Lajmi Fundit
prev next

Kombëtarja shqiptare humbi 3 pozicione në renditjen e FIFA

Kombëtarja shqiptare humbi 3 pozicione në renditjen e FIFA të muajit Tetor. Skuadra kuqezi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Kazakistanin dhe Lituaninë dhe kjo duket se ka ndikuar në zbritjen e saj në vendin e 69 me 1345 pikë, ndërkohë që në klasifikimin e muajit parardhës ishte në vendin e 66 me 1351 pikë.

 

Barack Obama ka sulmuar ashpër presidentin Trump

Më pak se dy javë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, gara duket jashtëzakonisht e fortë, ndërsa në lojë ka hyrë dhe ish-presidenti demokrat, Barack Obama. Ai e ka sulmuar ashpër presidentin Trump duke e akuzuar se mban llogari bankare në Kinë ndëra po garon në zgjedhjet presidenciale, fakt, që nëse do të ishte kryer nga unë do të cilësohesha me shumë epitete, tha gjatë një tubimi të mbajtur në Filadelfia. Gjatë tubimit ka përmendur politikën e ashpër, raciste dhe përçarëse që Trump ka ndjekur gjatë presidencës së tij. Obama ka komentuar edhe reagimin që presidenti Trump bëri ndaj pandemisë së Covid 19, ai e cilësoj katastrofike përgjigjen ndaj virusit dhe ka rrezikuar jetën e çdo qytetari amerikan. Ish presidenti kërkoi që njerëzit të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet që po afrojnë.

Depozitohet në Kuvendin e Kosovës projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid

U depozitua sot në Kuvendin e Kosovës projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid. Në këtë projektligj përcaktohet që të blihet vaksina kur të dalë në treg, marrëveshje e cila është lidhur me kompaninë ‘Covax’. Në këtë projektligj përcaktohet qartë se 1 milion e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 milionë dollarë. Sipas relacionit të qeverisë ky numër vaksinash do të shërbejë për 20% të popullsisë dhe parashikohet që një person të marrë 2 doza vaksine.

 

Rama paralajmëron pronarët e lokaleve

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pronarët e lokaleve që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e protokolleve të vendosura. Në ceremoninë e dorëzimit të 60 respiratorëve nga NATO, Rama u rikujtoi pronarëve të lokaleve protokollet anti-Covid ndërsa nuk ngurroi të rikujtojë kontrollin përmes forcave policore, si dhe masat ekstreme që mund të shkojnë deri në mbylljen e lokaleve. “Atyre që kanë restorante, bare iu them që të mos e përqeshin rrezikun, të mos e sfidojnë shtetin dhe mirëkuptimin tonë mos ta marrin për dobësi, të mos vënë në rrezik njerëzit tha Rama.

Reagon Hoti për skandalin 2 milionësh nga thesari i shtetit

“Ministrja Hykmete Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet”. Ishte komenti i kryeministrit, Avdullah Hoti, gjatë vizitës në Ministrinë e Shëndetësisë për skandalin 2 milionësh që u mor nga thjesari i shtetit. Kreu i ekzekutivit po ashtu tha se “mashtruesit nuk do të kenë vend në institucionet publik.“Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda institucioneve publike s’do të kenë vend, do të dalin mbi sipërfaqe”, tha shkurt, Hoti

Zemaj ka kërkuar sërish respektimin e masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konferencë për media ka kërkuar sërish respektimin e masave nga ana e qytetarëve, pas shtimit të rasteve të reja më Covid-19.“Ju bëjmë thirrje qytetarëve për zbatim të pa rezervë të masave kundër COVID 19. Angazhimi ynë i përbashkët në zbatimin e masave. E përsëris se duhet të zbatoni masat, ta ruajmë shëndetin, mbani maskat, mbani distancën, mbani higjienën, dhe kështu e luftojmë pandeminë”, tha Zemaj duke mos përmendur nëse do të këtë masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

PE, votoi për një kontroll më strikt ndaj Google apo Facebook

Parlamenti Europian votoi për një kontroll më strikt të gjigantëve dixhitalë si Google apo Facebook duke nxitur pushtetin ekzekutiv të BE-së për më shumë vendosmëri në projektin e legjislacionit të ri, që pritet në dhjetor. Komisioni Europian po punon për një legjislacion që synon të frenojë gjuhën e urrejtjes ose dezinformimit në internet, të vendosë rregulla transparence dhe përgjegjësie në platformat kryesore të strukturimit dhe të pajisë Europën me mjete të reja të konkurrencës për të shmangur abuzimet me një pozitë dominuese në ekonominë dixhitale.

 

BE, do të rivendosë kufizime udhëtimi dhe për disa vende

Bashkimi Europian do të rivendosë kufizimet e udhëtimit për personat që hyjnë në Bllok nga Kanadaja, Tunizia dhe Gjeorgjia, për shkak të shqetësimeve në lidhje me pandeminë e COVID-19, njoftuan diplomatët e BE-së. Sipas udhëzimeve të rishikuara, të cilat ende duhet të kalojnë me shkrim, vetëm shtetasit nga Singapori, Australia, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda dhe Uruguaji, mund të hyjnë tani në Bllok pa kufizime.

PD, i përgjigjet kryeministrit për aeroportin e Kukësit.

Eksperti dhe drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti i përgjigjet kryeministrit Edi Rama për aeroportin e Kukësit. “Ka kaq kohë që me gënjeshtra në 3D u ofron shqiptarëve udhëtime virtuale në aeroporte që duhet të ishin funksionalë që 3 vite më parë. E gjithë zhurma e propagandës së Kryeministrit për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve. Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D. Nga ato qe as stafi që ja përgatit nuk i beson më se mund të realizohen shkruan Teliti.

Rama publikoi sot video nga Aeroporti i Kukësit

Edi Rama publikoi sot video nga Aeroporti i Kukësit ku shkruan se falë punës që vazhdon intensivisht, po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar. Sipas kryeministrit ky projekt, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore.

 Page 1 of 5  1  2  3  4  5 »
X