Lajmi Fundit
    prev next

    Të ruash balancat kur je prind

     

    Si shigjeta nė duart e njė trimi, kėshtu janė bijtė e rinisė. (Psalmi  127:4)

    Një nënë e re i bërtiti fëmijës, “Pusho tani!” . Ai  fëmijë nuk kishte mbushur ende një vjeç.Teksa e shihja, kuptova se ishte i sëmurë. Hundët e tij po kullonin dhe sytë i kishte të skuqur. E ëma ishte me të vërtetë e nevrikosur.  Fëmija e  kishte të pamundur t’i mbante lotët. Ai kuptoi se toni i zërit tregonte se  mesazhi ishte shumë negativ.

    Nuk thashë asgjë. Kohë më parë kam mësuar se janë tre gjëra që nuk duhet të bësh: të kalosh mbi një gardh që shtrihet përpara teje, të puthësh një person që largohet nga ti, ose të ndihmosh dikë që nuk dëshiron të ndihmohet.  Është mirë ta mbash mend këtë. Duke menduar për këtë çështje, fillova të reflektoj mbi faktin se sa e vështirë është që të ruash balancën kur je prind.

    Vëzhgimi  1  Një prind i mençur duhet të balancojë pritshmërinëe tij me aftësitë e fëmijës. Një fëmijë që është i sëmurë, nuk mund të ndalojë së qari. Ndoshta nëna mund të  ketë pritshmëri të tjera . Në këtë moment fëmija nuk mund të bëjë ndryshe. Të dënosh një fëmijë se nuk  është i aftë bëjë diçka është krejt e  gabuar.  Kjo sjellje dëmton zhvillimin dhe rritjen e tij.

    Shpesh herë prindërit thonë”  Motra jote më e madhe i bën këto ushtrime matematike. Pse nuk i bën dot ti?”  Mbani mend se çdo fëmijë është i ndryshëm. Fakti që fëmija yt më i madh mund të jetë i aftë të bëj diçka nuk do të thotë që edhe një tjetër fëmijë mund të bëjë njësoj të njëjtën detyrë.

    Vëzhgimi 2  Një prind i mençur duhet të balancojë dashurinë me disiplinën

    Ti mund ta disiplinosh një fëmijë pa i dhënë dashuri, por nuk mund ta duash vërtetë , nëse nuk e disiplinon atë. Disiplinë do të thotë “ Unë të dua aq shumë, sa nuk mund të lejoj që ta kalosh lehtë këtë. Nuk mund të lejoj të më kthesh fjalën, të hedhësh ushqimin mbi tavolinë, ose t’i nxjerrësh gjuhën mësueses. “ A ka ndonjë shembull  në Bibël ku flitet për disiplinën? Po, madje një shembull të fortë.  A jepet ndonjë shembull në Bibël ku thotë se duhet të duash fëmijën tënd? Herën e parë që përmendet fjala dashuri në Bibël është në rastin kur flitet për dashurinë e një babai ndaj djalit të tij. ( Zanafilla 22:2) . Të dyja janë të rëndësishme dhe duhen balancuar.

    Vëzhgimi 3  Një prindi i duhet të balancojë se kur duhet ta mbrojë fëmijën, e kur duhet ta lërë të përjetojë pasojat e veprimeve të tij.  Kjo vlen sidomos për fëmijët më të mëdhenj.  A i bëni ju detyrat e shtëpisë së fëmijës suaj, apo e lini që ai të përballet me atë që e pret në shkollë? A gënjen për ta mbrojtur fëmijën tënd adoleshent, në rast se ai  ka pirë ? Një fëmijë duhet  të kuptojë se me çdo zgjedhje vijnë pasojat, e ndonjëherë ato janë shumë të ashpra.

    Vëzhgimi 4 Prindërit e suksesshëm dinë kur të lëshojnë pe dhe kur të kërkojnë llogari.

    Prindërit zakonisht ose janë shumëtë rreptë, ose u lejojnë fëmijëve që të bëjnë shumë gjëra. Të dyja këto drejtime janë të gabuara. Nëse i le një të riu shumë hapësirë dhe pavarësi ai do të futet shpejt në telashe, nëse je i rreptë më shumë se ç’duhet dhe nuk i jep liri atij, atëherë do të bëhet nervoz dhe rebel.

    Është e sigurt se prindërit i mësojnë fëmijët e tyre më shumë me ato që bëjnë e jo me ato që thonë. Kur je jashtë kontrollit, edhe fëmijët e tu kanë për të qenë jashtë kontrollit. Kur ti i bërtet fëmijës tënd, ai do t’u  bërtasë miqve të tij, e me shumë mundësi edhe ty.  Fëmija yt  ka për të bërë, atë që do  të bësh ti, veçse se ka për ta përforcuar. Ka qenë kështu që nga koha e Adamit dhe Evës, e nuk ka për të ndryshuar as tani.

    Sidoqoftë për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën

     

     

     

     

    Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjëështë e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra.

    Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më të mira të peshkimit. Ka hedhur karremin  dhe e ka çuar atë  thellë nën ujë. Ai shpreson se një peshk  i madh ka për ta kapur. Në fund thotë “ Nuk ka asgjë këtu! Absolutisht asgjë!Ndaj, nëse  dikush i thotë, “ Provoje edhe njëherë,”ai mendon. “ Provoje vetë më mirë. Po humbas kohën kot. Nuk ka peshq këtu.”

    Kjo është ajo çfarë ndodhi njëherë me Jezusin dhe me dishepujt e tij.  Ata kishin peshkuar gjithë natën dhe nuk kishin kapur asgjë. Këta nuk ishin thjesht turistë, që kishin dalë të peshkonin në  liqen për sport. Ata kishin lindur në një fshat ku kishte liqen dhe peshkonin gjashtë ditë të javës.

    Ata njihnin mirë çdo pikë ku mund të peshkohej nëGalile. Kur Jezusi u kërkoi që ta çonin varkën në ujëra të thellë dhe të lëshonin sërish rrjetat, ata u përballen më dilemën, “ A duhet të bindemi dhe të shkojmë atje ku na thotë?  A  duhet të hedhim poshtë të gjithë eksperiencën dhe njohuritë tona që na  thonë se kjo është një humbje kohe? “ Besimi i tyre po përballej me diçka që tingëllonte absurde. Vetëm Zoti mund të bënte që diçka e tillë të ndodhte.  Natyrorja dhe e mbinatyrshmja po përballeshin me njëra-tjetrën.

    Pjetri u përgjigj,“Mėsues, u munduam gjithė natėn dhe nuk zumė asgjė; por, pėr fjalėn tėnde, do ta hedh rrjetėn.

    Çdo gjë varej nga një fjalë- por, ose sidoqoftë.  Me këtë fjalë ai tregoi se pranoi të kthehet. Edhe pse duket e pamundur, Pjetri i hap rrugën besimit.  Ata presin që të ndodhë diçka mbinatyrore.

    Situata me të cilën po  përballeshin Pjetri dhe dishepujt, ndodh edhe sot. Do të përballesh me të, nëse ende nuk e ke provuar. Rrethanat do të thonë “ Nuk ka shpresë” e megjithatë akoma Fjala e Zotit thotë se Jezus Krishti ishte i njëjti, dje, sot dhe gjithmonë. Besimi thotë, “ Perëndia  mundet,” e zhgënjimi thotë, “ Kam bërë gjithçka.”

    Pjetri thotë “Pėr fjalėn tėnde, do ta hedh rrjetėn,”

    Të dish atë që Zoti ka premtuar, të ndihmon që t’i besosh,  Atij kur rrethanat natyrore janë të errëta. Fjala “sidoqoftë” , do të thotë se nuk do të merresh më me stuhinë, por se do të shikosh drejt qiellit.

    E çfarë ndodhi kur Pjetri dhe miqtë e tij hodhën rrjetën? Ja se çfarë ka treguar Luka “ Dhe, si bėnė kėshtu, zunė njė sasi aq tė madhe peshku, sa po shqyhej rrjeta” Atėherė u bėnė shenjė shokėve tė tyre qė ishin nė barkėn tjetėr, qėtė vinin e t`i ndihmonin. Dhe ata erdhėn dhe i mbushėn tė dy barkat aq sa gati po fundoseshin” ( Luka 5:6-7)

    Kjo është ajo që ne të gjithë do të donim- një përgjigje të menjëhershme për gjithçka që ne kërkojmë ose për të cilën shpresojmë. Ndonjëherë ajo që duhet të bësh është të kapesh pas besimit e të vazhdosh të ecësh me kokën lart. Beso se Ai që është Zoti i erës dhe i ujit, është gjithashtu Zoti i rrethanave të tua dhe stuhive të errëta me të cilat po përballesh. Kështu ti mund të thuash “Sidoqoftë, unë do t’i besoj fjalës tënde, Perëndi.”

    Kalebi

    Edhe pa besim ėshtė e pamundur t`i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė.( Hebrenjtë  11:6)

    Janë  të shumtë ata persona që do të doja të ndiqja si shembull. Megjithatëështë dikush që më ka ndikuar më shumë se të tjerët. Ky burrë mori përsipër një sfidën në moshën 85 vjeçare. Ai nuk ngjiti malet, e as nuk u hodh nga  ndonjë avion, por kërkoi që të udhëhiqte një pushtim. Emri  i tij ishte Kaleb. Mund të lexosh për këtë hero të një brezi të shkuar në Bibël, tek Jozueu 13 dhe 14.

    Në rast se emri i tij nuk të kujtohet, më lër të tregoj pak nga historia e tij. Moisiu zgjodhi 12  burrat që do të hynin në Kanaan për të vëzhguar tokën. Dhjetë prej tyre kur u kthyen, paraqitën një raport negativ. Ata ishin të sigurt se detyra që shtrihej përpara tyre nuk mund të përmbushej.  Dekurajimi bën që të  shohësh rrethanat, ndërsa besimi shikon drejt Zotit.  Dhjetë prej këtyre  burrave ishin shpërndarës të zymtësisë e pesimizmit.   Ata thanë “ Qytetet kanë mure të larta deri në qiell dhe ne dukeshim si karkaleca përpara burrave atje.”

    Dy të tjerë, Kalebi dhe Jozueu  thanë, “Po, edhe ne i pamë këto gjëra, por Zoti me siguri që do të na e japë këtë vend” Perëndisë nuk i pëlqeu negativizmi i atyre që refuzuan të besonin premtimin e Tij se ai do t’u jepte atyre tokën e Kanaanit. Ai i dënoi për këtë dhe tha se Izraeli nuk do të kalonte dot Jordanin,  e nuk kishte për ta marrë tokën deri sa këta  10-të burra të kishin vdekur.

    Edhe pse nuk mund ta themi me siguri, me shumë mundësi Jozueu dhe Kalebi ishin ata që i përcollën në varreza dhjetë të tjerët. Një nga një, ata vdiqën dhe nuk ngeli më asnjë prej tyre, përveç Jozueut që pasoi Moisiun dhe Kalebit.

    Kjo është koha  kur Kalebi, 85 vjeç, i kërkoi Jozueut që të merrte qytetin që ndodhej në mal, Hebronin. Ai i shpjegon Jozueut, se kur shkoi për të parë tokën  ai dha një raport ashtu siç ja tha zemra.  Është e çuditshme që ai pa atë që të tjerët nuk e panë. Pastajai shtoi, “Unė ndoqa plotėsisht Zotin, Perėndinė tim” ( Jozueu 14:8)

    Çfarë njeriu! Kalebi nuk ishte vizionar  aq sa ç’ishte njeri i besimit të thjeshtë! Ai kishte atë që Martin Luteri e përshkroi si “ një besim i gjallë, e i guximshëm  në Zotin.”Elton Truebloode quajti besimin si besë pa rezerva, ne vend të një doktrine pa prova.

    Shkurajimi gjithmonë të fokuson tek rrethanat, ndërkohë që besimi fokusohet tek premtimet e Zotit. Besimi  të siguron se natyra e Perëndisë është e tillë që Ai plotëson të gjitha premtimet e tij. Ky ishte i njëjti qëndrim  zemre me atë që pati Abrahami kur Perëndia i premtoi një bir. Ai besoi, edhe pse  kjo ishte gjëja e fundit që një burrë i asaj moshe mund të priste.

    Kalebi në moshën 85 vjeçare, kërkoi që të udhëhiqte një nga pushtimet më të vështira në zonat e Kanaanit.  Nëse ky nuk është guxim, atëherë çfarë mund të quhet tjetër? Ai shkoi mes përmes sfidës për të treguar se gjigantët mund të mposhten. Sa më të rëndë që janë ata, aq  më fortë bien në tokë . Pavarësisht se sa i fortë mund të jesh, kur Perëndia të zgjedh për të dhënë fuqi mbi armiqtë e tu, edhe Goliathët bien përtokë.

    Një tjetër nga heronjtë e mi, është një hero modern. Ai ishte një atlet olimpik dhe u bë  një misionar. Pasi përfundoi  shkollimin  e tij , i kërkoi bordit të misioneve ta çonin në misionin më të vështirë. E kështu Raymond Buker dhe gruaja e tij e re shkuan në Burma, e njohur ndryshe si Myanmar.

    Përpara se të vendosësh se premtimet e Perëndisë mund të jenë të vlefshme për  të tjerët por jo për  ty,  lexo historinë e Kalebit.  Pastaj pyet veten nëse Perëndia që i dha Kalebit atë që zemra e tij dëshironte, është i ndryshëm nga Ai që të ka bërë premtime edhe ty.

    Mbaj mend se besimi i sheh si të sigurta premtimet e Perëndisë, njësoj sikur ato të ishin realizuar tani.  Besimi sheh gjërat që të tjerët nuk arrijnë të kuptojnë, sepse besimi sheh Zotin e jo rrethanat. Fokusi është ai që bën ndryshimin.

    Kur të duket se je gati të dorëzohesh

    Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund tė gėnjejė, as edhe bir njeriu qė mund tė pendohet. Kur ka thėnė njė gjė, nuk do ta bėjė? Ose kur ka shpallur njė gjė, nuk do ta kryejė? Numrat 23:19

    A ndihesh ndonjëherë se je gati të dorëzohesh? Një prej dëgjuesve na thoshte se ishte lutur për diçka, e Perëndia nuk i ishte përgjigjur. Kështu ai po e linte fare këtë gjë. Ndoshta edhe ti, ke qenë duke menduar mbi vlefshmërinë e premtimeve të Zotit.  Gjithsecili ndonjëherë,

    ndihet i shkurajuar. Ti mund të jesh duke thënë “ Unë nuk e bëj dot këtë…Mbase funksionon për të tjerët, por jo për mua.” Ki durim!

    Tundimi nuk është mëkat. Të besosh tek ajo që e di se nuk është e vërtetë, ky është mëkat. Unë e kam përjetuar këtë gjë, ndaj më lejo që të fokusohem tek disa nga premtimet që gjenden në Fjalën e Perëndisë. Ndoshta kështu mund  të ndihmoj që t’i kuptosh më mirë. Disa prej premtimeve të Perëndisë në Bibël, u janë dhënë disa individëve dhe nuk janë për të gjithë. Më shumë se 32.000 premtime në Bibël u janë dhënë fëmijëve të Perëndisë.

    Me përkufizimin “ fëmijët e Perëndisë,”  nënkuptoj të gjithë ata që kanë një marrëdhënie personale me Zotin, përmes Jezus Krishtit.

    Një profesor kolegji më tha njëherë, “ Nuk më pëlqen  kur ti i përjashton disa njerëz nga të qenit fëmijët e Perëndisë.”  Nuk isha unë ai që e bëri këtë përjashtim,  ishin shkruesit e shkrimeve ata që  e thanë këtë shumë kohë më parë. Gjoni shkroi se një njeri që beson tek Jezus Krishti,është adoptuar në familjen e Perëndisë. Ndaj, premtimet e Zotit , janë premtime të veçanta ndaj fëmijëve të Tij.

    Unë u  hasa në  një vështirësi. Të gjitha premtimet e Zotit nuk kanë një afat të përcaktuar. Por unë, dua përgjigjen e kërkesave të mia menjëherë.  Nëse do t’i kisha dashur këto përgjigje nesër, atëherë do të mund të kisha pritur të nesërmen për t’i kërkuar ato. Unë jam si ai njeri që lutet “ Perëndi, më jep durim dhe ma jep tani…!

    Koha e Zotit është e ndryshme nga e jona. Ai është i lirë nga kufizimet e kohës dhe hapësirës. Duke qenë se ne nuk jemi kështu, ne  e urdhërojmë me padurim Perëndinë që të veprojë tani. Ne  kemi frikë se nesër do të jetë shumë vonë. Duhet të vazhdosh të besosh se Perëndia na ka dëgjuar. Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona sipas kohës së tij, e jo sipas kohës sonë.

    Premtimet e Zotit  bazohen në integritetin e Tij, kështu që mund të jemi të sigurt për vlefshmërinë e tyre.  Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund të gėnjejė, ( Numrat 23:19)

    Ne lutemi për diçka dhe pastaj shqetësohemi për të, sikur të mos kishte Perëndi. Kështu ne jemi duke thënë, “ Perëndi, nuk jam i sigurt nëse mund të të zë besë tërësisht!” Apostulli Pal, që e dinte se çdo të thoshte të prisje për Zotin, tha “Nėse jemi tė pabesė, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund tė mohojė vetveten ( 2 e Timoteut 2:13)

    Të gjitha premtimet e Perëndisë janë të rrethuara nga besnikëria e tij. Kur Sara ishte 90 vjeç, ajo solli në jetë një bir. Kishin kaluar të paktën 50 vjet nga mosha kur një grua mund të ngelë shtatzënë. Dhjata e Re na tregon “Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin” ( Hebrenjtë 11:11)

    Ndryshe nga njerëzit, të cilët bëjnë premtime, e  kontrata të cilave nuk u qëndrojnë, Perëndia do të  nderojë Fjalën e Tij. “Fjala e Perëndisë sonë do të qëndrojnë përgjithmonë” ( Isaia 40:8)  Përgjithmonë, është një kohë vërtetë shumë e gjatë.  Ti mund të qëndrosh në premtimet e Tij, duke besuar se Ai nuk do të lerë e as nuk do të braktisë ( Hebrenjtë 13:5) Mos u dëshpëro, por mbahu tek premtimet e Tij. Perëndia e di se ku je tani.

     Page 4 of 4 « 1  2  3  4