Lajmi Fundit
prev next

Njerëz të uritur

Çfarë ambiciesh ke për të ardhmen? Kërkoji Perëndisë të të tregojë vullnetin e Tij. Nëse Ai dëshiron që të bëhesh futbollist, atëherë bëhu një futbollist i mirë, duke dëshmuar për Krishtin dhe jo duke dëshiruar famë dhe para. Nëse Perëndia të thërret për t’u bërë misionar, atëherë bëhu një misionar sa më i zoti. Kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që të vendosësh qëllime në çfarëdo që do të bësh në të ardhmen dhe tani gjithashtu!      

Fama dhe pasuria

Çfarë ambiciesh ke për të ardhmen? Kërkoji Perëndisë të të tregojë vullnetin e Tij. Nëse Ai dëshiron që të bëhesh futbollist, atëherë bëhu një futbollist i mirë, duke dëshmuar për Krishtin dhe jo duke dëshiruar famë dhe para. Nëse Perëndia të thërret për t’u bërë misionar, atëherë bëhu një misionar sa më i zoti. Kërkoji Perëndisë të të ndihmojë që të vendosësh qëllime në çfarëdo që do të bësh në të ardhmen dhe tani gjithashtu!      

Stuhia e dëborës

  Po ti kë adhuron dhe si kush dëshiron të jesh? Satani dëshiron që ti të ndjekësh ata që të nxisin të mos e respektosh autoritetin, që të mësohesh duke folur fjalë të pahijshme, që të mos jesh i sinqertë ose që të bësh gjëra të tjera mëkatare. Mos i ndiq njerëz të tillë. Ata janë të verbër për urtësinë dhe njohurinë e Perëndisë. Sigurohu që të imitosh ata që e njohin dhe e duan Zotin Jezus.

Ngritja nga toka!

Po ti do të marrësh pjesë në ngritjen madhështore nga toka që po vjen, atë që do të ndodhë kur të kthehet Jezusi? E beson Atë si Shpëtimtar? Kur Jezusi të kthehet në re, të gjithë ata që e kanë vendosur besimin e tyre tek Ai, do të ngrihen me Të. Nëse nuk e ke bërë këtë, mos prit më. Pranoje Atë tani; Ai mund të kthehet sot! (Shiko lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri.)        

Karuselët

A frikësohesh kur mendon për të ardhmen? Mbase dikush në familjen tënde është sëmurë dhe kjo të shqetëson shumë. Mbase po shpërngulesh në një shtëpi tjetër dhe do të zësh miq të rinj. Mbase shkolla po bëhet e vështirë për ty. Ti nuk mund ta dish se çfarë do të ndodhë në jetë, por mund t’i besosh Atit tënd Qiellor i Cili do të kujdeset për ty ndërkohë që do të jesh duke kaluar këto gjëra. Atëherë do ta shijosh pak më shumë xhiron e jetës dhe do të kesh më pak frikë nga devijimet dhe kthesat.      

Fëmijë të zhurmshëm (Vazhdon)

Ke provuar të mbash shënime në shërbesat e pastorit tënd? Mund të jetë një mënyrë e mirë për të të ndihmuar të mësosh më shumë për Perëndinë dhe të rritesh në besim e në marrëdhënie me Të. Nëse pastori yt thotë një fjalë që ti nuk e kupton, mbaje shënim dhe pyete për të. Gjithashtu mund të pyesësh prindërit që të flisni së bashku rreth mesazheve. Ata mund të të ndihmojnë të kuptosh atë që pastori po mëson nga Fjala e Perëndisë.    

Fëmijë të zhurmshëm

A dëgjon në qetësi gjatë shërbesës së kishë? A nuk do të ishte për të ardhur keq nëse dikush do të refuzonte të kthehej në kishën tënde për shkak të mënyrës se si ti je sjellë? A nuk do të ishte edhe më shumë për të ardhur keq nëse dikush nuk do ta dëgjonte ungjillin për shkak të sjelljes tënde të keqe? Sillu mirë me ata që janë rreth teje. Buzëqesh dhe përshëndeti njerëzit e huaj. Mbaj qetësi. Mos ua bëj të vështirë njerëzve që të dëgjojnë mesazhin. Dhe dëgjoje atë që Perëndia të thotë në çdo shërbesë.    

Gënjeshtra e Kameronit

Kameroni doli qetësisht nga dhoma e tij. Ai kishte dy ditë që donte t’i rrëfente diçka nënës. Çdo ditë që e kishte shtyrë këtë gjë, më e vështirë ishte bërë. “Duhet t’ia tregoj këtë,” mendonte ai duke psherëtirë, “dhe kështu do ta harroj.Kur hyri në kuzhinë, ai pa që frigoriferi ishte larguar nga muri. Nëna ishte ulur në gjunjë pas tij me një kovë të mbushur me ujë e ilaç dhe me një furçë të ashpër. “Çfarë po bën?” e pyeti Kameroni.  

Përveç faljes

“Të lutem, më fal, Zot,” u lut Andi një natë para se të flinte. “Nuk doja të përplasesha me gardhin e zonjës Andoni këtë pasdite. Unë... unë mendoj se nuk duhet të ecja përmes kopshtit të saj dhe nuk... nuk do ta përsëris më këtë. Të lutem, më fal edhe të prisha shkurren e saj të trëndafilit. Faleminderit. Amen.” Ai u ngrit dhe u hodh mbi shtrat, gati për t’u shtrirë.    

Surprizë!

A të ka bërë ndonjë surprizë Perëndia së fundmi si përgjigje të lutjeve të tua? Mbase ti do që Ai të përgjigjet në një mënyrë specifike, por mos harro, Perëndia e di gjithnjë çfarë është më e mira për ty. Ti mund të besosh se do të të përgjigjet në mënyrën e duhur. Mund të mos jetë në mënyrën që ti prisje ose shpresoje, por do të jetë e duhura për ty. Ti ke një Perëndi të mirë!    
 Page 7 of 16  « First  ... « 5  6  7  8  9 » ...  Last »