Lajmi Fundit
prev next

Për të gjithë njerëzit e botës

Veprat e Apostujve, kapitulli 10, vargjet 34 dhe 35, thotë: “Atëherë Pjetri hapi gojën dhe tha: “Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm; por, në çfarëdo kombi, ai që ka frikë prej tij dhe që vepron drejtësisht, është i pranuar nga ai.” Ky ishte një moment vendimtar në Testamentin e ri, sepse paganët po prekeshin nga Ungjilli dhe Perëndia po i hapte sytë Pjetrit, si edhe zemrën e tij, për të kuptuar se Jezusi nuk vdiq vetëm për judenjtë, se Ai vdiq për kombet dhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën.  Dhe se Ai po kërkon adhurues për lavdinë e Tij, nga të gjithë njerëzit e Tokës.

Që këtu e në vazhdim, në këndvështrimin e Pjetrit, dhe në të vërtetë, kisha filloi të luftonte në një mënyrë krejt të re, për ta bërë Mësian Jude të njohur në të gjithë kombet dhe për të sjellë në kishë paganët, njerëzit nga të ghjithë kombet. Dhe kështu, ky ishte një moment vendimtar, që vazhdon edhe sot. Ka shumë e shumë njerëz nga kombe të ndryshme dhe mos mendoni thjesht kombe që janë subjekte gjeo-politike, vende-kombe, por mendoni për grupe etnike njerëzish në botë. Kështu, duke u lutur sot, përpiquni të luteni cdo ditë, për një grup njerëzish në botë, që nuk janë prekur nga Ungjilli. Lutuni sot për kurdët në Turqi. Kështu, rreth 8 milionë e gjysmë jetojnë në Turqi dhe gati 15 milionë në mbarë botën. Kurdët veriorë në Turqi, jetojnë në një zonë shkëmbore dhe kanë shumë pavarësi. Shumë prej tyre kanë fare pak, ose aspak njohuri për Ungjillin. Ka pak bedsimtarë sot në Turqi. Duke përmendur përsëri Veprat e Apostujve 10, Perëndia dëshiron adhurues mes popullit kurd në Turqi.

Dhe Perëndia e shpërndau  popullin kurd në vende të ndryshme në botë. Mendoj për Nashvillin, Tenesin dhe numrin e kurdëve që jetojnë aty. Perëndia i ka sjellë në vende ku predikohet dhe shpallet Ungjilli. Perëndia po io sjell kombet tek ne, ashtu sic po bënte me Pjetrin dhe Kornelin, tek Veprat e Apostujve 10. Kështu, le të përfitojmë nga mundësitë që kemi, për të ndarë Ungjillin me njerëz nga kombe të tjerë dhe le të lutemi me qëllim dhe specifikisht, për përhapjen e Ungjillit në kombe të tjerë.

Kështu, unë dua të lutemi për kurdët në Turqi, pikërisht tani, me besim. Ndërsa lutemi, thjesht besojmë, Perëndi, Veprat e Apostujve 10:34 dhe 35 që thotë se Ti nuk je i anshëm dhe se cdo komb, kushdo që ka druajtjen e Perëndisë dhe bën të drejtën, është i pranuar nga Ty. Le të lutemi. Oh, Perëndi, ne besojmë se Ti i do kurdët në Turqi. Ti i do ata. Ti dëshiron që ata të njohin hirin Tënd. Ti dëshiron që ata të të adhurojnë Ty, në gjithë lavdinë Tënde. Kështu ne lutemi që Ti do t’ua bësh atyre të njohur lavdinë Tënde.

Ne lutemi për takime hyjnore mes njerëzve, ashtu sic dërgove Pjetrin për të ndarë Ungjillin me Centurionin pagan, lutemi që Ti ta bësh këtë edhe me jetën e kurdëve sot. Oh, Perëndi, sill ndjekës të Krishtit në takimet me kurdët në Nashvill dhe Tenesi, dhe kudo tjetër dhe lutemi që Ti t’u hapësh sytë para hirit dhe lavdisë Tënde dhe t’i tërheqësh drejt Teje sot. Lutemi që Ti të tërheqësh gjithmonë e më shumë kombe drejt Tejhe dhe që Ti të na përdorësh ne, njerëzit e Tu, që të jemi pjesë në përhapjen e Ungjillit mes shumë e shumë njerëzve në botë. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Kishëmbjellës anonimë

Veprat e apostujve, kapitulli 11, vargjet 19 deri në 21. “Ndërkaq ata që ishin shpërndarë për shkak të përndjekjes që nisi me Stefanin, arritën deri në Feniki, në Qipro dhe në Antioki, duke mos ia shpallur fjalën asnjë tjetri, përveç Judenjve. Por disa prej tyre me origjinë nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arritën në Antioki, filluan t’u flasin Grekëve, duke shpallur Zotin Jezus. Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.”

Këto vargje përshkruajnë mbjelljen e kishën në Antioki, një nga kishat më influencuese në historinë e Krishtërimit, jo thjesht vetëm të shekullit të parë. Kisha e Antiokisë, disa kapituj në pas, do të jetë kisha që dërgon Palin dhe Barnabën, në udhëtimin e tyre të parë si misionarë dhe con në mbjelljen e kishave në gjithë Perandorinë Romake. Udhëtimi i parë, i dytë dhe i tretë i misionarëve, filluan nga kisha e Antiokisë, dhe ajo që është interesante në këto vargje që flasin për mbjelljen e kësaj kishe, është se ne nuk dimë ndonjë nga emrat e njerëzve që e mbollën këtë kishë.

Kështu, thjesht thotë: “Por disa prej tyre,”vargun 20, me origjinë nga Qipro dhe nga Kirenea, kur arritën në Antioki, filluan t’u flasin Grekëve, duke shpallur Zotin Jezus. Dhe dora e Zotit ishte me ta; dhe një numër i madh besoi dhe u kthye te Zoti.”Është interesant mendimi se kjo kishë strategjike në historinë e Krishtërimit, u mboll nga disa njerëz, të cilëve nuk u dimë as emrat. Thjesht quhen ‘ata’ në Bibël dhe ata patën një ndikim të madh në përhapjen e Ungjillit, në botën që njihej në atë kohë dhe deri sot, në ditët tona. Dhe kështu, unë lexoj këto vargje dhe thjesht mendoj: “Është pikërisht kjo. Kjo është mënyra se si Perëndia ka përcaktuar për përhapjen e Ungjillit, në mbarë botën. Perëndia ka paracaktuar që Ungjilli të përhapet nga njerëz të zakonshëm,” dhe shpresoj që kjo të inkurajojë secilin prej nesh. Ne kemi tendencën të mendojmë: “Ah, nuk mund të përdorem nga Perëndia, sepse jam njeri kështu e njeri ashtu. Nuk e kam këtë dhunti, apo atë dhunti.”  Por që nga fillimi i Biblës, kur vjen puna tek zgjerimi i kishës, kjo është historia e përhapjes së Ungjillit, që nga fillimi. Dhe kjo ndodhi përmes disa njerëzve që, në Bibël, quhen ‘ata’ dhe ju jeni ‘ata’. Unë jam ‘ata’. Ne jemi të gjithë njerëz të zakonshëm, por Perëndia ka zgjedhur të përdorë njerëz të zakonshëm, për të përhapur lajmin më të mrekullueshëm, në mbarë botën. kështu, unë dua t’ju inkurajoj që të mos e nënvlerësoni atë që Perëndia ka paracaktuar për jetën tuaj, në lidhje me përhapjen e Ungjillit dhe të përparimit të Mbretërisë së Tij. Mos e nënvlerësoni rolin që Perëndia ju ka dhënë të luani, në mënyra që do të ndikojnë jo vetëm njerëzit në jetën tuaj sot, por edhe tek njerëz të tjerë përtej jetës suaj, kur ju ecni në bindje ndaj Tij. Kështu, unë dua të lutemi për këtë sot:

Oh, Perëndi, Unë lutem për jetën time. Unë lutem që cdo person që po e dëgjon këtë mesazh tani, të inkurajohet në zemër kur mendon, jo për dhuntitë që ka, apo aftësitë, apo se cfarë sjell në tryezë, por kur mendon për faktin se Kush je Ti, dhe se cfarë ke bërë në jetën e tij dhe për fuqinë Tënde të jashtëzakonshme, për të përdorur njerëz të zakonshëm, për përhapjen e  lavdisë Tënde në mbarë botën. Na ndihmo të lutemi përsëri. Ndihmoje secilin prej nesh të bëjë atë pjesë që Ti dëshiron të bëjë, në përhapjen e Ungjillit sot, në mbjelljen e kishave, në dërgimin e misionarëve. Zot, ne duam të jemi besnik në atë rol që Ti na ke dhënë, ashtu si ata burra dhe gra tek veprat e Apostujve 11 dhe ne lutemi që Ti ta përdorësh jetën tonë të zakonshme, në mënyra të jashtëzakonshme, përtej asaj që ne kërkojmë apo imagjinojmë, për hir të lavdisë Tënde, për përhapjen e Ungjillit Tënd. Ne lutemi në emër të Jezusit, Amen.

Duke ecur në druajtje dhe ngushëllim

Veprat e Apostujve 9:31: “Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.” C’pamje e mrekullueshme e kishës! Ajo po ndërtohet, ajo po rritet, apo po shumohet, por dëgjoni këtë përshkrim: “duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë.” Kjo është ajo kishë, pjesë e së cilës unë dëshiroj të jem. Unë dua të luaj një rol në drejtimin e një kishe që ndjek këtë rrugë.

Të ecësh në druajtjen e Zotit. Kjo është mënyra se si Zoti i ka krijuar të ecin njerëzit e Tij, kishën e Tij: në druajtjen e Tij. Cfarë do të thotë të druhesh nga Zoti? Ne e dimë se nuk do të thotë të kesh frikë prej Tij, nga ndëshkimi i Tij për mëkatin tonë, kur mëkati ynë është paguar nga Krishti, në kryq; nuk duhet të kemi frikë nga zemërimi i Tij, në këtë kuptim. Në të njëjtën kohë, duhet të kemi frikë të kthehemi tek mëkati ynë, gjë që nuk e nderon Perëndinë dhe e shuan atë që Jezusi bëri për ne në kryq.

Ka një frikë reale; Kur lexoj Biblën, shoh Isaian duke u dridhur para Zotit, shoh Ezran që bie përmbys para Perëndisë, me frikë; shoh përshkrime nga më të ndryshmet; madje dhe dishepujt, kur kuptuan se kush ishte Jezusi, ata patën frikë. Me rritjen e njohurisë mbi Perëndinë dhe ndërgjegjësimin për atë që Ai është, vjen edhe një rritje e druajtjes dhe qëndrimi në mahnitje para Tij, që është frikë në kuptimin e vërtetë, sepse shenjtëria e Tij, madhështia e Tij, mëshira e Tij dhe pushteti i Tij, ngjall druatjen dhe frikën në ne.

Ne jemi paracaktuar të ecim në druajtjen e Tij, por kjo dyfishohet me ecjen në druatjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së shenjtë. Pra Perëndia na ngushëllon në druatjen tonë, përmes pranisë së Frymës së Tij brenda nesh; Ngushëlluesi Jezus na premtoi se do të na ngushëllonte. Po. Ai na dënon për mëkatin, por pastaj na ngushëllon, sa herë që ecim përmes sfidash dhe mundimesh në këtë botë, gjë që duket qartë se po ndodhte me kishën në atë kohë.

Oh, qofshin të dyja trë vërteta; le të kemi në kishën e sotme atë druajtje të shëndetshme dhe nderuese ndaj Perëndisë dhe le të dyfishohet kjo druatje, me ngushëllimin që vjen nga Fryma e Tij e shenjtë në jetën tonë.

Le të lutemi: Oh Perëndi, na ndihmo të druhemi prej Teje, ashtu sic jemi thirrur të druhemi, në Fjalën Tënde;  të kemi një njohuri të madhe për madhështinë Tënde, Zot. Na ndihmo të mos jemi të rëndomtë, na ndihmo të mos jemi të shkujdesur para Teje, dhe lavdisë Tënde, dhe pushtetit Tënd, dhe drejtësisë Tënde, dhe shenjtërisë Tënde. Perëndi, na ndihmo të kemi një frikë të shëndetshme prej Teje dhe të ecim në të dhe në të njëtën kohë, të ecim në ngushëllimin që vjen nga Fryma Jote. Le të jenë këto realitet në kishën Tënde, më shumë e më shumë, cdo ditë. Na fal që jemi të shkujdesur para Teje, në një mënyrë që nuk karakterizohet nga kjo lloj frike dhe druajtje; na ndihmo të kemi këtë lloj druatje në kishën Tënde sot dhe në të njëjtën kohë, na ndihmo të përjetojmë ngushëllimin, dhe gëzimin, dhe paqen që vjen nga Fryma Jote brenda nesh. Në të njëjtën kohë, le të jenë pra druajtja dhe ngushëllimi nga Fryma jote, të vërteta në kishën Tënde sot. Në emër të Jezusit, Amen.

Jezusi po ndërmjetëson për ne

Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Çfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të Perëndisë, por këtu, e shohim të rrijë në këmbë, në të djathtë të Perëndisë. Në këtë moment, kur Stefani do të qëllohej me gurë, ai do të humbiste jetën, ngaqë kishte qenë një dëshmitar besnik i Krishtit, i mbushur me Frymën e shenjtë, sic e pamë tek Veprat e Apostujve 6, plot me Frymën e Shenjtë, ai i nguli sytë nga qielli dhe sheh lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin, tek rrinte në këmbë, në të djathtë të Perëndisë, Ndërmjetësuesin e tij. Mendoj për këtë pasazh, që është një ilustrim i Romakëve, kapitulli 8, ku na mësohet se Vetë Jezusi po ndërmjetëson për ne, në të djathtë të Perëndisë. “Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson. Kush është ai që do t’i dënojë?” Jezus Krishti që vdiq, por më shumë se kaq, që u rikthye në jetë dhe është në të djathtë të Perëndisë, duke ndërmjetësuar për ne. Dhe vargjet që vijnë më pas, thonë: “Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?”

Pikërisht kjo është ajo që po ndoidh tek Veprat e Apostujve 7. A do të na ndajë pikëllimi a përndjekja, nga dashuria e Krishtit? Çfarë thotë Romakëve 8 ? “Jo. Jo. u numëruam si dele për therje, Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.” Sepse asgjë, “as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

Oh, Veprat e Apostujve 7, është një ilustrim i përsosur i Romakëve 8, në fund të këtij kapitulli. Jezusi po ndërmjetëson për ne, duke qëndruar në këmbë, në të djathtë të Perëndisë, për ne. Kur ne ecim përmes vuajtjesh, kur ne përjetojmë përndjekje, vecanërisht atëherë kur shpallim Ungjillin e Jezus Krishtit, Ai qëndron për ne, si Ndërmjetësuesi ynë. Nuk mund ta imagjinoj dot, sa ndikim pati kjo, që Stefani të kishte guxim, ndërsa thotë: “Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Kjo e bëri më keq situatën. Ata filluan të bërtisnin e të thërrisnin me zë të lartë dhe u shtynë drejt tij dhe filluan ta qëllonin me gurë, por Stefani është i vendosur dhe thjesht po thotë: “Unë po jetoj për Të. Ai është Ndërmjetësuesi im. Unë nuk kam frikë nga asgjë, madje as nga vdekja. Unë nuk kam frikë nga asgjë, sepse Jezusi është Shpenguesi dhe Ndërmjetësuesi im, në të djathtë të Perëndisë.”

Kështu, le të jetojmë sot, të guximshëm, në rrethanat ku jemi, se asgjë nuk mund të vijë kundër nesh dhe asgjë nuk do të na ndajë nga dashuria e Krishtit. Le të jemi dëshmitarë të guximshëm. Le të shpallim Ungjillin. Le të jetojmë me zell për lavdinë e Perëndisë, duke e ditur se kemi një Ndërmjetësues në të djathtë të Perëndisë. Ai jeton dhe lutet për ne dhe flet për ne.

Le të lutemi. Oh, Perëndi, faleminderit, faleminderit, faleminderit që dërgove Jezusin të vdiste në kryq, të ngrihej prej së vdekurish, të ngrihej në të djathtën Tënde dhe të ndërhyjë për ne. Oh, Perëndi, mendoj për cdo aspekt të jetës sime, ku kam nevojë për Ty, mendoj për ata që janë duke na dëgjuar dhe për cdo aspekt të jetës së tyre, ku kanë nevojë për Ty. Zot, faleminderit. Jezus, faleminderit që je në të djathtë të Atit pikërisht tani, duke na premtuar të na japësh cdo gjë që na nevojitet. Ne i mbajmë sytë nga Ty, si Ndërmjetësuesi ynë. Lutemi që Ti të sigurosh në jetën tonë. Na jep cdo gjë që na nevojitet: urtësi, forcë, paqe, guxim. Zot, cdo gjë që na nevojitet për të jetuar për lavdinë Tënde dhe për të mos pasur frikë në këtë botë, sepse asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria Jote. Ce vërtetë e lavdishme. Na ndihmo të jetojmë me këtë sdot dhe na ndihmo të jetojmë të përqëndruar trek kjo, në jetën tonë sot. Na ndihmo të jetojmë me sytë e ngulur tek Ti, duke parë nga Ti. Lutemi në emër të Jezusit, Amen

Plot me besim, Frymë, Hir dhe Fuqi

Dy vargje, Veprat e apostujve 6:5. “Ky propozim u pëlqeu gjithë dishepujve. Dhe zgjodhën Stefanin, njeri plot besim dhe Frymë të Shenjtë.” Liston edhe disa të tjerë dhe pastaj, mbërrin tek vargu 8. Dhe thotë: “Dhe Stefani, plot besim dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha nëpër popull.” Pra, ja ku kemi Stefanin dhe ai është përshkruar me këto fjalë: “Ai është një njeri plot besim dhe Frymë të shenjtë. Ai është plot hir dhe plot fuqi.” Ky është një përshkrim i mrekullueshëm. Unë dua të përshkruhem në këtë mënyrë nga hiri i Perëndisë. Një njeri plot besim, që beson tek Perëndia dhe ecën sipas Fjalës së Perëndisë, gjë që është shumë e dukshme, ndërsa lexojmë vazhdimin e historisë, në kapitullin 6 dhe në kapitullin 7, dhe Fjala rrjedh prej tij.

Kurrë nuk do ta harroj një nga njerëzit që ka pasur një ndikim të madh në jetën time, thjesht duke përdorur Stefanin, për të më inkurajuar mua.Ai tha: “David, ti sheh burra që janë përdorur në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia, në shkrime dhe në histori dhe nga të cilët rridhte Fjala e Perëndisë. Bëhu si këta burra, plot besim.” Fjala thjesht rridhte prej tyre. Kështu, ishin plot besim dhe plot me Frymën e shenjtë. Ky ishte komenti për jetën e tij. Fryma e mbushte atë. Ishte e dukshme dhe është e dukshme këtu, në fund të kapitullit 6. Të gjithë e shohin atë me ëndje, në vargun 15. “Dhe të gjithë ata që rrinin në sinedër i ngulën sytë në të, dhe panë fytyrën e tij posi fytyra e një engjëlli.” Ai po ecte, i mbushur me Frymën e shenjtë, Pra, plot besim, plot me Frymën e shenjtë dhe plot hir.

Oh, sa koment i mrekullueshëm! Cfarë përshkrimi! Të jesh plot hir, plot me Hirin e Perëndisë, me mirësinë e Tij, të pamerituar nga unë, që thjesht rrjedh përmes meje. Është e dukshme tek unë. Unë jam ky që jam, vetëm prej hirit Tënd dhe pastaj, unë bëhem pasqyrim i hirit Tënd, për njerëzit që më rrethojnë. Dhe jam plot me fuqi. Ka shumë guxim këtu dhe është e mrekullueshme që hiri dhe besimi në Frymën e shenjtë, nuk është një fuqi gërryese, por është një fuqi e përulur. Ka një fuqi të përulur dhe ndjenjë pendese, dhe kjo lloj kurajoje e përulur që ne shohim tek Stefani, e bën atë të aftë të bëjë, atë që nuk mund ta bënte me fuqinë e tij, Ai është plot me fuqinë e Perëndisë, kështu që ajo që ai po bën, është shumë më e madhe, se ajo që mund të bënte me fuqinë e tij.

Le të jetë kjo gjë , e vërtetë edhe për mua. Le të jenë këto përshkrime, të vërteta edhe për ju. Le të jem unë, le të jeni ju, le të jemi ne të gjithë, plot besim tek Perëndia. Le të jetojmë plot me besim tek Perëndia, duke u mbështetur tek Ai. Le të jemi plot me Frymën e shenjtë sot. Frymë e shnejtë na drejto, na udhëzo, na udhëhiq. Në cdo gjë që bëjmë. Na ndihmo të jemi të sinkronizuar me Frymën Tënde, O Perëndi, gjatë gjithë ditës. Plot hir. Fuqia dhe mirësia jote, e pamerituar nga ne, le të derdhet mbi jetën tonë dhe të reflektohet përmes jetës sonë. Kështu, Perëndi, lutemi që të jetë kështu. Unë lutem për veten dhe për ata që më dëgjojnë, Zot, na ndihmo të jemi gjithgë këto gjëra, me anë të hirit Tënd në ne dhe të fuqëisë së Krishtit që punon në ne. Na ndihmo të jetojmë sot, plot besim, duke të besuar Ty gjatë gjithë ditës dhe plot me Frymën Tënde.

Lutemi që të na drejtosh, udhëzosh dhe udhëheqësh, përmes Frymës Tënde. Na ndihmo të jemi plot hir, duke marrë hir. Ne kemi nevojë për hirin Tënd sot, në cdo moment. Në cdo gjë që bëjmë, kemi nevojë për hirin Tënd, si dhe ta shfaqim atë hir. Na ndihmo të mos jemi thjesht rezervuarë të hirit dhe fuqisë, por pasqyrues të hirit dhe të fuqisë, tek të gjithë ata që na rrethojnë. Zot, na jep guxim sot, si dëshmitarë të Ungjillit. Na jep guxim dhe kurajo, një kurajo të përulur, për të bërë gjithcka që Ti na ke thirrur të bëjmë, në bindje ndaj Teje. Le të jemi gra dhe burra plot besim në Frymën e shenjtë, plot hir dhe fuqi. Në emër të Jezusit, Amen.

 

Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njeriut

Veprat e Apostujve 5:29: “Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: “Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.” Oh, unë dua që kjo lutje të jetë komenti i jetës sime. Do ta thosha si inkurajim: Le të jetë kjo lutje, komenti i jetës suaj, le të jetë ajo që na drejton, na motivon, dhe na zgjon cdo mëngjes, të jetë ajo që na drejton në cdo vendim që ne marrim, cdo mendim që kemi, cdo dëshirë që kemi, në gjërat që bëjmë. “Perëndi, unë dua të të bindem Ty, jo njerëzve.”

Unë thjesht, shoh në jetën time një tendencë të rrezikshme për t’u tunduar që të kënaq njerëzit dhe të bëj atë që do t’i bëjë njerëzit të mendojnë mirë për mua. E shoh krenarinë time, të ketë tendencën një tendencë mëkatare, për të më motivuar. Për shembull, si do të ndikojë kjo në mënyrën se si të tjerët mendojnë për mua? Si do të ndikojë kjo, në mënyrën se si të tjerët më perceptojnë? Çfarë do të mendojnë të tjerët për këtë, apo atë? Thjesht mendoj, çfarë do të mendonte Perëndia, nëse unë do të ecja sipas mendimeve, dëshirave dhe veprimeve të mia? Çfarë do të mendonte Perëndia për këtë? Çfarë do ta kënaqte më shumë Atë? Cila është gjëja më e bindur ndaj Fjalës së Tij? Po sikur ky të jetë motivacioni i jetës sime, i jetës suaj, sepse kjo është ajo që ka rëndësi.

Perceptimi i njerëzve, lavdërimi i njerëzve, duartrokitjet e njerëzve, nga të gjitha shkrimet, ne e dimë se këto përvoja janë shumë të shkurtra. Për një kohë të shkurtër. Nuk zgjasin shumë dhe nuk kanë aspak rëndësi. Ajo që ka rëndësi në fund, është ajo që Perëndia thotë, ajo që Ai ka thënë në Fjalën e Tij, t’i bindemi asaj dhe pastaj, asaj që Ai do të na thotë në fund. Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njerëzve. Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 5, në kontekst, duket qartë se persekutimi i kushtonte shumë atyre besimtarëve, sepse ata po burgoseshin, por ata thanë se synimi i tyre në këtë rast, nuk ishte që t’u pëlqenin njerëzve, por t’i pëlqenin Perëndisë. Le të na drejtojë ky motivim sot, në cdo gjë që ne bëjmë.

Ne lutemi për këtë. Perëndi, më ndihmo mua, na ndihmo ne! Unë lutem që sot, të drejtohemi nga zelli për të t’u bindur Ty dhe që Ti të na çlirosh nga dëshira për të kënaqur njerëzit. Jo se nuk mendojmë për njerëzit, përkundrazi, ne duam t’i duam dhe t’u shërbejmë atyre, por ne e dimë se mënyra më e mirë për t’i dashur dhe për t’u shërbyer, është duke t’u bindur Ty, duke bërë atë që të pëlqen Ty, kështuy që na ndihmo, me anë të hirit Tënd. Më ndihmo mua, na ndihmo ne sot, që me anë të hirit Tënd, të të kënaqim dhe të të bindemi Ty, mbi cdo gjë tjetër. Na çliro, na shpëto nga vetja jonë, nga krenaria jonë, që na bëjnë të duam të kënaqim këtë njeri, apo atë njeri, në vend që të të kënaqim Ty. Na ndihmo të të bindemi Ty, më shumë se sa njerëzve. Në emër të Jezusit, Amen.

Zot Sovran

Veprat e Apostujve 4:24: “Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia dhe thanë: “O Zot, ti je Perëndia që ke bërë qiellin, tokën, detin dhe gjithçka që është në ta.’” Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të filluar një lutje, sidomos kur unë mendoj të ulem këtu. Tek Veprat e Apostujve 4, besimtarët po përjetonin persekutimin për herë të parë, gjë që ne e shohim të regjistruar.  Në Testamentin e ri dhe ata janë liruar në vargun 23. Ata mblidhen së bashku me miqtë e tyre, dhe flasin për atë që ka ndodhur, ato që u kishin thënë krerët e priftërinjve dhe pleqtë, si dhe kërcënimet që u ishin bërë.

Bibla thotë: “Kur i dëgjuan këto, ata unanimisht e ngritën zërin te Perëndia,” dhe cilat ishin fjalët e para që ata thanë?  Fjalët e tyre të para (në gjuhën origjinale) ishin: “O Zot Sovran.” Ata mund të kishin përdorur shumë tituj për Perëndinë në atë pikë: “Ati ynë në qiej,” dhe vërtet, Jezusi kështu na mësoi të lutemi, apo ndonjë term më të përgjithshëm për Perëndinë, tituj të panumërt, por ata përdorën “O Zot Sovran”. “Despotët” është fjala e përdorur, despot. Ne e mendojmë një despot, si një sundues autoritar, që ka autoritet sovran dhe kështu, është mirë të shohim kishën e hershme në fillimet e saj.

Ata po përballeshin me persekutimet, morën kërcënime për jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre, dhe gjëja e parë që ata bënë, është se ngritën sytë lart në qiell se bashku, dhe rrëfyen: “Ti je në kontroll.” Duket sikur gjërat rreth nesh, kanë dalë jashtë kontrollit, kryeprifti do të na bëjë këtë, pleqtë duan të na bëjnë atë, por Ti je në kontroll.” Pastaj, pjesa tjetër e lutjes, vazhdon me fjalë që tregojnë persekutimin e Jezusit, ashtu sic Perëndia e kishte paracaktuar të ndodhte. Dhe kështu, edhe kur Jezusi u persekutuar, Perëndia ishte Zoti Sovran. Ati ishte në kontroll të asaj që ndodhi dhe kështu, ashtu sic Ati ishte në kontroll, kur Jezusi u gozhdua në kryq, Ai ishte në kontroll edhe kur ata po persekutoheshin,

Ky, sigurisht që është një inkurajim për vëllezërit dhe motrat në mbarë botën, të cilët po përjetojnë persekutim dhe po vuajnë në mënyra të ndryshme, që ata të dinë se gjërat nuk janë jashtë kontrolli, se Perëndia është në kontroll të cdo gjëje që po ndodh, si edhe të kërcënimeve që vijnë kundër tyre. Cdo gjë është nën sovranitetin e Perëndisë . Kjo vlen edhe për jetën tonë, pavarësisht se cfarë po na ndodh, pavarësisht situatave të vështira që kalon secili prej nesh, pavarësisht se me c’probleme po ndeshemi pikërisht tani.

Ndoshta disa prej jush e gjejnë veten në luginë dhe kundër tyre vijnë gjëra që as nuk i kishin menduar, dhe ata tundohen të mendojnë se cdo gjë ka dalë jashtë kontrolli, por pikërisht në këtë moment, ata duhet të shohin lart, të fillojnë t’i luten Perëndisë që është në kontroll, Zotit Sovran,  dhe të dinë se Ai ka autoritet mbi të gjitha gjërat dhe mban të gjitha gjërat në duart e Tij dhe sipas asaj që na premton më vonë, ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë, për ata që e duan Perëndinë dhe janë thirrur sipas qëllimit të Tij. Do të doja të lutesha, vecanërisht për ata që janë duke më dëgjuar, të cilat mund të jenë duke kaluar vështrirësi apo sfida, pikërisht tani. Le të lutemi:

Zot Sovran, ne rrëfejmë se Ti je në kontroll, se nuk ka asgjë të fshehur prej teje dhe se në fund, Ti do t’i bësh të gjitha gjërat të bashkëveprojnë për mirë, për ata që të duan Ty dhe që janë thirrur sipas qëllimit Tënd. Ne besomë në Ty, ne besojmë në sovranitetin Tënd, ne besojmë në sundimin Tënd mbi të gjitha gjërat. Ne lutemi që Ti të na ndihmosh, të na ndihmosh të mbajmë sytë të fiksuar tek Ty dhe tek autoriteti Yt sovran. Ne lutemi; lutemi për vëllezërit dhe motrat që po kalojnë sfida, që Ti t’u japësh hir, forcë dhe besim, për të parë dorën Tënde sovrane ndërsa vepron, edhe në ato gjëra që nuk i kuptojnë; në misterin e gjërave që nuk i kuptojnë, dhe të besojnë. Perëndi, vepro dhe bëj që gjërat të bashkëveprojnë për mirë, për ata që të duan Ty dhe që janë thirrur sipas qëllimit Tënd. Ne lutemi në emër të Jezusit, Amen.

Kurrë mos e shpërfillni nevojën e një njeriu

Veprat e Apostujve 3:4:Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: “Na shiko,” Ky është thjesht një varg kalimtar, në mes të kësaj historie. Dhe aty ishte një i ri, i calë që prej lindjes, të cilin e sillnin cdo ditë, tek porta e tempullit. Dhe ai sheh Pjetrin dhe Gjonin që po hynin në tempull, ndërkohë që ai ishte i ulur aty jashtë. Ai u kërkon që t’i japin dicka. Por pastaj, thuhet: “Atëherë Pjetri, me Gjonin, duke i ngulur sytë mbi të, i tha: “Na shiko.” Këtu ka shumë thellësi dhe paramendim. Ata shohin këtë burrë që ishte në nevojë.

Unë thjesht jam i fajësuar në jetën time, kështu, ndërsa lexoj dhe shoh këtë lloj intensiteti dhe paramendimi, të përqëndruar tek një njeri, mendoj për vëte jëtën time. Shoh shumë njerëz në nevojë, në mbarë botën. Flas gjithmonë për rreth 2.8 miliardë njerëz që s’e kanë dëgjuar kurrë Ungjillin. Këtë mëngjes po lutesha për njerëzit Fulani të Kamerunit. 5 milionë prej tyre, kanë pak, ose aspak akses për Ungjillin. Mendoj për ata miliona njerëz që nuk janë prekur nga Ungjilli, për ata miliona që janë duke vuajtur në mënyra të ndryshme, në mbarë botën dhe është e dobishme të kujtojmë këta miliona e miliona njerëz. Po të mos jem i kujdesshëm, mund të përqëndrohem kaq shumë në pamjen e përgjithshme, sa që nuk e shoh atë njeri që është në nevojë, pikërisht aty, para syve të mi. Kjo është ajo që më inkurajon, kur lexoj këtë në Veprat e Apostujve, kapitulli 3.

Ata që janë pasionantë për të prekur jetën e shumë njerëzve, janë pasionantë edhe për të prekur atë njeri të vetëm. Unë dëshiroj të jem pjesë në prekjen e shumë njerëzve, në jetën time, por kjo ka të bëjë me të qenit thellësisht pasionant për të prekur jetën e atij njeriu të vetëm, në jetën time. Thjesht mendoj: “Ndërsa eci nga dita në ditë, Perëndi, më jep forcën dhe paramendimin, që të përqëndrohem në atë njeri të vetëm që është në nevojë, pranë meje”. Kudo qoftë ai njeri, pavarësisht pamjes që ka, le të mbajmë sytë të hapur,  në mënyrë që ta shohim atë që është në nevojë dhe të themi: “Si mund ta dua atë njeri? Si mund t’i shërbej atij njeriu? Si mund ta inkurajoj atë njeri?” Unë dua t’ju inkurajoj, ashtu sic u inkurajua zemra ime përmes këtij teksti, në mes të gjithë këtyre nevojave që ka sot në mbarë botën, le të mos e shpërfillim atë njeri që Perëndia sjell në rrugën tonë, rregullisht, ditë për ditë.

Le të lutemi. Perëndi, lutem që Ti të më japësh sytë e tu, për të parë atë njeri që vjen përballë meje sot, atë njeri, të cilin Ti po më jep mundësinë ta dua sot, t’i shërbej sot, të kujdesem sot, të prek sot, në një mënyrë, apo në një tjetër. Lutem po kështu, edhe [për ata që po dëgjojnë sot.Perëndi, lutem që Ti të na japësh mundësinë të përqëndrohemi në individë të vecantë rreth nesh sot, që ne të mund të jetojmë për lavdinë Tënde, jo thjesht në një zonë të ngushtë, por për lavdinë Tënde në botë, për të përhapur hirin tënd dhe lavdinë Tënde, në jetën e individëve që jetojnë rreth nesh. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Ju do të jeni dëshmitarët e mi

Veprat e apostujve kapitulli 1, vargu 8: “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ju dhe do të bëheni dëshmitarët e mi në Jeruzalem dhe në gjithë Judenë, në Samari dhe deri në skajin e dheut.”

Ky është një varg i fuqishëm. Jezusi u premton dishepujve të Tij, pra mua, juve, çdo ndjekësi të Krishtit, se Ai do të vendosë Frymën e shenjtë brenda nesh, me gjithë fuqinë e Tij. Mendoni për këtë: Fryma e shenjtë e Perëndisë. Ky është Perëndia që po mbretëron sovran pikërisht tani, në mbi 7, 2 miliardë njerëz në botë. Ai ka në kontroll çdo gjë, në të gjithë universin, Ai po mbron Marsin pikërisht tani. Fuqia e Tij duket qartë në gjithë krijimin. Thjesht mendoni për Kanionin e madh, për Perëndinë që e krijoi Kanionin e madh. Kështu,

Ky Perëndi dhe gjithë fuqia e Tij ka vënë Frymën e Tij brenda meje dhe brenda jush. Kjo gjë do t’ju shkundë nga vendi, sikur vërtet të mendoni për këtë. Fuqia e Frymës së Perëndisë jeton brenda nesh dhe qëllimi është i qartë. Ai na ka dhënë fuqinë e Tij, që ne të jemi dëshmitarët e Tij dhe të dëshmojmë se kush është Ai, ta bëjmë atë të njohur në mbarë botën, jo thjesht vetëm rreth nesh, por kudo, deri në skajin e dheut. Kështu çdo ndjekësi të Krishtit i është dhënë fuqia e Frymës, për ta shpalosur dhe për të deklaruar Ungjillin deri në skajin e dheut.

Kjo ndryshon çdo gjë në mënyrën se si unë e shoh jetën sot. Kështu, kudo ku unë shkoj sot, drejtohem nga Fryma e Tij dhe fuqizohem nga Fryma e Tij, për të dëshmuar madhështinë e Tij. Kjo ndryshon çdo marrëdhënie që unë kam. Unë dëshiroj të kërkoj mundësi për t’u dëshmuar njerëzve rreth meje, për mirësinë e Tij, për hirin e Tij, për madhështinë e Tij. Unë e di se nuk më duhet ta bëj këtë i vetëm, pavarësisht se ndonjëherë ndihem në siklet, kur hyj në një bisedë që lidhet me dëshminë. Unë e di se Perëndia i universit ka vënë fuqinë e Tij brenda meje, që unë të mund të jem një dëshmi në atë moment.

Më lejoni të lutem që Perëndia të më japë mua, të na japë neve sot, hirin për të jetuar në fuqinë e Frymës së Tij dhe për të dëshmuar në fuqinë e Frymës së Tij.

Oh Perëndi, faleminderit, edhe pse duket sikur fjalët nuk mjaftojnë, për privilegjin e të pasurit brenda nesh Frymën Tënde, për faktin e mrekullueshëm që Fryma Jote banon brenda meje dhe brenda çdo ndjekësi të Krishtit që po na dëgjon sot. Faleminderit për këtë privilegj dhe ne lutemi që, bazuar në këtë privilegj, Ti do të na ndihmosh të realizojmë sot, qëllimin e Frymës Tënde brenda nesh.

Ne lutemi që Ti të na përdorësh si dëshmitarë. Unë lutem që jeta ime dhe e të gjithë atyre që po më dëgjojnë, të jetë sot një mundësi për t’u dëshmuar për mirësinë Tënde, për hirin Tënd dhe për Ungjillin, njerëzve rreth nesh. Kur ndihemi në siklet ta bëjmë këtë, ose jemi të ndrojtur, ose hezitojmë të flasim, ne lutemi që përmes Frymës Tënde, Ti të na japësh guximin të flasim, të dëshmojmë, të ndajmë Lajmin e mirë të hirit Tënd dhe të lavdisë Tënde, me dikë tjetër sot.

Ne lutemi që Ti, përmes fuqisë së Frymës Tënde në jetën tonë, të tërheqësh dikë tjetër tek besimi në Krishtin. Zot, ne dëshirojmë të përmbushim qëllimin që Ti na ke dhënë në këtë tokë, dëshirojmë që fuqia që Ti na ke dhënë, ta përmbushë atë qëllim. Na ndihmo sot të jemi dëshmitarë dhe na drejto, ndërsa lutemi, në ditët që do të vijnë, të jemi dëshmitarë deri në skajin e dheut. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.