Lajmi Fundit
prev next

Fuqia e fjalëve

Nga Pastor Jack Wellman

Fjalët kanë kuptim…ato mund të ndërtojnë ose rrënojnë, por fjalët po ashtu kanë aftësinë të ndryshojnë. Fjalët kanë aftësinë të ndryshojnë edhe njerëzit. Lë të sjellin fjalët tona ndryshim për mirë.

Të dua

Faleminderit

Më fal

Të lutem

Si të surprizosh një çift të porsamartuar.

Vera sjell lule të bukura, diell dhe…dasma! Dasmat janë një kohë e mrekullueshme për të bekuar një çift të ri me kujtime që do të mbahen mend gjatë. Ne mendojmë se dhuratat kanë nevojë për një prekje të veçantë në mënyrë që të përcjellin dashuri tek jetët e personave që do ta marrin dhuratën. Ndaj kemi vendosur që më poshtë të ndajmë 6 ide fantastike mbi dhuratat që mund t’i bëhen një çifti të porsamartuar.

Një verë për t’u mbajtur mend

Të gjithë mezi i kemi pritur ditët e verës. Pasi i kemi dëshiruar kaq, kemi planifikuar, kemi shpresuar dhe pritur, vera është më në fund këtu! Ditët e  gjata jashtë shtëpisë duke u argëtuar , udhëtimet dhe akulloret, janë disa nga gjërat që zbukurojnë këtë stinë . Por përpara se ta kuptojmë, gushti do të përfundojë dhe kështu vera do të ikë. Ne do t’u lëmë lamtumirën ditëve të verës duke lënë kështu pas rutinën që krijohet në këtë stinë. Do të ishte më bukur që t’i jetojmë me qëllim këto ditë të bukura plot diell.  Për aq sa varet nga ne, le të kemi një verë të denjë  për t’u kujtuar  kur stina e vjeshtës, apo e dimrit të trokasin.

Të përgatitesh për universitetin

Mbrëmja e maturës mbaroi  e për shumicën prej jush, diplomimi në gjimnaz erdhi e shkoi. Dhe, liria e planet për një verë të mbushur me argëtim janë te dera. Por pa e kuptuar fare koha do të kaloj dhe do ta gjesh veten në autobus me valixhen për në universitet. Je gati, apo jo? Ndoshta jo. Ndaj ne do të përcjellim  disa këshilla për gjërat që duhen bërë këtë verë para se të shkosh në universitet.

6 vargje që të ndihmojnë të pushosh

Sigurohu që të kesh një limonadë të ftohtë, një libër të mirë dhe një pasdite të gjithë për vete. Këto janë elementët që do të shërbenin për të pasur një pasdite perfekte vere.  Por, si ka mundësi që duke i pasur këto gjëra, ne nuk mund të relaksohemi?  Përse mendja është duke vrapuar si zakonisht? Çfarë mungon? Ka edhe një përbërës tjetër sekret që nevojitet për këtë recetë , një shpirt në paqe.

Çfarë thotë Bibla për fëmijët?

Meqenëse Bibla është Fjala e Perëndisë, ne shkojmë tek ajo për të marrë udhëzime për jetën. Bibla ka shumë për të na thënë si për çështjet shpirtërore edhe për ato praktike. Sot do të shohim se çfarë thotë Bibla për fëmijët.

Përkthimi i Biblës po bën që gjuhët të mos humbasin

Një të tretat e mbi 7000 gjuhëve të botës janë në rrezik, sidomos gjuhët që janë vetëm të folura ose pa një alfabet. Por një grup njerëzish që përkthen Biblën po ndihmon që këto gjuhë të mos humbasin.  Grupi Wycliffe i përkthyesve të Biblës duke bashkëpunuar me SIL International, një organizatë e krishterë jofitimprurëse, kanë ndihmuar që të krijohen alfabete të shkruar për më shumë se 1400 gjuhë.

Mite dhe fakte për ekzemën te bebet

Ekzema është një problem i shpeshtë i lëkurës që mund ta bëj lëkurën e bebit të kuqe dhe të thatë. Por fëmija nuk e merr ekzemën  nga askush dhe nuk ia ngjit askujt. Mësoni më shumë rreth miteve dhe të vërtetave që lidhen me ekzemat tek fëmijët e vegjël.

Të zgjohesh herët mund të ndryshojë ditën tënde

Gjatë gjithë kohës dëgjojmë njerëz që thonë se nuk kanë kohën për të bërë disa gjëra. Mund të jemi ne një nga këta persona.  Ndoshta na mungon një kohë e qetë për të lexuar Biblën, për të medituar, për t’u kujdesur për veten, apo për të mbyllur punë të ndryshme që nuk kemi arritur ti bëjmë një natë më parë. Të gjithë ne kemi në dispozicion të njëjtën sasi kohe. Atëherë përse disa arrijnë të bëjnë vetëm një pjesë të gjërave të tjerët bëjnë shumë më shumë?
 Page 7 of 49  « First  ... « 5  6  7  8  9 » ...  Last »