Këtë vit, le të mos zhytemi në kërkim të jetës së përsosur. Përkundrazi, le të jemi plot me gëzim për t’u treguar të tjerëve mrekullinë e dashurisë së Perëndisë.
Që nga ngjitja e Krishtit në qiell pothuajse 2000 vjet më parë, Perëndia ka zgjedhur të prekë zemrat nëpërmjet nesh, fëmijëve të Tij të bindur. Sot, është privilegji dhe përgjegjësia jonë e madhe t’u tregojmë të tjerëve madhështinë e dashurisë së Krishtit.
Për të qenë një vegël në duart e Shpenguesit tonë, duhet të jemi të gatshëm të dalim jashtë zonave tona të rehatisë. Ne duhet ta bëjmë synimin tonë që të jemi ambasadorët e Tij – duke i folur të Vërtetën një kulture që është e verbër ndaj Lajmit të Mirë të Krishtit.
Jo shumë kohë më parë, edhe ne ishim të verbër – në armiqësi me Perëndinë dhe të rënduar nga zgjedha e rëndë e mëkatit – derisa dikush na tregoi për Jezusin. Tani është koha që ne të bëjmë të njëjtën gjë për të tjerët. Çfarë tragjedie do të ishte nëse të dashurit tanë nuk do të na dëgjonin të flisnim për Krishtin dhe gjithçka që Ai ka bërë për ne. Le të shpallim me gëzim lajmin e mrekullueshëm se Perëndia erdhi për të na transformuar ne – armiqtë e Tij– në bij dhe bija të dashur.
Ndonëse ndarja e besimit tonë mund të jetë e frikshme, Shkrimi na nxit: Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. Me ndihmën e Jezusit, le ta derdhim jetën tonë në shërbim të Perëndisë dhe të të tjerëve.
Lutje: Zot, na jep guxim të flasim për shpëtimin Tënd dhe na krijo mundësi për të ndarë ungjillin. Vnedos fjalët e tuan ë gojën time dhe fol nëpërmjet meje. Më jep dashuri për të humburit dhe mençuri për bisedat e mia. Në emër të Jezusit lutem. Amen.
“Ne, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin, sikurse Perëndia të këshillonte nëpërmjet nesh; dhe ne ju këshillojmë juve për hir të Krishtit: Paqtohuni me Perëndinë!” (2 Korintasve 5:20).