Lajmi Fundit
    prev next

    Kripa e tokës

    Kur vështirësitë vijnë në jetën tuaj, a murmurisni, ankoheni apo rezistoni? Apo reagoni ashtu siç dëshiron Perëndia – me një qëndrim të gëzuar, një zemër të përulur dhe të nënshtruar dhe një kuptueshmëri të asaj që Ai dëshiron të arrijë në jetën tuaj?

    BESIM I SPROVUAR

    E gjithë bota është duke u përballur me një pandemi, e cila ka sjellë ndryshime të mëdha si asnjëherë më parë.  Tek Psalmi 11:3, fjala e Zotit thotë: Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti? Shumë besimtarë po bëjnë të njëjtën pyetje sot. Edhe në këtë situatë që jemi duke u përballur, ne duhet të kemi shpresë,- shpresë që bazohet në premtimet e pandryshueshme të Zotit.

    Të marrësh qortim

    Zbulesa 3:19: Jezusi thotë: “Unë të gjithë ata që i dua i qortoj dhe i ndëshkoj; prandaj ji i zellshëm dhe pendohu.”.

    Kur i lexon këta dy kapituj, Zbulesën 2 dhe 3, kur u flet Jezusi kishave të ndryshme, Ai i lavdëron ato për gjëra të ndryshme, por gjithashtu vërejmë edhe disiplinimin dhe qortimin e Tij ndaj tyre për shkak të mënyrave se si po kompromentojnë shenjtërinë, për shkak të mënyrave se si po qëndronin të heshtur me ungjillin, dhe ai po u bën thirrje atyre që të këmbëngulin, edhe kur është e vështirë. Në shekullin e parë, kur ata po përballeshin me gjithfarë presionesh dhe përndjekjesh përmes tyre, Ai u bëri thirrje që t’i besonin Atij, të mos komprometoheshin me këtë botë, ta ndiqnin Atë dhe ta ndanin me të tjerët. Më pas arrijmë në fund të këtij kapitulli, Zbulesa 3, dhe ai thotë: “Unë të dua aq shumë sa po të qortoj dhe po të disiplinoj, ndaj ji i zellshëm dhe pendohu.”. Kjo është pika ku e dimë që disiplinimi është një tablo e dashurisë. Libri i Hebrenjve na tregon se disiplinimi nuk i pëlqen askujt.

    Ne e mirëpresim disiplinën dhe qortimin e Perëndisë në jetën tonë si provë të dashurisë së Tij për ne. Fëmijët e mi nuk e pëlqejnë disiplinën, por është diçka që unë si baba i tyre e bëj sepse i dua ata. Kur i shoh të shkojnë në drejtimin e gabuar, kur i shoh fëmijët e mi të vrapojnë në mes të rrugës dhe një makinë afrohet, atëherë ka disiplinë. Pse? Sepse i dua ata, sepse dua që ta kuptojnë atë që nuk është e mirë.

    Që ne ta shohim dashurinë e Perëndisë në jetën tonë, duhet të mendojmë: “Zot, në cilën pikë po largohem nga Fjala Jote? Në cilën pikë nuk po të bindem Ty? Në cilën pikë zemra ime nuk po të kënaq Ty?”. Ne duhet t’i kërkojmë Perëndisë së dashurisë të na hapë sytë ndaj fushave në jetën tonë ku kemi nevojë për qortim dhe ku kemi nevojë për disiplinim, dhe duhet ta pranojmë këtë si provë të dashurisë së Perëndisë për ne. Ai na do aq shumë sa Ai nuk do të na lërë të endemi në mëkat. Ai nuk do të na lërë në mëkatin tonë. Ai do të na largojë prej tij. Ai largim nuk është gjithmonë i lehtë apo i mirëpritur.

    Shpesh është i dhimbshëm dhe pa dyshim bindës për mëkat dhe përulës, por ne kemi nevojë për këtë dashuri disiplinuese dhe qortuese të Perëndisë në jetët tona. Ja pse Jezusi tha: “Ji i zellshëm dhe pendohu. Unë të dua. Largohu nga mëkati yt.”. Le të lutemi: “Perëndi, na ndihmo. Na ndihmo të mos kompromentojmë kur bëhet fjalë për besimin tonë. Na ndihmo të mos luajmë me mëkatin në jetën tonë. Perëndi, sot ne lutemi që të na tregosh ato pjesë në jetën tonë, mendimet tona, dëshirat tona, fjalët tona, veprimet tona, gjërat që po bëjmë, gjëra që nuk po bëjmë dhe për të cilat na ke thirrur të bëjmë. Perëndi, hapi sytë tanë për çdo gjë të cilës po i bëjmë bisht, për çdo gjë që nuk po të bindemi Ty.

    Ne lutemi që të na largosh nga mëkati dhe t’i hapësh sytë tanë ndaj mëkatit, na jep hir në bindjen për mëkat dhe keqardhje për atë mëkat, dhe na ndihmo të largohemi prej tij. Na ndihmo të jemi të zellshëm dhe të pendohemi. Na ndihmo të ecim në bindje ndaj Teje. Na ndihmo të mendojmë siç mendon Ti, Zoti Jezus, të dëshirojmë atë që Ti dëshiron, të duam siç Ti do.

    Ne lutemi për cilësitë e Frytit të Frymës Tënde që të jenë të dukshme në dashurinë tonë… dashurinë, gëzimin, paqen, zemërgjerësinë, mirëdashjen, mirësinë, besimin, zemërbutësinë, vetëpërmbajtjen. Ne lutemi që Ti të na përdorësh për të ndarë ungjillin. Perëndi, ne duam të jetojmë jetë që sjell nderim dhe lavdi ndaj emrit Tënd, që të përjetojmë dashurinë Tënde për çdo ditë ndërsa ecim në bindje ndaj urdhërimeve të Tua, prandaj na ndihmo të jemi të zellshëm në pendim dhe për të marrë qortimin dhe disiplinimin Tënd në jetën tonë. Perëndi, na ruaj nga krenaria.

    Na jep përulësi që e pranon disiplinën Tënde me dashuri për ne. Ne lutemi për këto në emrin e Jezusit. Amen.

    Mjaft i ratë shkurt në jetën tuaj

    Kështu mbetët shumë ditë në Kadesh, gjithë kohën që qëndruat atjeLigji i Përtërirë 1:46

    Keni bërë ndonjëherë një bisedë të tillë: “Zemër, mendoj se ke ngatërruar rrugën. Unë e pashë shenjën atje dhe duhet të ktheheshim pak më sipër.” Burri përgjigjet: “Jo, mos u shqetëso. Di një rrugë të shkurtër që do të na kursejë kohë.” Problemi i vetëm është se rruga e shkurtër që burri juaj dinte 20 vite më parë, nuk është më dhe ju përfundoni në një rrugë më të gjatë, se sa po të ishit kthyer tek tabela në rrugë.

    Rrugët e shkurtra zakonisht, përfundojnë duke ju kushtuar më shumë kohë dhe para, nga sa do t’ju kushtonin po të udhëtonit në autostradë. Pastor Craig Clapper, në mënyrë të dhimbshme, mori disa mësime të mira, mbi faktin se sa shumë mund t’ju kushtojë të shkoni atje ku duhet të shkoni, pikërisht në  marshimin e tij përgjatë vargmaleve Apallaçe (një terren malor mbi 3200 kilometra i gjatë, nga Vermonti në Georgia, në pjesën Lindore të Shteteve të Bashkuara).

    Ja se si e përshkruan Craig përvojën e tij: “M’u desh një përvojë jetë- kërcënuese, që unë të kuptoja rëndësinë e të udhëtuarit “siç duhet”. Në Malet e Bardha të New Hampshire, ndodhi një stuhi e madhe. Një nga marshuesit e tjerë më tha se mund të dilja nga shtegu kryesor dhe t’i bija përreth malit, për të shmangur zonën më të keqe të stuhisë. Ai shteg dytësor, ishte gabimi më i madh. Rashë nga një shkëmb dhe mund të kisha vdekur. I hapa vetes shumë probleme; shenjat e asaj rënieje do t’i kem për gjithë jetën. Nga kjo, unë mësova se gjithmonë, duhet të udhëtojmë siç duhet dhe të mos dalim kurrë nga rruga që Perëndia ka bërë për ne.”

    Rrugët e shkurtra kanë masa dhe përshkrime të ndryshme. Ato janë një përpjekje për të shkuar diku, nga një rrugë e lehtë, për të marrë diçka që nuk e meritojmë, apo për të shmangur diçka me të cilën duhet të përballemi. Jeta ngjan shumë me një udhëtim që përfshin një pikë fillimi dhe një destinacion përfundimtar- një destinacion që mund të arrihet vetëm nga një rrugë.

    Shpesh, unë mendoj për udhëtimin 40-vjeçar të fëmijëve të Perëndisë në shkretëtirë.  Faktikisht, udhëtimi për në Arad, në pjesën jugore të Negevit, mund të ishte bërë në më pak se 14 ditë (lexoni Ligji i Përtërirë 1:2), por Perëndia kishte diçka tjetër në mendje, diçka që ata mund ta mësonin vetëm duke u përballur me shkretëtirën. Romakëve 12:17 na thotë se duhet të jemi të drejtë në sytë e të gjithë njerëzve. Ja se çfarë thotë: “kërkoni të bëni të mirën përpara gjithë njerëzve.” Dhe kjo do të thotë të shmangim rrugët e shkurtra, rrugën drejt asaj gjëje, apo vendi ku doni të shkoni, e cila përfshin mënyra dhe mjete të dyshimta.

    A do të ndiheshit rehat po të udhëtonit me një avion që është 98% i sigurt, dhe të mendonit se, pavarësisht se probabiliteti është në favorin tuaj, ka një mundësi 2% që të ketë probleme? A do të ndiheshit të qetë, sikur inspektori të firmoste regjistrin e sigurisë, pa bërë asnjë riparim për sigurinë e avionit?

    Shumë kohë më parë, William Shakespir shkroi: “Ji besnik ndaj vetes tënde dhe patjetër, ashtu siç është e sigurt se pas natës vjen dita, do të jesh besnik edhe ndaj të tjerëve!” Të jtuarit me ndërgjegje, pavarësisht nëse është apo jo “rruga jote e shkurtër”, bëhet një njohuri publike, që do të thotë të bësh të drejtën, pavarësisht se kush po ju sheh.

    Të jetuarit pa rrugë të shkurtra, do të thotë se një ditë, ju do të qëndroni në praninë e Perëndisë pa keqardhje, pa sekrete dhe mbi të gjitha, pa turp. Mund të jetë rruga më e gjatë për atje ku duhet të shkoni, por është më e sigurta; për  këtë të jeni të sigurt. Mos harroni: Jezusi tha: “Unë jam Udha, E vërteta dhe jeta.”

    Paqebërësit

    E gjithë bota është duke u përballur me një pandemi, e cila ka sjellë ndryshime të mëdha si asnjëherë më parë.  Tek Psalmi 11:3, fjala e Zotit thotë: Kur themelet janë shkatërruar, çfarë mund të bëjë i drejti? Shumë besimtarë po bëjnë të njëjtën pyetje sot. Edhe në këtë situatë që jemi duke u përballur, ne duhet të kemi shpresë,- shpresë që bazohet në premtimet e pandryshueshme të Zotit.

    Nevoja të ngutshme

    Titit 3:14Dhe le të mësojnë edhe tanët t’u kushtohen veprave të mira për nevojat e ngutshme, që të mos jenë tëpafrytshëm.”Ky është qortimi i fundit në librin e Titit. Pali po i thotë drejtuesit të kësaj kishe të ndihmojë njerëzit që t’u kusht ohen veprave të mira dhe më pas përdor këtë frazë “për nevoja të ngutshme”. Le ta mbajmë mend këtë frazë, “nevoja të ngutshme”. Mendoni për jetën tuaj. Ku ka nevoja në ngutshme përreth jush, në familjen tuaj, në kishën tuaj, në komunitetin tuaj, në qytetin përreth jush? Le ta zgjerojmë pak rrethin. Ku ka nevoja të ngutshme në botë?

    Fjala e Perëndisë na thërret që të hapim sytë tanë ndaj nevojave të ngutshme dhe që t’u kushtohemi veprave të mira. Në Fjalën e Tij Perëndia na thërret që të hapim sytë ndaj nevojave të ngutshme. Ai na thotë që t’u kushtohemi veprave të mira me qëllim që të ndihmojmë në nevoja të ngutshme. Pa dyshim që unë shoh në një rang global, por nuk e di se çfarë po ndodh në jetën tuaj dhe komunitetin tuaj specifikisht. Në rang global, kur shoh vende të botës që nuk e kanë dëgjuar ungjillin, kjo është një nevojë e ngutshme. Pikërisht tani ka njerëz që po vdesin dhe po shkojnë të përjetësi të ndarë nga Perëndia, kjo për shkak se nuk e kanë dëgjuar kurrë ungjillin. Kjo është një nevojë e ngutshme. Këta janë njerëz që nuk e kanë ungjillin, njerëz që nuk kanë ujë, as ujë për të pastruar. Këto janë nevoja të ngutshme. Unë po shihja statistikat për epidemitë në vende të ndryshme për shkak të mungesës së ujit të pastër, dhe ka shumë nevoja të ngutshme.

    Në mendje kam vende ku nuk ka ushqim, ku uria është një realitet. Njerëzit nuk e thonë kot që po vdesin urie. Ata duan vërtet një vakt të mirëfilltë. Ky është një realitet. Njerëzit po vdesin prej urisë. Kjo është nevojë e ngutshme. Në mendje kam edhe jetimët që nuk kanë një familje. Kjo është nevojë e ngutshme. Në mendje kam njerëz në botë që janë të skllavëruar dhe çdo ditë abuzohen, keqtrajtohen dhe thyhen. Kjo është nevojë e ngutshme.

    Pa dyshim që ne mund të lodhemi duke menduar për nevojat e ngutshme, por përshkrimi këtu është me qëllim që të na nxisë t’u kushtohemi veprave të mira në një botë me nevoja të ngutshme, që të mos jemi të pafrytshëm.

    Unë dua që të lutemi. Le të lutemi së bashku:

    Perëndi, ne lutemi për këtë komentar në jetët tona sot teksa jetojmë në një botë me nevoja të ngutshme, por gjithashtu në një rang global. Ne duam të jemi të frytshëm në këtë botë. Zot, na ndihmo të jemi të frytshëm. Ne duam që kjo të gjejë zbatim në jetët tona dhe të familjarëve tanë. Na ndihmo t’u kushtohemi veprave të mira. Perëndi, ne lutemi për këtë në kishën Tënde sot. Ne jemi të tunduar, shumë të tunduar për të përdorur shumë nga burimet në jetën tonë, në familjen tonë, në kishën tonë. Jemi të tunduar që t’i përdorim për vete ato burime. Ndaj ne lutemi për përkushtim ndaj veprave të mira në botën përreth nesh, që të kemi si prioritet kishat tona.

    Ne lutemi që të jemi njerëz të frytshëm, që po ndihmojmë në raste të nevojave të ngutshme për lavdinë e emrit Tënd… nevoja të ngutshme fizike dhe nevoja të ngutshme frymërore… Ne e dimë se nevoja më e ngutshme për këdo në botë është që të dëgjojë ungjillin, të besojë te Krishti dhe të shpëtohet nga mëkatet. Perëndi, na ndihmo t’u kushtohemi veprave të mira, të ndajmë lajmin e mirë. Më pas, ndërsa e bëjmë këtë, Perëndi, na ndihmo t’u kushtohemi çdo lloj vepre të mirë, që të mund të thuhet për ne, për familjet tona, për kishat tona, që ishim të frytshëm për lavdinë e emrit Tënd në një botë me nevoja të ngutshme. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.

     Page 1 of 2  1  2 »