Lajmi Fundit
prev next

Biografi
Nico Battaglia

Nico Battaglia, është një kantautor italian, që kultivoi talentin e tij që në moshë të vogël, duke punuar me shumë artistë të krishterë si kitarist dhe këngëtar. Pasioni i tij për Perëndinë e ka shtyrë që t’i shërbej me gëzim dhe vendosmëri kishës së tij lokale duke drejtuar lavdërimin, adhurimin dhe duke shkruar këngë që do të bekojnë shuam të tjerë.

Në vitin 2003 arriti të publikonte albumin e parë që mbante autorësinë e tij të titulluar “Ishulli i hirit”(Isola Di Grazia). Albumi përmban dhjetë këngë, muzika dhe tekstet e të cilave janë krijuar nga Nico Battaglia. Ky projekt u pasua në 2006 me albumin e dytë,“Një botë e botëve” (Un mondo di mondi). Tingujt akustikë dhe ndërkombëtare të projektit janë pasuruar nga një orkestër harqesh me pesëdhjetë e dy elementë e dirigjuar nga Vito Clemente, dhe e regjistruar në Studion Sorriso të Tommy Cavaieri në Bari.
Nico në vitin 2008 hapi një studio prodhimi +_v production, me qëllim prodhimin, promovimin dhe inkurajimin e artistëve të përkushtuar ndaj Zotit, të cilët dëshirojnë të shprehin dashurinë e tyre për Perëndinë përmes muzikës. Në 2011, Nico është bërë përfaqësuesi i një nga prodhuesve të njohur të kitarave akustike McPherson ® Në 15 vitet e kaluara, kanë qenë të shumta pjesëmarrjet dhe ftesat për në konferenca, festivale dhe ngjarje të ndryshme në të gjithë Italinë dhe jashtë saj.

Nico Battaglia është edhe një nga drejtuesit e lëvizjes “Brezi i zgjedhur” “Generazione scelta” lëvizje e njohur rinore, si dhe bashkëpunëtor prej vitesh me “Adoleshentët e Sotëm”, një shoqatë e krishterë që punon në të gjithë territorin italian për adoleshentët.

 

Liberta

E la liberta, è la liberta
Che mi fa danzare ore
E questa liberta, è la liberta
Che mi fa gridare: Sono vivo…!

Senza Te

“Luce sei che illumina
Pace che riordina
Vita che mi guida a vivere ….”

Postime

Fituesit dhe performancat e GMA Dove Award 2020

Fituesit dhe performancat e GMA Dove Award 2020

Gjatë një transmetimi ekskluziv mbarëbotëror në TBN u prezantuan fituesit e edicionit të 51-të GMA D…Lexo më shumë
Unë këndoj akoma

Unë këndoj akoma

Në vitin 2018, Nico Battaglia përballet me një luftë të ashpër kundër një tumori që prek gjuhën e ti…Lexo më shumë

X