Danja Gremi është një adhuruese e re me zemër të madhe për të kënduar dhe adhuruar Zotin. Këngëtarja është pjesë e adhurimit në kishën e saj. Me një zë tepër melodioz, Danja ka vendosur qe çdo gjë t’ia përkushtoj Krishtit dhe talentin e saj. Në fëmijërinë e saj familjarët e kishin zakon të mblidheshin dhe të këndonin deri në mesnatë, edhe fëmijët mblidheshin pas tyre dhe këndonim me gjithë forcën dhe entuziazmin. Në shkollë po ashtu Danja ishte aktivizuar me grupet e fëmijëve dhe ndonëse ishte e ndrojtur në natyrë, kur këndonte çdo gjë merrte nuanca të tjera. Dëshira për muzikën Danjës i është dhuruar nga Zoti. Kur Danja filloi studimet e larta, kishte dy dëshira, të gjente Zotin dhe të kishte mundësi të këndonte. Në lidhje me muzikën, ajo kishte dëshirë të konkurronte në emisionin “Ethet e së Premtes”, por nuk arriti të konkurronte për shkak të radhëve shumë të gjata. Në fakt Zoti kishte një plan tjetër për Danjën, të behej pjesë e korit të kishës dhe shumë shpejt, pjesë e grupit të adhurimit ku ajo është aty prej më shumë se 10-te vitesh. Babai i saj i thotë që ajo e ka gjetur “skenën” dhe për të është vërtet privilegj të këndosh për Perëndinë.
Danja na tregon se ç’fare e shtyu të merret me muzikë të krishterë: “Besimi që kam se një tekst i krishterë mund të të frymëzojë dhe ndryshojë ditën, gëzimi që muzika mund të ngjallë emocione shumë të veçanta dhe shumë shpejt të bëhet personale për çdo njeri. Nëse Zoti më ka dhënë një talent ky talent është i Tij dhe kjo më jep më shumë motivim që të mos heq dorë nga muzika e krishterë. E para është Bibla, më pëlqen që të kem një ose disa vargje referues. E dyta është një përjetim personal, të dëshmosh përmes tekstit të një këngë kjo është mundësia e një këngë, më të kam dashur të nderoj Perëndinë tim. E treta mund të jetë meditimi mbi një teme të caktuar, festë të caktuar.”
About the Author Danja Gremi