Bindje si e Krishtit

Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.-Eksodi 7:6

Çfarë vargu! Një varg i thjeshtë. Një varg i rëndësishëm. Është një varg që mendoj se do të donit të linte gjurmë në jetën tuaj. Jemi te Eksodi, kapitulli 7, vargu 6: “Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtu siç i kishte urdhëruar Zoti.”. Jeta jonë duhet të dallohet për bindjen ndaj urdhërimeve të Perëndisë. Kur të arrijmë në fund të jetës dhe të qëndrojmë para Perëndisë, a nuk do të donim që kjo të ishte e vërtetë për ne? A nuk do të donit që Perëndia t’ju thoshte në atë ditë: “Ai/ajo veproi pikërisht siç e kisha urdhëruar që të vepronte.”? Dukshëm, kur e them këtë, duhet të theksoj se askush nga ne nuk është i përsosur. Moisiu dhe Aaroni nuk ishin të përsosur. Jezusi është i Vetmi për të Cilin Perëndia Atë tha: “Ti bëre pikërisht atë që Unë të urdhërova të bësh.”. Në të njëjtën kohë, Jezusi është i përsosuri që vdiq në kryq për mëkatet tona, për të gjitha herët dhe për të gjitha mënyrat që nuk i jemi bindur asaj që Perëndia na ka urdhëruar të bëjmë. Jezusi i ka mbuluar të gjitha mëkatet tona dhe mosbindjen tonë ndaj urdhërimit të Perëndisë me gjakun e Tij, me hirin e Tij dhe me mëshirën e Tij. Kur të qëndrojmë para Perëndisë, ne do të mbështetemi te drejtësia e Jezusit. Perëndia do të llogarisë drejtësinë e Jezusit sikur të mos kishim bërë kurrë asgjë të gabuar në jetën tonë. Ai do të na shohë dhe do të na mirëpresë në praninë e Tij për të gjithë përjetësinë. Pra, le ta adhurojmë Perëndinë për hirin e Tij.

Dhe mbështetur te hiri i Tij, me Jezusin në ne dhe me Frymën e Shenjtë që banon në ne përmes besimit në Të, a nuk do të donim të jetonim me bindje të plotë ndaj Perëndisë? A nuk do të donim të bënim të gjitha ato që Zoti na ka urdhëruar të bëjmë? Lutuni vazhdimisht kështu:

Perëndi, unë nuk dua të bëj vetëm disa nga gjërat që Ti më ke urdhëruar të bëj. Zot, unë besoj se as të tjerët që po luten me mua tani nuk do të donin vetëm disa nga gjërat që Ti ke urdhëruar të bëjnë apo një pjesë të atyre që i ke thirrur. Ne duam që të thuhet për ne se kur Ti na ke folur, ne të jemi bindur, të jemi bindur dhe kemi vepruar pikërisht siç Ti na ke urdhëruar. Pra, Zot, na ndihmo në këtë mënyrë për çdo ditë ndërsa lexojmë Fjalën Tënde, ndërsa mësojmë urdhërimet e Tua dhe ndërsa meditojmë mbi Fjalën Tënde. Perëndi, na ndihmo ta bëjmë këtë. Na ndihmo të bëjmë gjithçka që na kërkon, gjëra të mëdha dhe gjëra të vogla. Më pas, Zot, ndërsa na thërret në mënyra të ndryshme, të bëjmë gjërat për të cilat na ka thirrur në jetë. Nuk duam të lëmë asnjë gjë pa bërë. Ne duam të lëmë jetët tona para Teje dhe të jetojmë me përulësi, të jetojmë me zell për të gjitha ato që na ke thirrur të bëjmë. Perëndi, ne duam të të bindemi Ty plotësisht. Nuk duam të çojmë dëm jetët tona në këtë tokë duke bërë ndonjë gjë më pak nga sa na ke thirrur Ti, pavarësisht kostos. Perëndi, ne lutemi që me anë të fuqisë së Jezusit në ne, duke e ditur që Ai është drejtësia jonë, Ti të na ndihmosh të zbatojmë Fjalën Tënde, të bëjmë atë që na ke urdhëruar të bëjmë sot. Dhe sërish nesër e ditën tjetër, deri në fund të jetës, me qëllim që në fund të na thuash secilit prej nesh: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik.”. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI