Lajmi Fundit
prev next

5 pyetje që duhet ti bësh vetes në fund të çdo dite

5 pyetje që duhet ti bësh vetes në fund të çdo ditePeople-Think

Çdo ditë është  e nevojshme të marrim kohë për të reflektuarpër ngjarjet që na kanë shoqëruar dhe për mënyrën se si ato kanë ndikuar, mendjen, trupin dhe shpirtin. Për këto kemi folur në programin Weekend këtë fundjave. Duke reflektuar mbi ditën tuaj, do të krijojë Brenda jush një jetë cilësore dhe do tju jap një ndjesi përmbushjeje. Ndaj përpara se ta mbyllni ditën sot, bëjini vetes këto pesë pyetje.

A kam komunikuar me Perëndinë?

Mund të jetë në mëngjes, pasdite apo në darke, ose ndoshta disa herë përgjatë ditës – por përpiquni që të jetë prioritet për ju komunikimi me Zotin. Perëndia dëshiron të sigurojë për ju drejtim, dëshiron t’u jap forcë që të merrni vendime të zgjuara. Komunikimi i përditshëm me Perëndinë do të ndihmojë që të keni besim dhe siguri tek Ai.

A kam dhënë?

Është e rëndësishme që të japim çdo ditë. Të japësh, nuk do të thotë domosdoshmërisht, të japësh para. Ti mund të bësh një favor për dikë që është duke qëndruar në radhë, të mbash derën hapur për dikë tjetër ndërsa hyn në dyqan, të ndihmosh fqinjin e moshuar të bëjë pazarin, pra të bësh diçka për dikë tjetër.  Bëje mision të përditshëm që të ndikosh ditën e dikujt dhe tu dhurosh moment që do ti mbajnë mend. Kurrë nuk mund ta dish se ti do të kesh nevojë për ndihmë, ndaj sigurohu që të jesh i gjendur në çdo situatë.

Çfarë mund të kisha bërë ndryshe?

Ne gjithmonë kërkojmë për mënyra se si të përmirësohemi, të përmirësohemi në karakter apo të përmirësojmë raportet dhe komunikimet me të tjerë. Sigurisht që nuk ke pse kritikon çdo gjë që bën, por mendo nëse ka nga ato situate që duheshin përballur më mirë, ose shiko për mënyra se sit ë jesh më i dobishëm në aktivitetet e përditshme. Kini parasysh që ne të gjithë ndërtohemi nga kritika, kur ajo është konstruktive, dhe askush nuk të njeh ty më mirë se sa vetja.


Çfarë mësova?

Sfidoje veten çdo ditë që të mësosh diçka të re. Mësimet që merr çdo ditë nga jeta do të ndihmojnë që të kesh mjetet e nevojshme për të përballur dhe disa nga rrethanat më të vështira.  Perëndia lejon që ne të përjetojnë ngjarje të ndryshme për të na dhënë një mundësi për tu rritur dhe për ti ndarë këto mësime me të tjerët.

A u tregova i dhembshur?

Kujtohu të jesh i dhembshur, i dhembshur me fëmijët, bashkëshortët, prindërit, miqtë apo anëtarë të tjerë të familjes. Çdo ditë dhuroni një përqafim për njerëzit tuaj të dashur dhe tregojuni atyre se i doni. Askush nuk e di me siguri, se sa kohë do ketë në këtë tokë, ndaj është e rëndësishme ta jetosh cdo ditë sikur të jetë e fundit. Sigurohuni që po shprehni dashurinë tuaj sepse dhembshuria juaj mund  ti jap dikujt tjetër besimin dhe sigurinë se mund të mbështeten tek ju dhe në vështirësi.
Pra ju inkurajojmë sot të merrni kohë që të rriteni si individ, në mënyrë që të jeni frymëzim për njerëzit që ju rrethojnë.

 

 

Disa mënyra për të thjeshtuar jetën

happiness-fulfillment-700x518Në programin Weekend folëm për disa nga mënyrat që na ndihmojmë në rastet kur fillojmë të ndjehemi sikur po na meret fryma nga paisjet teknologjike, si mund të themi jo edhe kur mund të duket pak e veshtirë, apo si të menaxhojmë kohën tonë duke iu përkushtuar prioriteteve. Nëse nuk keni mundur të na dëgjoni, më poshtë mund të lexoni materialin të cilin kemi ndarë.

Pranvera

springideaKalimi nga dimri në verë gjunjëzon shqiptarët shumë më tepër se sa i ftohti i acartë, ditët pa diell dhe viruset e ndryshme gripale. Ndërsa natyra rizgjohet, njerëzit pësojnë efektin e kundërt.

Si Baraba

004POC_Pietro_Sarubbi_003Në qoftë se ne mendojmë se Baraba është i keq sepse ai ishte një kriminel, dhe ne jemi të mirë, sepse ne nuk jemi si ai, gaboheni. Unë jam Baraba. Çdo njeri është si Baraba në fakt.  Vrasës, hajdut, kriminel, rebel, shkelës i ligjit, shkatërrues. Të burgosur drejtësisht, të dënuar me të drejtë, të çliruar nga dënimi nga një zëvendësues i cili ka vdekur në vendin tim.

Si Pilati

Jesus_or_barabbas2_57174557_stdBota gjithmonë zgjedh Barabën sepse ajo preferon shkelësit e ligjit në vend të "Bariut të Mirë". Bota e mësuar me padrejtësinë, do të zgjedhë gjithmonë një Baraba në vend të një personi të drejtë.  Edhe ushtarët preferojnë Barabën dhe refuzojnë  Jezusin.

Pashka

Rooster_Crowing_in_the_Morning_inspiringwallpapers.net_Pjetri ishte një nga dishepujt më aktivë e megjithatë ai e mohoi Jezusin 3 herë. A jeni gjendur në një situatë të tillë ku ju është dashur të silleni si Pjetri? Megjithatë ne mund të mësojmë shumë nga jeta e tij.

Mendimet Negative

178502722-800xx3004-1690-0-454Mendimet negative në situata të caktuara na pushtojnë të gjithëv. Edhe personat tejet optimistë nuk janë të paprekur nga mendime të tilla. Megjithatë, për disa të menduarit e tillë mund të jetë shkatërrues.

PARAGJYKIMI

Shumë njerëz nuk i venë re gabimet e tyre, në vend të kësaj ata përpiqen për të gjetur dhe për të nxjerrë në pah gabimet e dikujt tjetër. Shpesh herë ne gjykojmë dhe pa e kuptuar. Përgjatë programit Weekend që Radio 7 transmeton, vijnë disa arsye të rëndësishme pse ju nuk duhet të gjykoni njerëzit e tjerë.

Filmat vizatimorë

b29de060241bb647352df745c55f344bVitet e fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të shtimit të kanaleve televizive të posaçme për transmetimin e filmave vizatimorë për fëmijë. Këto filma, ashtu siç përmbajnë skena dhe mesazhe pozitive, përmbajnë dhe të kundërtën e tyre, negativen dhe të dëmshmen

Fotografitë

11080991_10153178773058839_4688921738149251412_n Në ditët e sotme mund të shkrepim me dhjetra foto në ditë.  Dikur shkrepnim foto vetëm në raste te veçanta dhe numri I tyre ishte I kufizuar. Për këtë kemi folur edhe sot në programin e mëngjesit në “Zgjohu Pozitiv”  ku kemi pyetur degjuesit se  cila ka qënë fotoja me e veçantë që keni shkrepur dhe që e mbani akoma në album?
 Page 10 of 10  « First  ... « 6  7  8  9  10