Lajmi Fundit
    prev next

    Dhurata e shpresës…

    A duket shpresa po aq e largët sa horizonti përtej oqeanit? A je duke pyetur veten nëse do e rifitosh qëndrueshmërinë e shpresës në jetën tënde? Gjëja e parë që duhet mbajtur mend është që shpresa nuk është një ndjenjë, por në fakt është një dhuratë nga Perëndia për ty. Shpresa është spiranca që Ai tashmë ka lëshuar për të sjellë qëndrueshmëri në zemrën dhe jetën tënde.

    Ndikimi i fjalëve…

    A ke ndaluar ndonjëherë të vlerësosh ndikimin e mënyrës tënde të komunikimit? Një fjalë e kujdesshme, inkurajuese, një koment i bërë prerazi, një vështrim i dhembshur  ose një koment i pakujdesshëm, një vërejtje e pasjellshme… çfarë u komunikojnë këto në të vërtetë atyre që janë më afër teje?

    Zbulimi i një sekreti . . .

    Atyre që e kanë zemrën e thyer dhe që ndihen të dekurajuar, Bibla u premton: “Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar.” (Psalmi 34:18)

    Besim për këshillim

    A të kërkojnë njerëzit vazhdimisht këshilla? A të mungon ndonjëherë besimi se këshilla që po u jep është më e mira e mundshme? Si mund të jesh i përgatitur kur Perëndia të udhëzon për të ndihmuar dikë që është në nevojë? Kurrë mos shko kundër Fjalës së Perëndisë, edhe nëse kjo nënkupton të mos pranohesh nga të tjerët. Pavarësisht asaj që thotë bota se është e drejta, ti nuk ke për të gabuar kurrë nëse i qëndron besnik Fjalës së Perëndisë.

    Ia vlen të përpiqesh…

    Ai që ka miq të mirë është i pasur. Ne të gjithë kemi nevojë për miq, me të cilët të ndajmë gëzimet dhe dhimbjet tona, kohët argëtuese dhe kohët kur përjetojmë lëndime të thella. Megjithatë, zhvillimi dhe vazhdueshmëria e një miqësie kërkon përpjekje. Një miqësi e ngushtë kërkon komunikim të fortë, sinqeritet, besim dhe respekt reciprok. Mënyra se si ne i ndërtojmë miqësitë tona do të vendosë nëse ato miqësi do të na ndihmojnë ose do të na lëndojnë.

    Si të zbulosh “mjelmën” brenda teje?

    A po e kalon jetën duke patur frikë nga ajo që mendojnë të tjerët? Në të vërtetë, shumë njerëz vuajnë nga vetërefuzimi, mendojnë se nuk zotërojnë ndonjë vlerë personale.  Por nëse do të mund të shikonin atë që shikon Perëndia, do të sillte një ndryshim shumë të madh.

    Familja e përzier

    Çdo individ duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të promovuar paqen e për ta ndërtuar njëri tjetrin në mënyrë që familja të lidhet me dashuri dhe unitet. “Le të ndjekim, pra, ato që ndihmojnë për paqe dhe për ndërtimin e njëri-tjetrit.” (Romakëve 14:19)

    Rruga drejt paqes…

    Njerëzit që janë në dhimbje, kanë nevojë për paqe. Shumica e atyre që vuajnë nga dhimbjet kronike mendojnë: Nëse do të mund ta hiqja qafe këtë sëmundje, do të kisha paqe. Por paqja nuk varet nga gjendja e mirë shëndetësore. Kur përplasesh nga erërat e vështirësive, zemra e cila është e mbrojtur në duart e Perëndisë, ende prodhon një jetë e cila është plot kuptim dhe qëllim.  

    Si të jetosh në paqe me humbjen e pësuar . . .

    Nëse mendon se “Askush nuk do t’ia dijë për dhimbjen tënde”, dije që Jezusi do t’ia dijë! Nëse mendon: “Askujt nuk i bëhet vonë për hidhërimin tënd", dije që Jezusi do t’ia dijë! Nëse beson se: “Askujt nuk i bëhet vonë për pikëllimin tënd”, dije që Jezusi do t’ia dijë!

    Hiri i Vetëkontrollit…

    Kur Krishti banon brenda teje, ti ke të vërtetën, mirëbesimin dhe integritetin. Prandaj, kur vjedh nga të tjerët, po i vjedh vetes vetë karakterin e Krishtit.
     Page 1 of 5  1  2  3  4  5 »