Ati ynë i dashur qiellor kënaqet kur plotëson nevojat e bijve të Tij.
Lutjet tona janë një lloj adhurimi që i sjell lavdi Perëndisë. Por kjo nuk është e vetmja arsye pse duhet të lutemi. Sjellja e shqetësimeve tona te Perëndia na ndihmon të rritemi në varësinë ndaj Tij dhe në mirënjohje për besnikërinë dhe sigurimin e Tij. Si një Atë i dashur, Ai kënaqet duke na dhënë dhurata të mira që na ndihmojnë në ecjen tonë me Të. Në këtë mënyrë, mendimet, dëshirat dhe forca e Tij bëhen edhe tonat.
Lutja, gjithashtu na mundëson të bëhemi partner me Perëndinë për punën e Tij në botë. A nuk është e mrekullueshme, ju mund të luteni për këdo kudo që të jeni dhe të keni besim se Zoti i gjithë universit do t’ju dëgjojë dhe do t’ju përgjigjet në mënyrën më të mirë të mundshme. Çfarë privilegji i mrekullueshëm është të përdoresh nga Perëndia për të zgjeruar Kishën e Tij dhe për të ndihmuar bashkëbesimtarët.
Një arsye tjetër që Zoti na urdhëron të lutemi është që besimi ynë tek Ai të rritet. Ai premton se do të na përgjigjet kur të lypim, kërkojmë dhe trokasim. Rezultati mund të mos jetë në formën që prisnim, por Ati ynë qiellor na jep gjithmonë atë që është e drejtë sipas vullnetit të Tij. Nëse kaloni kohë çdo ditë me Të, do të mësoni vetë se sa besnik është Ai ndaj bijve të Tij.