Lajmi Fundit
prev next

Etiketat e rreme

    Po ti a e quan veten të krishterë? Ti nuk je i krishterë thjesht sepse thua se je. Që të jesh i krishterë duhet të besosh tek Jezus Krishti, Biri i Perëndisë. Prano që Ai vdiq për ty, që u ringjall dhe që do të t’i falë mëkatet nëse i beson Atij. Kur ti i pranon mëkatet dhe beson në Jezusin, Ai të jep jetën e përjetshme.

Mbaje Premtimin

  Është e lehtë të bësh premtime të shpejta, por nëse nuk mund ta ndihmosh dikë ose nuk dëshiron ta ndihmosh, thuaje menjëherë. Mos thuaj se do ta bësh diçka, duke i shtyrë të tjerët të varen tek ti, dhe më pas nuk e bën. Mbaje angazhimin. Perëndia e mban gjithnjë premtimin e Tij dhe Ai dëshiron që edhe ti ta mbash premtimin tënd.      

Dietistët

  A e pengon garën tënde si i krishterë një frymë hidhërimi dhe rebelimi? Gjëra të tilla, si një gjuhë e mprehtë, egoizmi apo qëndrimi mosfalës sjellin rrëzim në jetën e një të krishteri. Çdo gjë që nuk të lejon ta kapërcesh mëkatin, t’i shërbesh Perëndisë apo të shfaqësh një sjellje prej të krishteri është një barrë që duhet ta heqësh. Shiko nëse ka gjëra në jetën tënde që të rëndojnë. Kërkoji Perëndisë t’i zëvendësojë ato me dashuri të pastër dhe me kujdesin ndaj të tjerëve.      

Kujdes me hapat që hedh

  Si është ecja jote si i krishterë? A ecën me kujdes? Reagon shpejt dhe a bie dakord me çdo gjë që të sugjerojnë shokët e klasës? A shikon çdo gjë që jepet në televizor dhe a lexon çdo revistë apo libër që të ofrohet? Gjithçka që ti bën ka pasoja dhe ka ndikim në jetën tënde. Trego kujdes me hapat që hedh, me aktivitetet, me materialet që lexon, me zakonet, me gjuhën që përdor dhe me miqësitë. Mendo nëse çdo gjë që bën dhe thua e kënaq Perëndinë. Ec me urtësi, jo si i marrë.      

Besnik si një qen

  I beson Atij apo ankohesh dhe e fajëson Atë? Mendon se Perëndia nuk është i drejtë nëse nuk të jep atë që ti i kërkon? Nuk do ta kuptosh gjithmonë përse Perëndia bën disa gjëra ose i lejon të ndodhin, por kujto që Ai është Perëndi dhe ti je thjesht njeri. Ai i di të gjitha gjërat. E di cila është më e mira për ty. Pranoji përgjigjet e Tij dhe besoji në çdo kohë.      

Fjalëkalimi

    Në vargun kyç të ditës së sotme dhe në vargun në fillim të historisë, Perëndia thotë se ti mund të shpëtohesh dhe të hysh në parajsë nëpërmjet Jezusit. Ai është fjalëkalimi për t’u futur në parajsë. E di me siguri që je bërë fëmijë i Perëndisë dhe që do të lejohesh që të futesh në parajsë? Sigurohu sot!    

Këpucët e shëmtuara ngjyrë kafe

  Apo bëhesh si ata kur qeshin me diçka që një shok ka veshur dhe me mënyrën se si duket, ecën ose flet? Kur tundohesh për të bërë këtë gjë, mendo për dashurinë e madhe që Perëndia ka për ty. Si gjithë të tjerët, ti je mëkatar, por pavarësisht mënyrës se si dukesh për Perëndinë e shenjtë, Ai të do aq shumë sa dha Birin e tij, Jezusin, që të paguante për çdo të keqe që ti bën. Tregoje dashurinë e Tij ndaj të tjerëve duke u sjellë mirë, veçanërisht ndaj atyre që shpesh shihen si të pavlerë.          

Për peshkim (Vazhdon)

  Per PeshkimKontrollo karremin... a po tregohesh një shok i sinqertë? A kaloni kohë të bukur së bashku? A lutesh për shokun tënd? Kur të jetë koha e duhur, ndaj një histori nga Bibla ose një kopje të librit “Çelësa për fëmijë”, ose tregoji shokut lutjen e shpëtimit në fund të këtij libri. Mund të marrë shumë shumë kohë para se dikush të dëshirojë të mësojë më shumë për Perëndinë, por ia vlen të presësh për shpëtimin i një shoku! Ki durim dhe mos u dorëzo.            

Për peshkim

Po ti shkon për peshkim? Duhet ta bësh nëse je ndjekës i Jezusit. Të jesh peshkatar njerëzish nuk kërkon të mbash krimba që vërtiten apo peshq të rrëshqitshëm. Mund të kërkojë një buzëqeshje miqësore, pak nga koha jote dhe mbase një ftesë në ndonjë aktivitet. Kërkon lutje, njohuri nga Fjala e Perëndisë dhe ndarjen e saj. Dhe të jep më shumë kënaqësi se peshkimi i zakonshëm. Bëhu peshkatar njerëzish, peshkatar i djemve dhe vajzave të tjera. Ndaje me ta planin e Perëndisë për shpëtim.        

Ndëshkimi për mirë

Ankohesh kur të disiplinojnë? Perëndia thotë se nuk duhet ta përçojmë disiplinën ose të shkurajohemi prej saj. Perëndia e lejon disiplinën prej dashurisë që ka për ne dhe ndonjëherë, për shkak të vendimeve të gabuara lejon edhe ndëshkimin. Megjithëse ndëshkimi është i pakëndshëm, ji mirënjohës që Perëndia të do aq shumë sa kërkon më të mirën për ty. Ji mirënjohës që prindërit e tu dhe të tjerët bëjnë të njëjtën gjë gjithashtu.        
 Page 6 of 16  « First  ... « 4  5  6  7  8 » ...  Last »