22  « First  ... « 5  6  7  8  9 » ...  Last »