Ndani përshtypjet tuaja me ne

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
Rreth autorit Hillsong Young Free

Një nga grupet e shumta që janë formuar nga shërbesat e Hillsong në Sidnei, Australi, është Hillsong Young & Free. Grupi është i përbëre nga katër anëtarë të cilët janë tepër të rinj. Në grup janë dy vajza dhe dy djem te cilët plotësojnë njeri-tjetrin me dhuntitë që Zoti ju ka dhënë.
“Ne realizojmë një shërbesë me rinjtë, por me identitet ne jemi një popull që e kemi gjetur shpresën, shpëtimin, gëzimin, faljen dhe të ardhmen në Krishtin. Këngët tona burojnë nga zemra dhe janë një pasqyrim i jetës në Jezusin.”- kanë thënë Hillsong Young & Free.

Hillsong Young & Free po mundohen të sjellin risi në tregun muzikor për të rinjtë, duke u përshtatur më së miri kohës por me këngë kushtuar Perëndisë. Mund të cilësohen si zëri i këtij brezi të ri. Hillsong Young & Free nuk është vetëm emri i grupit, por edhe mesazhi dhe misioni i tyre. Ata besojnë se Zoti po thërret këtë brez për të qëndruar të fortë në rininë e tyre dhe ne lirinë e tyre. Ata besojnë se me anë të këtyre këngëve do ti shihni të rinjtë e prangosur të lirë. Hillsong Young & Free, besojnë se përmes këtij projekti të rinjtë do të gjejnë jetën dhe gëzim të pafund në Jezusin.

Në vitin 2012, grupi publikoi këngët “Alive” dhe “Wake” në gjuhën spanjolle ‘Vivo estas’. Të mbushur në frymë, Hillsong Young & Free filluan të fitonin edhe më shumë popullaritet duke bërë shumë koncerte dhe duke sjell të rinj tek Krishti.

Lidhur me këngën “Wake”, Alex një nga anëtarët e grupit tregon: “’Wake’(Zgjohu) u krijua ndërsa unë dhe Hannah Hobbs vendosëm të shkruanim së bashku. Dëshironim të shkruanim një këngë që nga fillimi pohonte se ne si besimtarë duhet të zgjedhim çdo ditë që ta ndjekim Perëndinë dhe se ai gjithmonë është me ne. Sërish kur e prezantuam këngën, të rinjtë ishin gati për ta kënduar si një këngë të re lavdërimi.


Free!

REGJISTROHUNI