Anemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Ajo vërehet në mbi 40% të grave shtatzëna. Gjinekologu i mirënjohur shqiptar, Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, Balili thekson se mbetet i rëndësishëm përdorimi i sumplementeve që përmbajnë Hekur, Vitaminë B12, Acid Folik. Të gjitha këto sipas tij, jepen nën këshillën dhe rekomandimin e mjekut.
Gjatë shtatzanisë anemia mund të përcaktohet si anemi pre-egzistuese dhe gruaja mbetet shtatzanë. Anemia në vendin tonë është shumë e përhapur dhe kjo mund të ketë shkak mungesën e hekurit, mumngesën e marrjes së ushqimeve me hekur, dietën e varfer, kequshqyerjen. Kjo mbetet karakteristikë e vendeve të Botës së Tretë.
Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e anemisë mund të jetë shtatzani e mëparshme e vështirë, me ndërhyrje instrumemtale, me forcepse, operacione apo patologji të lindjeve. Këto shoqerohen më humbje të gjakut, atonia, subatonia në shumë gra të cilat kanë lindur disa herë, humbet aftësia kontraktuese e uterusit. Në lindjen normale sapo fëmija lind, uterusi nxjerr placentën dhe kontraktohet menjëherë. Ndërhyrjet, lindjet artificiale, lindjet instrumentale, lindjet e shpeshta(afërsia)bëjnë që organizmi të ndikojë. Lindjet e shpeshta në shqipëri kanë qënë shkak kryesor i anemisë, lidhur me edhe mënyrën e jetesës apo kushteve që kanë pasur. Momentet e anemisë duhet trajtuar që në fillim. Sumplementi merret në mënyrë sistematike dhe trupi kërkon kohë për ta absorvuar. Ndaj mbetet me rëndësi sistematika, një ndjekje në dinamike shkencore e cila bëhët që të rikorigjohet ky “problem”.”.
Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm: