Askush nuk është i përsosur

Lexo:Luka 18:10-14; Romakëve 3:20-24

Megani ngriti supet kur nuk bëri kosh, ndërsa ishte duke luajtur basketboll. “Ah, epo, askush nuk është i përsosur!” tha ajo duke qeshur, dhe vajzat e tjera qeshën me të. “Askush nuk është i përsosur!” ishte bërë një frazë që Megani e përdorte shpesh, dhe miqtë e saj thuajse e dinin para kohe kur do ta dëgjonin sërish atë.

Një ditë Megani shkoi me shoqen e saj, Emin, në klubin e Biblës. “Takimi ishte interesant,” tha Megani ndërsa ajo dhe Emi po shkonin në shtëpi pas takimit, “por nuk bie dakord me gjithçka që tha zonja Gloria. Sipas saj, pavarësisht se sa i mirë je, nuk mjafton që të hysh në parajsë. Unë nuk e besoj këtë!”

“Bibla kështu thotë,” u përgjigj Emi. “Atje thuhet se të gjithë kanë bërë gjëra të gabuara; të gjithë kanë mëkatuar. Por Jezusi mori ndëshkimin për mëkatet tona dhe mënyra e vetme për të hyrë në parajsë është duke e pranuar Atë si Shpëtimtarin tënd.”

“Epo, zonja Gloria flet sikur të gjithë janë mëkatarë të tmerrshëm dhe kjo është qesharake!” këmbënguli Megani. “Unë nuk kam bërë asnjëherë ndonjë mëkat të madh! Nuk kam kopjuar kurrë në provim, nuk kam vjedhur në dyqan ose…”

“E di,” e ndërpreu Emi, “por ke bërë gjëra që janë të gabuara, edhe pse e dije të vërtetën. E mban mend kur kemi të dyja hymë fshehurazi në…”

Megani qeshi. “Mirë, mirë,” tha ajo, “megjithëse nuk ishte ndonjë gjë shumë e madhe. Por po njerëzit si xhaxhi im, Bobi? Ai i ka ndihmuar gjithmonë të tjerët. Jep shumë para për organizatën e shëndetit dhe për qendrën e shpëtimit, madje edhe për kishën. Dhe vitin e shkuar, kur shtëpia e fqinjit të tij u dogj, ai u fut brenda për të nxjerrë jashtë një foshnjë. Ai mund të kishte vdekur! Pastaj, ai gjithmonë…” Papritur ajo heshti.

“Oh, po flas kaq shumë sa nuk po i kushtoj vëmendje asaj që po bëj! Ne e kaluam lagjen time dhe unë harrova të kthehesha.” Megani qeshi me vete. “Sa e marrë që jam!” shtoi ajo. “Oh, epo, askush nuk është i përsosur!”

“Jo, dhe Perëndia thotë të njëjtën gjë. Ai thotë se nuk jemi të përsosur, se të gjithë kemi mëkatuar,” u përgjigj Emi. “Edhe pse ajo që ke bërë nuk është ndonjë gjë e madhe, të paktën kështu thua ti, asnjë mëkatar nuk mund të futet në parajsë. Prandaj, pavarësisht se sa gjëra të mira bën ti apo xhaxhai yt, ju prapë keni nevojë të pastroheni nga mëkati. Dhe vetëm Jezusi mund ta largojë atë.” Megani qëndroi e menduar ndërsa u kthye për të shkuar në lagjen e saj. “Duhet të shkoj në shtëpi,” tha ajo, “por më vonë le të flasim më shumë rreth kësaj, mirë? E gëzuar, Emi tundi kokën duke pranuar.

Po ti e meriton parajsën? Askush që gënjen, që nuk bindet, që mashtron, që bën thashetheme apo mëkate të tjera, nuk lejohet në parajsë. E lexove pasazhin e ditës së sotme në Bibël? Një nga personat e përshkuar aty, bëri shumë vepra të mira; tjetri kërkoi mëshirën e Perëndisë. Jezusi tha se ai që kërkoi mëshirë u shpëtua; nuk u shpëtua ai që mendonte se ishte i mirë për shkak të veprave të mira që kishte bërë. Po ti si cili prej tyre je? Pranoje mëkatin tënd dhe kërkoji Jezusit të të falë dhe të të shpëtojë.

  Mëkatari nuk mund të futet në parajsë !

Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth Radio 7

Radio 7 hyri në tregun radiofonik shqiptar si një media që sjell një këndvështrim pozitiv për jetën! Radio 7 është një zë pozitiv përmes përzgjedhjeve muzikore të përditshme, programeve informative, educative dhe sociale. Ne përdorim parimet biblike në thelb të përmbajtjes së programeve tona, me dëshirën për të parë një shoqëri shqiptare ku vlerat mbrohen. Stafi dhe programet e realizuara i japin një rëndësi të veçantë mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore të çdo personi.

Licensuar në nëntor te vitit 2001, Radio 7 fillon transmetimet në 17 maj 2002 me një transmetues në malin e Dajtit, nga një studio modeste dhe me pjesën më të madhe të stafit si vullnetarë.

Është quajtur Radio 7 sepse simbolika biblike e numrit 7 është “dita e pushimit dhe paqes fizike dhe shpirtërore.” Nëpërmjet transmetimeve të saj Radio 7 kërkon t’ju jap dëgjuesve pushim dhe paqe pavarsisht se sa e zhurmshme është dita në qytetet ku jetojmë.

Radio 7 transmeton në Tiranë në frekuencën 97.7 fm, e duke filluar që nga vitet 2005-2007 jane shtuar 2 transmetues te rinj, nje ne Ardenice me qellim mbulimin me sinjal te ultesires perendimore dhe nje tjeter ne Petresh per mbulimin me sinjal te zones se Elbasanit. Sot Radio 7 transmeton ne tre frekuenca, 97,7 FM ne Tirane, 102,3 ne Elbasan dhe 88,2 ne Ardenice. Ne vitin 2009, Radio 7 ka filluar transmetimet ne internet ne www.radio-7.net.


Free!

REGJISTROHUNI